• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura Kreu

37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
14 Gusht, 2026
Në Kreu, Kultura
0
37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri
0
NDARJET
32
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri u zhvillua më 14-17 gusht 1989, në një periudhë kur vendi ndodhej ende nën regjimin komunist dhe kur figura e saj, për shkak të veprimtarisë fetare dhe humanitare, përbënte një çështje të ndjeshme për autoritetet shqiptare.

Vizita u cilësua zyrtarisht si vizitë private. Nënë Tereza do të shoqërohej në Shqipëri nga murgesha me origjinë shqiptare nga Prizreni, Marie Goreti, si dhe nga regjisorja kanadeze me banim në Shtetet e Bashkuara, Jeanette Petrie, e cila kishte realizuar filmin “Nënë Tereza”.

Nënë Tereza mbërriti në Aeroportin e Rinasit, ku u prit nga përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme.

Programi i vizitës përfshinte disa prej vendeve që kishin lidhje me jetën e saj familjare dhe me veprimtarinë humanitare. Ajo vizitoi shtëpinë ku kishin jetuar nëna dhe motra e saj, si dhe varret e tyre.

Në program u përfshinë gjithashtu varrezat “Dëshmorët e Kombit”, kopshte fëmijësh, Instituti i Onkologjisë, Instituti i Pneumologjisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Shtëpia e Pionierit në Durrës.

Një nga synimet kryesore të Nënë Terezës gjatë vizitës ishte shprehja e gatishmërisë për të krijuar në Shqipëri një qendër të Misionareve të Bamirësisë.

Ajo dëshironte të sillte në vend të paktën katër motra, të cilat do t’u shërbenin të moshuarve, të sëmurëve dhe njerëzve që ndodheshin në vështirësi dhe pa mbështetje familjare. Kërkesa u refuzua.

Në atë kohë, veprimtaria e Misionareve të Bamirësisë kishte marrë përmasa të mëdha ndërkombëtare.

Në vitin 1989, Nënë Tereza kishte krijuar shtëpi bamirësie në rreth 80 vende të botës, ndërsa kongregacioni kishte rreth 3 mijë motra, që u përkisnin 35 kombësive të ndryshme, si dhe mijëra vullnetarë.

Vetëm gjatë viteve 1987–1989, ajo kishte zgjeruar veprimtarinë e saj edhe në Bashkimin Sovjetik, Hungari dhe Kubë, ndërkohë që po përpiqej të krijonte qendra të reja edhe në vende të tjera të Evropës dhe në Kinë./ATSH

Etiketa: nene terezespervjetorishqierivizita
Shkrimi Mëparshëm

Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

Shkrimi Vijues

“Shqipëria është shteti më i ri i Ballkanit, por populli i saj është ndër më të vjetrit” Bernard Newman: Portretizimi i Shqipërisë, Serbisë dhe Greqisë në prag të fundit të Luftës së Dytë Botërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Volteri dhe Skënderbeu: një kapitull i shkurtër, një jehonë e gjatë

Volteri dhe Skënderbeu: një kapitull i shkurtër, një jehonë e gjatë

20 Nëntor, 2026
Pirro, Aleksandri dhe “gjaku shqiptar”: si lindi pohimi i Isaac Don Levine-it dhe si e gëlltitën nacionalizmat politike

Pirro, Aleksandri dhe “gjaku shqiptar”: si lindi pohimi i Isaac Don Levine-it dhe si e gëlltitën nacionalizmat politike

19 Nëntor, 2026
Ata kaluan detin: nga Shqipëria në Siçili. Si u krijua, mes dallgëve dhe frikës, një prej diasporave më të vjetra shqiptare në Europë

Ata kaluan detin: nga Shqipëria në Siçili. Si u krijua, mes dallgëve dhe frikës, një prej diasporave më të vjetra shqiptare në Europë

13 Nëntor, 2026
Kur arkeologu Ludwig Ross kërkoi helenët e lashtë dhe gjeti arvanitët

Zbulime të reja në vendbanimin ilir 2,300-vjeçar në Mal të Zi lënë të kuptohet për një shenjtërore të lashtë

Zbulime të reja në vendbanimin ilir 2,300-vjeçar në Mal të Zi lënë të kuptohet për një shenjtërore të lashtë

12 Nëntor, 2026
Leontios K. Leontiou më 1897: “Shqipëria lindi etërit e kombit të ri grek”

Leontios K. Leontiou më 1897: “Shqipëria lindi etërit e kombit të ri grek”

12 Nëntor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist