• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
6 Maj, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe
0
NDARJET
10
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe shpalos edhe kulturën e mbijetuar shpirtërore shekullore të arbëreshëve të Italisë. Deri vonë nuk dihej se kujt i kushtohej kjo këngë e mrekullueshme.

Nga Edi Shukriu

Që në vitet e 70-ta të shek. XX e pata kuptuar se nuk i këndohej një vajze të bukur. E dhëna se Arbëreshët mblidheshin në breg të detit me shikim tej deti më zgjoi edhe më shumë kërshërinë.
Mundësi hulumtimi nuk kisha, por realizova ëndrrën që muajin e mjaltit ta kaloja me Ukshin Hotin me vizita në hapsirat e ndryshme të Greqisë. Jo rastësisht e blemë libri turistik, të cilit ia hjellja një sy sa i vinim pranë ndonjë lokaliteti antik.

Nuk do të flas këtë herë për Athinën e Akropolin e saj në mesin e viteteve të 70-ta të shek. XX, por për çastin kur hapëruam në Korinth e Peleponez dhe “zbulimin” në librin turistik se Peleponezi dikur quhej More. Ndonëse emri i vjetër More ishe shënuar në kllapa, u bëra plotësisht e vetëdijshme se Arbëreshët e Italisë i këndonin vendlindjes së tyre të humbur. Pas këtij libri turistik nuk gjeta më asnjë tjetër kur përmendej se Peleponezi i Greqisë dikur quhej More.

Asokohe nuk kisha mundësi të dija për studimin e filologut arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882) “Appendice Al Saggio Di Grammatologia Commprata Sulla Lingua Albanese” (shtëpia botuese F. Albergueti E.C., 1866), ku është publikuar për herë të parë teksti i këngës në gjuhën shqipe. Por, e dija se këndohej shpesh nga shumë këngëtarë të Shqipërisë.

Në Kosovë këngën e solli drejtpërdrejt Merita Spahiu dhe ajo mori më shumë hov, pa e ditur ende se kujt i këndohej. Kur nisa ligjerimin në Degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës, nga viti 1979, u tregoja studentëve se emri i vjetër i Peleponezit ishte Morea dhe pastaj u sugjeroja ta këndonim këngën mbi Morenë në pauzë të ligjeratave. E bëra dhe himn kur themelova grupin Arkeologët e Rinj “Shtjefën Gjeçovi” të Fakultetit Filozofik të UP.

E nisnim punën dhe e përfundonim me këtë këngë, gjatë gërmimeve të tumës së Cernicës te Ulpiana e në Veletin, ekspeditave hulumtuese në kalanë e Harilaqit, Batushës, Petrovës e të tjerave, si dhe gjatë përgatitjes së ekspozitave me foto për Shasin, Veletinin, Selanikun antik e të tjera.

Përkushtimi rreth kësa kënge domethënëse mbi Morenë dha rezultate të mahnitshme gjatë eksursionit shkencor nëpër Greqi të vitit 1988. Kishin kaluar pranë Malit të Olimpit, kishim vizituar dhe mbajtur ligjerata te Pela, Termopilet, Akropoli i Athinës, Korinthi, Mikena, Olimpi e stadiumi i tij olimpik dhe më në fund hipëm në trajekti që na shpiente nga Peleponezi për në gjiun e Artës.

Trajekti ishte përplotë njerëz, autobusë e vetura, dielli ishte në perëndim dhe një heshtje e çuditshme zinte të gjithë hapësirën rrethuese. Ndiheshin vetëm valët që krijonte trajekti duke u larguar nga toka.

E humbur në kujtesën e kohërave se si nisa të dëgjoj disa zëre të lehta në kohën kur trajekti nisi ta zë detin. Zërat vinin e shpeshtoheshin, andaj nuk vonova kur kuptova se ishe zëri i studentëve të mij që këndonin “Moj e bukura More, si të lash e më s’të pash…”. Jehona e këngës zuri krejt nënqiellin, dukej hyjnore dhe mbase zuri dhe diellin në perëndim.

E bënë këtë papandehur, me zë që vrujonte nga shpirti, me zë që kishte brum zemrën e kujtesën. Kujtesën e madhe të një atdheu të rigjetur. Edhe çastet hyjnore në trajekt ngelën kujtesë, ndonëse u patën regjistruar nga kamera e Radio Televizionit të Prishtinës.
Se Morea ishte atdheu i hershëm i shumë arbëreshëve të Italisë u tha publikisht, jo rastësisht dhe shumë herët në Top RTK, që e udhëhiqte Erleta Hoti. (ObserverKult)

Etiketa: arbereshebukura moreEdi Shuriumoreashqiptare
Shkrimi Mëparshëm

Të kujtojmë sot me nderim datën e lindjes së Gjergj Kastriotit, burrit të këtij dheu, që i dha Shqipërisë dinjitetin e të qenit e lirë

Shkrimi Vijues

Mashtrimet e Demetrio Rhodocanakis dhe boshllëku i fabrikuar i vazhdimësisë helene

Shkrimi Vijues
Mashtrimet e Demetrio Rhodocanakis dhe boshllëku i fabrikuar i vazhdimësisë helene

Mashtrimet e Demetrio Rhodocanakis dhe boshllëku i fabrikuar i vazhdimësisë helene

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mashtrimet e Demetrio Rhodocanakis dhe boshllëku i fabrikuar i vazhdimësisë helene

Mashtrimet e Demetrio Rhodocanakis dhe boshllëku i fabrikuar i vazhdimësisë helene

6 Maj, 2026
”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

6 Maj, 2026
Të kujtojmë sot me nderim datën e lindjes së Gjergj Kastriotit, burrit të këtij dheu, që i dha Shqipërisë  dinjitetin e të qenit e lirë

Të kujtojmë sot me nderim datën e lindjes së Gjergj Kastriotit, burrit të këtij dheu, që i dha Shqipërisë dinjitetin e të qenit e lirë

6 Maj, 2026
Konstandin Simonides: Falsifikuesi që “krijoi” një komb, arkitekti i “identitetit antik grek”

Konstandin Simonides: Falsifikuesi që “krijoi” një komb, arkitekti i “identitetit antik grek”

5 Maj, 2026

Një regjim në këmbë për një kriminel lufte

Një regjim në këmbë për një kriminel lufte

5 Maj, 2026
Aleksandër Dugin: Ideologu i antishqiptarizmit modern

Aleksandër Dugin: Ideologu i antishqiptarizmit modern

5 Maj, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist