• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Zgjedhjet brenda PD / Kryesia miraton katër emra, skualifikohen pesë

Vinny nga Vinny
24 Maj, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
60
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha ka preferuar të mos marrë pjesë në mbledhjen e djeshme të kryesisë për të shmangur konfliktin e interesit, pasi është pjesë e garës. Në fund janë miratuar vetëm 4 emra: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi, ndërsa janë larguar 5 të tjerë pasi nuk plotësonin kushtet. Kush janë kandidatët më të spikatur, dhe cilat janë favoret dhe disfavoret e secilit prej tyre.

Kryesia e Partisë Demokratike, ka miratuar dje emrat që do të jenë në garë për vendin e Lulzim Bashës, në garën e datës 13 qershor. Veç kryetarit aktual, janë miratuar dhe emrat e Agron Shehajt, Fatbardh Kadillit dhe Edit Harxhit, duke skualifikuar nga gara 5 kandidatura të cilët nuk i plotësonin kriteret e parashikuara në statutin e partisë. Zgjedhjet e 13 qershorit do të zhvillohen sipas parimit një anëtar-një votë dhe nga sot do të fillojë prezantimi i alternativës prej tyre në bazë.

Vetë kreu aktual, Lulzim Basha, nuk mori pjesë në mbledhje, për të shmangur konfliktin e interesit, ndërsa mbledhja e kryesisë vijoi me dyer të mbyllura. Fillimisht ishin 9 kandidatura, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashllari. Kandidatura e Ibsen Elezit, një prej individëve më aktivë për rrëzimin e Bashës, u skualifikua me arsyetimin se nuk ka marrë pjesë aktive në fushatën elektorale, ndërsa Mulaj, Vrapi dhe Hoxha nuk plotësonin kërkesat e përcaktuara në statut. Menjëherë pas vendimit ka reaguar Harxhi, e cila ka kundërshtuar përjashtimin e Elezit nga gara, duke drejtuar gishtin te kryetari Basha.

“Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit, njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish-kryetar i Partisë Demokratike të Kukësit dhe ish-kryetar i Qarkut të Kukësit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual”, thuhet në një status të publikuar nga zonja Harxhi.

Shehaj

Në fakt, kandidatura më e fortë e cila mund t’i hapë jo pak telashe kreut të PD, është ajo e Agron Shehajt, e cila u shpall në ditën e fundit kur pranoheshin emrat për garën e kryetarit. Kandidatura e tij në qytetin e Tiranës, ishte më e votuara, pas Lulzim Bashës. Shehaj arriti të merrte 13862 vota nominale, dhe jo vetëm në njësinë nr. 7 dhe 5 që mbulonte, por në të gjithë qarkun. Zhvilloi një fushatë model dhe ka një CV joshëse për bazën e djathtë. Vjen nga shtresa e të persekutuarve politikë, biznesmen i suksesshëm ku të gjitha të ardhurat i ka të deklaruara dhe investitor i kujtesës antikomunsite në Shqipëri. Kjo e bën figurën e Shehajt, simpatike në sytë e votuesit të djathtë, dhe këtë e treguan dhe votat që ai mblodhi në elektorat. Një pikë tjetër e tij e fortë është mundësia për të përballuar fushatën në bazë, por edhe mediatizimi që ai mund t’i bëjë garës së tij për postin e kryetarit.

Përplasja

Por nga ana tjetër, në cilësinë e kryetarit, Basha ka mbështetjen e strukturave. Kryetarët e Degëve janë të predispozuar që votën ta adresojnë drejt kryetarit të partisë. Gjithsesi, këto janë favore që i ka çdo kryetar, por kjo nuk do të thotë se Basha do e ketë të lehtë në një përplasje të tillë, nga kandidati që e ka pikasur vetë në zgjedhjet e vitit 2017. Nga ana tjetër, interesi i Partisë Demokratike në këtë moment është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të pandikuara nga kryetari apo sekretariati i partisë, pasi vetë PD është në mes të një lufte për të vërtetuar manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit, dhe s’mund të japë shembull të njëjtë kur bëhet fjalë për zgjedhjet brenda partisë. Një favor tjetër që ka Basha është dhe koha e shkurtër që kanë në dispozicion kandidatët e tjerë, e cila mund të jetë e pamjaftueshme për të prezantuar te të gjitha strukturat alternativat e tyre.

Kandidaturat e mbetura në garë

Lulzim Basha
Fatbardh Kadilli
Edit Harxhi
Agron Shehaj

Kandidatët e përjashtuar nga gara

Ibsen Elezi
Admir Mulaj
Edmond Vrapi
Sabri Hoxha
Mirjan Jashllari

Shkrimi Mëparshëm

Kryeministrja e Serbisë: Askush në NATO s’është i lumtur që Zeman na kërkoi falje për bombardimet

Shkrimi Vijues

Mbyllet hetimi i Komisionit Hetimor/ Nuk miratohet marrja me forcë e presidentit

Shkrimi Vijues

Mbyllet hetimi i Komisionit Hetimor/ Nuk miratohet marrja me forcë e presidentit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Fustanella shqiptare: Vjedhja e madhe e identitetit, një ndër piratetë kulturorë më të suksesshëm të epokës moderne

Fustanella shqiptare: Vjedhja e madhe e identitetit, një ndër piratetë kulturorë më të suksesshëm të epokës moderne

8 Qershor, 2026
Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë që shndërrin për Europën

Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë që shndërrin për Europën

8 Qershor, 2026
Thelbi jo’grek i emrit ‘Grek’, një zanafillë ilire

Thelbi jo’grek i emrit ‘Grek’, një zanafillë ilire

8 Qershor, 2026
Mbrojtja e pasurisë kulturore, tryezë kombëtare kundër trafikut të artefakteve dhe gërmimeve të paligjshme

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, Korça çel sezonin turistik veror

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, Korça çel sezonin turistik veror

8 Qershor, 2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

6 Qershor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist