E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Paradokset e ditës së parë të shkollës

14 Shtator, 2020
Në Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Sot filloi shkolla në një mjedis të dyzuar mediatikisht, ku opinionet dhe lajmet shtrohen në të njëjtën tryezë për tu përzjerë me politikën dhe infantilizmin e mendimit logjik.

Sot çelin dyert shkollat publikenë një vend ku – “Pse mban maskë, a beson se të mbron?” – është një pyetje që drejtojnë  ndërsjelltazi edhe intelektualë të niveleve të ndryshme.

 Sot sikur u jetua ndërrimi i vërtetë i stines. Rutina ndryshoi dhe moti u vrenjt pak si edhe fytyrat e shumfishuara, që prej brigjeve të Adriatikut e Jonit, tashmë dynden rrugëve të Tiranës, në punët e hallet e tyre.

 Të përshkruash emocionet në ditën e parë të shkollës është e vështirë për të gjithë, sidomos për ata fëmijë të cilët prindërit i përcjellin për herë të parë për në institucionin e dijes. Kjo referuar një situate normale e jo situates aktuale.

Për prindërit që e kanë harruar kêtë ndjesi, ndoshta sot emocionohen shumëfishohen, teksa fëmijët e tyre hedhin hapat e vegjël drejt së ardhmes. Por duhet pranuar se edhe meraku nuk është i pakët, nëse shohim ecurinë e pandemisë në gjuhën e shifrave. E nëse shqyrtojmë vullnetin dhe aftësinë e gjithsecilit nga ne  për zbatimin e disa protokolleve të thjeshta.

Me mësues të respektuar dhe ata më pak, në godina shkollore që mbajnë në krye të hyrjeve kryesore emra vërtet të mëdhenj, duket sikur vërtet e vetmja gjë që mbetet për tu bërë tashmë, është tu urohet nga thellësia e zemrës suksese të gjithë atyre që ulen nëpër bankat e shkollës. Por gjithashtu shpresojmë të dalin jo vetëm faqebardhë, por mbi të gjitha shëndoshë e mirë.

 Sot u desh të udhëtoja me makinë fare herët. Gjendjes sureale të trafikut, i shtohej një situatë paradoksale krijuar për shkak të ditës së parë të shkollës në një periudhë pandemie ku dyndja “e pazakontë” e njerëzve në rrugë krijon jo pak shqetësim.  

 Paradoks hasim edhe në vet konceptimin e proçedurës së hyrje-daljes në shkollë. Ku sakaq që nxënësit futen në rrethimin e shkollës, menjehërë u nënshtrohen me përpikmëri procedurave normative anti – Covid, të përcakruara paraprakisht. Maskim rigoroz, rreshtim në distancë, matje temperature, debakterizim etj. Por jashtë në rrugë pakkush i përmbahet rregullave të lartpërmendura. Urbani që solli ata nxënës deri në stacionin pranë shkollës, s’mban kurrfarë përgjegjësie (të bërë publike) për shkeljet flagrante të masave të parandalimit të infektimit. Po ashtu jetime mbetet përgjegjësia mes gjithë atyre prindërve, gjyshërve e të afërmve që grumbullohen pa rregull në ambjentet e jashtme të shkollës, duke ndjekur me sy të vegjëlit që porsa kanë përcjellë për në mësim.

 E paqartë është gjendja shëndëtësore e stafeve pedagogjike. Tamponimi i tyre, nëse është bërë, do ketë qenë me procedurë sekrete! Krerë të ISHP, më herët janë shprehur publikisht se mësuesit do bëjnë tampon çdo ditë. Por si?

 Në rast infeksioni në ambjentet shkollore ISHP, nëpërmjet Eugena Tominit, ka deklaruar se:

 “Së pari, nëse do kemi shfaqjen e një rasti të vetëm dhe do ketë një vlerësim të rrethit epidemiologjik të atij rrethi, dhe del se nuk kemi transmetim imunitar. Do të izolohet vetëm nxënësi. Dhe personat në dy krahët e tij do testohen. Nëse kemi më shumë se dy nxënës në një klasë, klasa do të izolohet dhe nxënësit do të qëndrojnë në shtëpi”

Distancë,  maska, dhe çertifikatë…

Më poshtë do gjeni të bashkëngjitur një kopje të një çertificate, që “çertifikon” në mënyrë të dyanshmë, si nga ana e prindit dhe nga ajo e nxënësit, se në familjen e tyre nuk ka persona të “prekur” nga Covid-19.

Në këtë dokument, të cilin nxënësit duhet ta fotokopjojnë vetë, pastaj ta firmosin e dorëzojnë, gjenden lehtësisht defekte në marrëdhënie me ligjin. Së pari i kërkohet të mbajë përgjegjësi me firmë një i mitur. Së dyti krijohet konfuzion me konceptin i prekur dhe/ose ka shenja të pandemisë. Është e qartë dhe fare eklektante se asnjë familjar s’mund të deklarojë me firmë se një anëtar i familjes së tij, është i prekur nga kovidi. Këtë diagnostifikim s’mund ta bëj as një femijë me firmën e tij. Ky dokument në dukje, i cili mban simbole të shtetit, duket një farsë diletanteske, që duhet të shqetësojë mbi çdo gjë. Pasi kushdo që autorizon legjitimimin e kësaj çertifikate  kërkon të delegojë gjithë përgjegjësinë e infeksionit të mundshëm në shkolla, tek fëmijët dhe prindërit e tyre.

 Viti i ri shkollor fillon në një kohë, që kreu i shtetit dikur e ka cilësuar “kohë luftë”. Më pas lufta u deklarua e fituar, më pas rifilloi e pashpallur, duke marrë më pak vëmendje dhe edhe pse me shumë më shumë infeksione në bazë ditore, nxënësit lejohet të shohin shkollën e tyre pas gjashtë muajsh. 

Nxënësit piqen me shokët e tyre pa u takuar ende me ta. mësuesit nuk lejohet tu afrohet nxënësve të tyre, aq më tëpër atyre që shkelin për herë të parë në pragun e një shkolle.

 Dita e parë, do të jetë një kujtim dhe emocion shumë i veçantë ndërkallur në pak frikë e shumë merak.

 Edhe një herë suksese të gjithëve. Vajtja në shkollë ëshë një tregues i pamohueshëm i rritjes suaj. Shpresojmë të dilni jo vetëm faqebardhë, por mbi të gjitha shëndoshë e mirë.

Shkrimi Mëparshëm

Meditime NYC 2020…

Shkrimi Vijues

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, diga më e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi
Kryesore

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, diga më e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi

8 Maj, 2025
620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Pëllumb Xhufi: Pse nuk ia arriti të krijonte mbretërinë shqiptare
Aktualitet

620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Pëllumb Xhufi: Pse nuk ia arriti të krijonte mbretërinë shqiptare

8 Maj, 2025
Me dishepujt e Volterit: Nuk ka një librari si ajo e Lumo Skendos…
Kryesore

Me dishepujt e Volterit: Nuk ka një librari si ajo e Lumo Skendos…

8 Maj, 2025
5 Maji – Nderim për Dëshmorët e vërtetë, jo për rrëmbyesit e lirisë
Kryesore

5 Maji – Nderim për Dëshmorët e vërtetë, jo për rrëmbyesit e lirisë

5 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Foto - “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist