• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura Kreu

Leontios K. Leontiou më 1897: “Shqipëria lindi etërit e kombit të ri grek”

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
10 Nëntor, 2026
Në Kreu, Kultura, Pikepamje
0
Leontios K. Leontiou më 1897: “Shqipëria lindi etërit e kombit të ri grek”
0
NDARJET
10
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i vitit 1897, një ndodhi e Mesolongjit ngrihet pyetja se kush e bëri Greqinë moderne

Në Athinë, më 1897, Leontios K. Leontiou botoi studimin Το Αλβανικόν Ζήτημα (“Çështja shqiptare”). Kopertina ka një shqiponjë me degë ulliri në kthetra dhe një moto: Εν τη ενώσει η ισχύς (“Në bashkim është fuqia”). Viti nuk është i rastësishëm. Është viti i luftës greko-turke, kur Athina kërkonte aleatë ballkanikë dhe diskutonte hapur marrëdhëniet me shqiptarët.

Në faqet 45–47 Leontiou rrëfen një skenë që i bën shqiptarët protagonistë të themelimit të shtetit grek. Në Mesolongj po ritheprohen eshtrat e Markos Boçarit, heroit suliot çam të vdekur më 1823. Mbreti Oton (Otto), një bavarez, i vë vetë duart në kafkën e heroit dhe merr plumbin që e vrau. Papritur një orator i përmend heronjtë e Revolucionit si “Arvanitë Etnarkë të Greqisë”. Mbreti habitet. Mitropoliti i Artës, Porfiri, e ngre zërin dhe i thotë:

“Po, Madhëri! Shqipëria i lindi etnarkët e kombit tuaj!”

Oton, i hutuar, ia dorëzon plumbin Kostës Boçarit. Porfiri i kthehet turmës dhe thërret: “Mjerë kombi! Mbreti i tij e injoron historinë e vet!”

Në faqet ne diskutim, Leontiou e përdor skenën si prelud të një argumenti më të gjerë. Provën e “zhvillimit natyror” të shpirtit të Helenizmit të ri ai e sheh te ruajtja e gjuhës shqipe në Greqinë e lirë. Sipas tij, kjo gjuhë dëgjohej “në çdo rrugë të Athinës”, sidomos te pasardhësit e atyre shqiptarëve që ngritën te paret flamurin e lirisë në fushën e Atikës.

Një dëshmi nga brenda elitës greke

Dokumenti i dytë shërben si një pikë mbështetje për të parin, për të  treguar se idetë e Liontiou nuk ishin të izoluara dhe individuale. Dokumenti vjen nga një “tjetër botë”. Është një faqe nga ditari i Nassau Senior-it (duket se është vëllimi II i botimit me biseda të vitit 1860), ku një diplomat i huaj regjistron bisedat e tij në Paris. Dimitrios Kalergis, ministër i Greqisë në Francë dhe një nga figurat e revolucionit të 1843-it, flet pa rezerva për Garibaldin dhe për Greqinë:

“Grekët e vërtetë nuk do t’i kishin dëbuar kurrë turqit. Ishin shumë të degraduar edhe për të dëshiruar lirinë… Ishin shqiptarët dhe maqedonasit dhe të huajt që luftuan kundër turqve.”

Këtu nuk flet një autor shqiptar apo një propagandist. Flet një burrë shteti grek, në një bisedë private, i pa lidhur me ndonjë interes të ndërsjellë shqiptar-grek.

Fakti historik është i fortë. Suliotët, familjet e Hidrës dhe të Spetsesit dhe shumë kapedanë të Moresë e të Greqisë qendrore ishin arvanitas, d.m.th. ortodoksë shqiptarë me shqipen si gjuhë amtare. Pa kontributin e tyre ushtarak dhe detar, Lufta e Pavarësisë është e pamendueshme në formën që njohim. Këtu Leontiou dhe Kalergis janë në përputhje me historiografinë e mëvonshme.

Leontiou nuk është historian shqiptar. Motoja “Në bashkim fuqia” dhe argumenti i tij për një Helenizëm të ri të formuar “nga luftërat e përbashkëta të shqiptarëve dhe grekëve” tregojnë se ai shkruan për bashkim greko-shqiptar nën një kornizë helenike. Ai ia njeh shqiptarëve një rol themelues, por jo domosdoshmërisht një identitet të veçantë kombëtar. Kjo është nuanca që e bën tekstin më interesant, jo më pak.

Kalergi flet si politikan. Citimi i tij është gjithashtu një sulm ndaj popullit grek të kohës dhe pjesë e një monologu të nxehtë politik. Është shprehje e bindjes së një elite për “degradimin” e vendasve, jo një verdikt demografik.

Ajo që mbështetet nga burimet është diçka më e nuancuar dhe, në fund të fundit, më e rëndësishme: themelet e shtetit grek u vunë edhe nga njerëz që flisnin shqip, dhe vetë grekët e shekullit XIX e dinin këtë. Një ministër në 1860 dhe një studiues në 1897, secili për qëllimet e veta, e thanë hapur. Çështja që mbetet është pse kjo kujtesë u zbeh gjatë shekullit XX, kur historiografitë kombëtare e trajtuan të kaluarën si të ndarë në dy kampe të pastra etnikisht dhe kjo jo pa qëllime politike.

Etiketa: eteritgrekkombiLeontios K. Leontiou
Shkrimi Mëparshëm

Pasivizimi i adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – Një çështje e pazgjidhur që kërkon vëmendje ndërkombëtare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Leontios K. Leontiou më 1897: “Shqipëria lindi etërit e kombit të ri grek”

Leontios K. Leontiou më 1897: “Shqipëria lindi etërit e kombit të ri grek”

10 Nëntor, 2026
Pasivizimi i adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – Një çështje e pazgjidhur që kërkon vëmendje ndërkombëtare

Pasivizimi i adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – Një çështje e pazgjidhur që kërkon vëmendje ndërkombëtare

6 Nëntor, 2026
Auron Tare: Ligji për Butrintin u hap rrugën fondacioneve të huaja për të administruar monumente shqiptare

Auron Tare: Ligji për Butrintin u hap rrugën fondacioneve të huaja për të administruar monumente shqiptare

6 Nëntor, 2026
Shqiptarët dhe fashizmi: një akuzë “kolaboracionizmi” që dokumentet e rrëzojnë

Shqiptarët dhe fashizmi: një akuzë “kolaboracionizmi” që dokumentet e rrëzojnë

29 Tetor, 2026

“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

13 Tetor, 2026
“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

12 Tetor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist