E premte, 13 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Kolektivizimi i trurit” dhe pasojat e konformizmit si strehë e qetësisë shoqërore

11 Shkurt, 2023
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Tribut për atë ç’ka Musine Kokalari përfaqësonte, mendimin e lirë

Nga Elis Buba

Ç’përfundim ka filozofia në dorën e analfabetëve?!

   Historia e popullit tonë pa dyshim që është e mbushur plot me raste të antikonformizmit ekstrem deri në vetflijim. Por mosdakortësia për hir të nënshtrimit dhe kundërshtimi ideologjik i një fenomeni që ka lëshuar rrënjë me përdhunë në mendësinë popullore, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Një ndër shembujt më ideal të rezistencës për hir të antikonformizmit është Musine Kokalari. Herë pas herë përgjatë historisë së mendimit, qëndrimet ndryshe, ose daljet nga rreshti janë parë ose interpretuar ose si budallëk, ose si veprim armiqsor.

Nuk do shumë mend që të kuptohet se jeta e nje intelektuali, mund të vështirësohet në mënyrë të befasishme, kur këtë intelektual e rrethojnë amatorë dhe injorantë të mendimit. Shumë teori mund të jenë hedhur mbi qëndrimin e mbajtur nga intelektualët, gjatë regjimit komunist. Aludimet kanë shkuar deri aty sa t’i epitetojnë edhe të marrë, për mosndejtjen e tyre “urtë” sakaq që përmes shpalosjes së mendimeve të tyre mund të rrezikonin jetën. Personalisht mendoj se kjo nuk mund te quhet marrëzi, pasi fjala është për veprime të kryera me ndërgjegjie të kthjellët. Shoqëria jonë pra, ka pasur dhe ka nga ata individë që nuk mund t’i thonë dotë të zezës e bardhë, edhe pse kjo e zeze mban një etiketë ku shkruhet “e bardhë”. Për këtë qëndrim të gjithë syçelurit i kanë vetë të qarta pasojat.

Viktimë e kolektivizimit të trurit, apo heroinë e qëndrimit përparimtar

Më 10 shkurt 1917 lindi anti-komunistja e madhe Musine Kokalari. Më 1943 ajo do të themelonte Partinë Social Demokrate. Musineja mban titullin “Martir i Demokracisë” dhe emri i saj veç të tjerash është sinonim i antikonformizmit intelektual dhe mendimit ndryshe.

Asokohe prapambetja ideore diktonte që duhet të ishe komunist për të qenë atdhedashës. Një nga absurditetet e kolektivizimit të trurit.

“Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia”! – Musine Kokalari

Drejtësia e munguar edhe sot e kësaj dite, ndaj krimeve mbi Musine Kokalarin, flet shumë qartë për cilesinë e civilizimit që ka kapluar shoqërinë tonë. Bërja mediatike e ç’do detaji mbi vuajtjen e një personi është vetëm hapi i parë i vënies së drejtësisë. Ndëshkimi i fajtorëve sjell edhe drejtësinë e vërtë në kuptimin më empirik të saj. Pa këtë drejtësi të munguar, marrin zemër fajtorë të tjerë. Pandëshkueshmëria është një detaj shumë elementar për një sy pasiv, por fakt është se kjo pandëshkueshmëri është sot qartësisht armiku i demokracisë së gjunjëzuar shqiptare.

Sot vuajmë në shumë fronte sepse për rreth pesë dekata vendi është spastruar nga intelektualët e mirëfilltë dhe mendimtarët e vërtetë.

Çfarë është kolektivizimi i trurit, kujt i leverdis dhe kush e shfrytëzon

Në kohën e diktaturës komuniste, në Shqipëri kanalet e informimit dhe zbavitjes publike ishin të gjitha të centralizuara dhe funksiononin më së shumti si burim indoktrinimi dhe ideologjizimi masiv. Librat, gazetat, revista, radio, televizioni, sporti, teatri, kinemaja, shkollat etj., shprehnin njëtrajtësisht të njëjtin qëndrim të diktuar politikisht mbi gjithçka. Gjendja e mjerueshme dhe realiteti mbytës i izolimit nuk pasqyrohej kurrsesi. Kjo sepse binin ndesh me pozicionin socio-politik të klasës sunduese. Shqipërinë e mori në dorë një person i vetëm dhe vullneti i tij ishte, gjysmë hyjnor. Gjithçka në kontradiktë me qënrimin dhe pushtetin e tij dhe të përkrahësve të tij, konsiderohej si blasfemi dhe qëndrim kundër Shqipërisë.

Sot vuajmë në shumë fronte sepse për rreth pesë dekata vendi është spastruar nga intelektualët dhe mendimtarët e vërtetë. Shkollat sot prodhojnë nevojtarë dhe militantë interesash. Interesaxhinjtë me laps në dorë nuk janë dijetarë, janë thjesht kontribuesit kryesore të kolektivizimit të trurit, I ngjashëm me kolektivizimin e bagëtisë që bëhej dikur në kooperativat bujqësore.

Morali fasadë që bëhet edhe në ditët tona mbi “fatet e vendit” është asgjë më shumë se sa një shtojcë në fushatën elektorale të rradhës. “Punë për hir të Shqipërisë” është një slogan që nuk bind më as militantin më të devotshëm.

Duke u verejtur kjo mosbindje dhe ky mospajtim, lind nevoja e herë pas hershe për një shplarje ose kolektivizim truri. Brigadat që shërbejnë dhe ndihmojnë në shplarjen e trurit të masave e më tej kolektivizimin e tyre nën të njëjtin qëndrim bajat politik, janë pikërisht njerëzit e penës. Njerëzit e mendjes, ata që publiku i thjesht i ndjek, i admiron dhe kopjon. Gazetarët, artistët, intelektulët, figurat publike. Por shihet qartë që këta kokat e tyre i kanë vënë në funksion të gojës. Të gjithë në fund të ditës shtrohen në tryezë dhe duan të hanë mirë e të jetojnë të qetë e komodë me familjet e tyre. Gazetaria e drejte kurr nuk të bën të pasur. Madje një gazetar, shkrimtar, intelektual etj sa më shumë të thotë e shkruajnë një të vërtetë të papëlqyeshme aq më shumë të padëshiruar bëhen publikisht.

Ndaj edhe sot askujt s’i intereson e vërteta. Sepse e vërteta ndodh shpesh të mo jetë e leverdishme madje mund të të sjellë pasoja. Ndaj edhe masat gjejnë strehë nën një mendim të përbashkët dhe barrikadohen pas atij, duke u ndjerë mirë me veten e duke mbajtur krahët e mbështetësve që sakaq brohorasin një realitet virtual të trilluar.

Cili është ky realitet i trilluar?! Dikur mileti shpreheshin ca me sinqeritet e ca me ironi, se “Jemi populli më i lumtur në botë” ndërsa në ditët e sotme, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, shpallet “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Nga vendi ynë aktualisht po largohen të rinjtë në shifra rekord dhe ky aktuali mund të perceptohet si një depresion masiv, por kolektivizuesit modernë të trurit diktojnë një tjetër realitet. Realitetin e vullnetit politik. “Kështu dua të them unë e kësisoj kështu është!” Kjo përkthehet në fashizëm.

Kam një jetë që e studioj, shijoj, jetoj, arsyetoj, ndihmoj, justifikoj, admiroj por edhe gjykoj vendin tim. “Unë nuk kam nevojë të jem i djathtë për të mohuar të majtën, por nuk kam nevoj as të jem majtë kur shaj të djathtën. Bindjet e mia politike shkojnë përkrah dashurisë për vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komunist, demokrat, socialist, monarkist. Unë e dua përparimin e tij sepse është vendi ku jetoj. Është vendi i të parëve të mi, është vendi i hapave të mi të parë dhe uroj edhe i hapave të fundit.

Ndaj të lutem Shqipëri më jep nder, mos u kurse vetëm tek dhënia e emrit shqiptar!

/usalbanianmediagroup.com

Musine Kokalari ne gjyq, korrik 1946. Procesi gjyqësor ndaj 37 të pandehurve (4 ishin bashkëpunëtorë Sigurimi) u zhvillua më 17 – 30 qershor dhe vendimi u dha më 2 korrik 1946. Musineja u arrestua më 23.1.1946 (u lirua nga burgu më 8.10.1961) dhe u dënua me 20 vjet burgim. 
Etiketa: bubaeliskokalarikolektivizimimusinetrurit
Shkrimi Mëparshëm

“Migrimi i madh” i serbëve në vitin 1690, si është devijuar nga e vërteta?

Shkrimi Vijues

“Perëndia gjithnjë ka folur shqip…” sakrifica e një shenjti si Papa Kristo Negovani

Të Ngjashme

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb
Kryesore

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare
Kryesore

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë
Aktualitet

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”
Aktualitet

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar
Kryesore

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

10 Qershor, 2025
Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi
Aktualitet

Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

10 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues
“Perëndia gjithnjë ka folur shqip…” sakrifica e një shenjti si Papa Kristo Negovani

"Perëndia gjithnjë ka folur shqip..." sakrifica e një shenjti si Papa Kristo Negovani

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

10 Qershor, 2025
Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

10 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist