Papa Kristo Negovani, së bashku me vëllain tij, është vrarë nga shovenistët grek! Papa jonë Negovani, proklamoi Gjuhën Shqipe si Gjuhë të Perëndisë, për shkak të këti pohimi u vra! Kisha greke me prirjen e kahershme për ta asimiluar atë pjesë të Kombit Shqipëtar me besimit ortodoks, hasi në rezistencën e klerit atdhetar Shqipëtar.
Papa Kristo Harallambi u lind më 1875 dhe u vra më 1905, në të njejtën kohë kur kishat sllave vrisnin krerë të Klerin katolik shqiptar ( si At Luigj Palaj e shumë të tjerë) të vrarë nga Malazezët dhe Serbët. E njëjta praktikë spastrimi dhe kanosje është aplikuar edhe nga kisha greke! Por përsa u takon pëndjekjeve nuk mbetej pas edhe Porta e Lartë e cila ka persekutuar disa hoxhallarë Shqipëtar, të cilët shquheshin si atdhetarë.
Heroi, Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, mbajti shërbesën fetare në gjuhë shqipe, në prani të peshkopit grek të Kosturit Karavangjelisit, i cili duke dalë nga Kisha, e mallkon: ”mos të gjetë viti tjetër ndër të gjallët!” Ndërsa më 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga shovinistët grekë, që në mes të natës e masakruan me sopata, së bashku me 5 shqipëtarë të tjerë mes tyre edhe i vëllai. Edhe babai i Papa Kristo Negovanit, është vrarë nga andardët grek më 1891. Kisha greke nxitoi të fajësonte shqiptarët për këtë barbari ndaj një të pafajshmi. Komiteti për Lirinë e Shqipërisë me në krye me heroin Bajo Topulli, i zunë pritë dhe e vranë peshkopin e Korçës Fotin, në shtator 1906.
Papa Kristo Negovani, botoi në gjuhën tonë vëllimet e mëposhtme:
“Istori e dhiatësë vietërë”, “Bënjatë të shënjtorëvet dërgimëtarë”, “Istorishkronja e Plikatit” etj.
Vepra që kanë humbur pa gjurmë
Atdhetari Hilë Mosi e shkroi më 3 prill 1906 për mikun e tij, Martirin, Papa Kristo Negovani: “Ju Bekoftë të gjithëve, dhe secili prej vëllezërve të mi shqiptarë, atje në vend të botës ku ata janë. Sot ne përkujtojmë një vjetorin e vdekjes dhe hyrjes në Lavdinë e Hyjit të Papa Kristo Negovani (1875-1905), një Patriot i Madh, Kampion i Kulturës Shqiptare, një Martir i madh i Kombit të Shenjtë Shqiptar, dhe Kishës së Shenjtë Ortodokse Shqiptare të vërtetë, dhe të lirë, për ne Martiri i Kombit, Rilind në Shqipëri, Martiri i Gjuhës Shqipe dhe i Lirisë së Shqipërisë… duke u bërë simbolë të krenarisë Shqiptare, shembuj frymzimi për gjenëratat e reja, Ata i hapi rrugën, ne duhet të ndjekim!!!