E hënë, 16 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Trashëgimia e një populli të ndotur në “bereqaves”

22 Shtator, 2020
Në Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

   Ne, që nga rrodhi një pjesë e mirë nga jeta në një tranzicion të stimuluar, në atë mjegull që kaq shumë u volit disa ujqërve, bëjmë çudi me një brez pasrendës, të zhyer në një vetbesim injorant, prepotent, cinik dhe sarkastik. Që në rastin më të mirë kanë vetëm makinën dhe tatuazhet e pasens për të treguar nga vetja!

 Se di përse s’mund të bie në ujdi me njerëz të dorëzuar që gjithnjë e më shumë e shfaqin arrogancën, harbuterine, dhunën, si pjesë e pashmangshme e realitetit. 

 Po i lë mënjanë sofizmat dhe do kaloj shkurtimisht në gjuhën që edhe një i pagdhendur, i përtuar mund ta lëçisë dhe absorbojë  mesazhin. (e urrej veten kur e ul nivelin, gjithsesi duhet…).

 Në shoqërinë shqiptare, kronologjikisht shihen defekte serioze në sistemin arsimor. Shkolla gjithnjë e më shumë ndërkall përshtypjen e një proçesi për tu kryher e për tu hequr qafe, jo për hir të dijes, por për hir të nurit të statusit që gëzon një individ i diplomuar. Aq barcaletë janë bërë një seri universitetesh, sa realisht, nëse do gjendej një unazë lidhëse mes shkollës së mesme dhe një vendi pune dinjitoz, dhjetra dyer do kyçeshin dhe qindra pedagogë, do detyroheshin të gjenin mënyra alternative jetese.

Se dyti, një defekt historik mes nesh, e i shumëfishuar në dëme edhe për hir të rrjeteve sociale, që i kanë bërë njerëzit gagaçë, e hieroglifianë në komunikimin mes tyre. Fjala është për defektet social-kulturore. Ku thuajse tërësisht mungojnë pikat e referimit me vlera të njëmendëta. Më konkretisht do të thoja se simbiozës njeri-celular, monodramës së dekadave të fundit, i jep kuptim më shumë se gjithçka profili në rrjetet sociale (vetja dixhitale). Komunikimi është në thelb të çdo marrëdhënie, ama varet nga niveli i tij edhe cilësia e marrdhënies. Në rrjetet sociale individët janë shifra, rrjedhimisht mall konsumi. Bëhet një betejë e paparë nën llogore, për shfaqje sa më estetikisht të kuruara nëpër profilet përkatëse, por qoftë edhe dy fjalë, për të vënë mbi foton, s’i lidh dot kush, dhe zgjedhin të kopjojnë nga rrjeti. Trishtim! Në anën tjetër, ku e marrin ngjyrimin shpirtëror, emocional, kulturor këto qënie të rrjeteve sociale, këta homodigitalus. Nga pop-kultura?!  Këngët, vallet, moda, filmat…Në të katërta këto kolona të batërdisjes mendore, krijuesit shqipëtarë e kanë treguar veten përgjithësisht kamaleonë virtuozë, për hir të parave mbi të gjitha dhë kësisoj edhe publiku është ushqyer me mbëturina ideshë të jashtme, të gatuara alla shqiptarçe. Me këngë që flasin plot arrogancë për asgjë në thelb. Për dashuri të nëmura ndoshta, për para, për makina, për pije të shtrenjta, për femra të përdala, për dehumanizimin e një qënie që edhe pse është njeri, shkëputet nga njeriu brenda vetes, për tu njësuar, me gojën e barkun e tij, apo në raste të tjera me gjoksin, buzët, flokët, sytë, vetullat, vithet, shalët etj…

 Këngë pa muzikantë! Valle, modë, filma, nga aktorë që s’janë artista, nga femra që flasin më ndyrë se meshkujt. Nga modele që nëse i merr si shembull përfundon duke pikpyetur veten në pasqyrë. Veshje të shkalafitura dhe njerëz që bëjnë luftë me veten duke mbrojtur parimin se veshja s’të bën kurvë. Gjithsesi hijen e kurvës ta jep që çke me të. Diferencën e bën gjetiu pastaj, sepse nën ritmin e zhurmës që quan muzikë, teksa “vesh një modë” të zhveshur, merr shembull yjet e injorancës së aplifikuar të showbizzit, dhe fotografon me zell nga të katër anët, fillin e holl që të ndan tulet, për një çast do pyesësh veten, jo kush, por çfarë jam unë…

 Këtu i kemi hyrë një shtegu në të cilin humbet shumë kollaj. Ndaj edhe do përpiqem të notoj cekët sepse më shumë se Koronën, ndjej infektimin nga kamaleonët që hanë vetëm çfarë hanë të tjerët, pijnë vetëm çfarë pijnë të tjerët, dhe asgjë s’shkon në bark po nuk u fotografua për tu treguar tek ato palo profile, ku ndotet aq shumë dita-ditës duke bërë pordhë, sa duhet të quheshin WC.

 Ndjej krupë për gjithë këtë mendjemadhësi e kapadajllëk të kotë, kur të gjithë e dimë ç’popull mjeran jemi. Shikoni shtëpitë, familjet tuaja, lagjjet tuaja, mungojnë hapësirat jetësore. Mungon puna dinjitoze dhe nderi. Eshtë shprishur koherenca e vlerave. Çalon sistemi shëndetësor, madje edhe kur fatkeqësisht mund t’i mbetesh në dorë doktorit, familja vuan të të gjejë vend në varreza. 

 Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, në një shoqëri që nuk shquhet thuajse për asgjë të mbarë. Pasi shquhemi me mburrje për keqbërës, kriminelë, trafikantë, vrasës, mafioze, hajdutë, hajdute, hajdutë të të gjithë niveleve. Shquhemi me të madhe për budallëqet tona. Për gojën që punon para mendjes, për veprime pa mendim që çojnë në pasoja për të cilat luftojme që të mos mbajmë përgjegjësi.

 Ndryshe s’pritet të ndodhë në një shoqëri që ka dekada që s’gjeneron qytetari. Në një shoqëri që s’qytetëron, por provincializon e fshatarëzon me pahir edhe mendjet e civilizuara. Ndryshe nuk i dilet dhe të marrin kaq shumë herë për të lojtur e të metë, kur shtjellon e vuan për probleme të cilat të tjerët as nuk i filtrojnë dot me shqisat e tyre të ndotura me bereqavizëm. Sa herë i jam betuar vetes më kot, se nuk i shkoj më penës pas fijes, nuk do shkruaj më për të luftuar me një realitet që është lak gati i pazgjidhshëm. Lidhur ngusht e gogël nga duar njerëzish që gjate gjithë jetës së tyre vetëm kanë shërbyer si tub kalimi, i pijeve dhe ushqimit, nga tryeza në vrimë të banjës.

 Realiteti nuk është ai që na rrethon, është ai të cilit i dorëzohemi. Ne, mesa duket i jemi dorezuar këtij përshkallëzimi fatkeqësishë social-politike, që e quajmë realiteti shqipëtar. /usalvision

Shkrimi Mëparshëm

Kritikoi presidentin kinez, dënohet me 18 vjet burg miliarderi

Shkrimi Vijues

24 mijë të rinj shqiptar kanë aplikuar për azil dy vitet e fundit

Të Ngjashme

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!
Kultura

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Orkestra Frymore “Zana e Malit”, e fotografuar më 25 mars 1912 në Shkup
Kryesore

Orkestra Frymore “Zana e Malit”, e fotografuar më 25 mars 1912 në Shkup

7 Qershor, 2025
Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare
Aktualitet

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

7 Qershor, 2025
Prejardhja ilire e perandorëve Dioklecian dhe Konstantini i Madh. Roli i Gadishullit Ilirik në Perandorinë Romake
Kryesore

Prejardhja ilire e perandorëve Dioklecian dhe Konstantini i Madh. Roli i Gadishullit Ilirik në Perandorinë Romake

4 Qershor, 2025
Qyteti Antik i Adrianopolit në Luginën e Drinosit: Konteksti Gjeografik dhe Etnik i Epirit, Struktura Urbanistike, Monumente dhe Evoluimi Historik
Kryesore

Qyteti Antik i Adrianopolit në Luginën e Drinosit: Konteksti Gjeografik dhe Etnik i Epirit, Struktura Urbanistike, Monumente dhe Evoluimi Historik

4 Qershor, 2025
Ripushtimi dhe masakrat e komunistëve ndaj shqiptarëve më 1944-1945
Kryesore

Ripushtimi dhe masakrat e komunistëve ndaj shqiptarëve më 1944-1945

2 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues

24 mijë të rinj shqiptar kanë aplikuar për azil dy vitet e fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist