
Pirgu Arbanas i cili gjëndet në Manastirin e Hilandarit ne Malin e Shenjte në Greqi ose siç quhet Mali Athos (Mali i Atit), është vëndi më pak i njohur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë megjithëse është një nga vëndet ku konfirmohen disa nga rrënjët e identitetit shqiptar si: varret e Familjes Kastrioti të cilat i dhanë identitetin si popull jo-serb, jo-grek, jo bullgar, por arbër&epirot që sot quhemi shqiptarë.
Nga kjo Familje madhështore populli ynë nxori Heroin e saj Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, ka Flamurin e kësaj Familjeje si Flamur Kombëtar, si dhe konfirmoi se gjuha shqip ishte një nga gjuhët e veçanta dhe më të vjetra të Ballkanit, Europës dhe të Botës.
Po përse Pirgu Arbanas me të cilin emër e quajnë dhe vetë serbët të cilët posedojnë Manastirin e Hilandarit paska kaq rëndësi për identitetin shqiptar por se nuk është marrë në konsideratë aspak nga Albanologët tanë? ndoshta sepse nuk u vjen mirë se disa nga bazat e identitetit shqiptar vijnë nga ritet lindore të asaj kohe?
i
Pak Histori për Pirgun Arbanas për popullin shqiptar dhe Akademinë e Shkencave
Dihet se Gjon Kastrioti bleu token ne Hilandar duke i dhuruar dy fshatra te Pollogut: Radostusha dhe Trebinjen në verilindje të Dibrës, madje dhe nje kishë të vogël pranë këtyre fshatrave që i përkisnin Pollogut dhe vjehrit të Gjon Kastriotit,- Gergur Pollogu (Naim Flamuri, në shkrimin që ka botuar tek Linku elektronik Konica.al një shkrim me titull: `Nâna e Skënderbeut (për ata që duan ta dinë)“, të dt.17 Korrik, 2017).
Per here te pare emri i Gjergj Kastriotit permendet ne dy dokumenta akt shitjeje (Adelphat): e vitit 1426 dhe 1430, kur ai dhe familja e tij blenë Kullen e Shën Gjergjit dhe pronën përreth afer Manastirit Orthodoks serb –Hilandar ne Malin Athos; në shkëmbim Gjon Kastrioti dhuroi dy fshtara pronë e familjes: Radostush dhe Trebisht si dhe kishen Shën Maria që gjëndej aty. Ai para 17 gushtit 1428, me bashkimin e Abbot Jerome Monk Athanasius dhe për tërë vëllazërinë e Chilandar, për shumën e gjashtëdhjetë florinj blenë katër adelfatas në skelën e manastireve të shumëfishta të Shën Gjergjit, me të drejtën e një qëndrimi gjatë gjithë jetës në të për vete dhe tre djemtë e tij- Reposh, Kostandini dhe Gjergj. Në vitin 1426 ishin firmat e katër vëllezërve Stanisha, Reposh, Gjergj dhe Kostandin, ndërse në konfirmimin e dytë të vitit 1428 (disa shkruajnë në vitin 1430), nuk figuronte firma e Stanishës sepse ai ishte konvertuar në `turk`, ishte martuar me nje turkeshë dhe jetonte në Kostandinopojë. Neneshkrimi eshte edhe i Gjon Kastriotit dhe igumenit Athanas.. Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, përmënden në një përkujtimore serbe-ortodokse. Firmat janë të tre vëllezërve: Gjergj, Reposh dhe Kostandin. Emri i Stanishës nuk është sepse ai ishte konvertuar ne islam dhe ishte martuar me nje turkeshë sipas te dhënave (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Talk%3ASkanderbeg/Archive_4).
Fermani me nr. 105 është gjithashtu shkruar në pergamenë. Në anën e pasme ndodhet një shënim me dorën e murgut Nikandër, të mundshëm nga dekada e katërt e shekullit XV, i cili thotë: “Letër nga manastiri në lidhje me pronën shqiptare / si e kanë shitur nga manastiri zotit Ivan Kastriot, princ shqiptar, për 60 florinj, dhe prapë e kanë dhënë manastirit.” . Vulat e ruajtura të familjes Kastrioti datojnë nga koha e Skënderbeut, por është e qartë nga stili i këtij nënshkrimi që në zyrën e Ivan (Gjon) Kastriotit përshkruheshin dy lloje vulash. Ne e njohim vetëm vulën e thjeshtë me emër. (https://www.rastko.rs/rastko-al/zbornik1990/dsindik-povelje.php; Душан Синдик,Две повеље у Хиландару о Ивану Кастриоту и синовима).
Gjon Kastrioti e bleu adlefatin per shkak kur në vitet 1430 turqit rritën presionin rajoni i tij, Gjon Kastrioti bleu të ashtuquajturin adelphaton -e drejta për mirëmbajtje gjatë gjithë jetës – për veten dhe të bijve te tij. Kjo u konfirmua nga një dëshmi me shkrim, kontrata ende i mbajtur në thesarin e Hilandarit.
-Gjon Kastrioti nga fundi i jetës së tij hyri në Manastirin Hilandar ku ndrroi emrin dhe u quajt nga vëllazëria e Manastirit si Murgu Joachim. Ai vdiq më 2 maj 1437.
-Reposh Kastrioti djali i dytë i Gjon Kastriotit u bë murg në mars të vitit 1430 pas largimit nga peng-marrja e Sulltanit, pasi e kishte ndjerë veten shumë keq qëme zorr e kishin konvertuar por ai menjeherëu ripagëzua në fenë e krishterë orthodokse dhe vdiq në 25 korrik 1431. Dinjiteti i shenjtë, biri i një kontribuesi të shquar të manastirit, u varros në famullinë e brendshme nga Vëllazëria Hilandar dhe gur varri ishte zbukuruar me murale. Varri në formën e një arcosoliumi të cekët ka mbijetuar në murin perëndimor të narteksit. Një kamare gjysmërrethore të arkosolisë, në një sfond blu dhe jeshil, është pikturuar një Virgjëreshë e veshur me kryq me Krishtin e vogël duke bekuar Shën Gjergjin, mbrojtësin e Pirgut në të cilin kaloi i ndjeri ditët e tyre të fundit. Rreth një kamare, në pjesën e poshtme, në të njëjtën sfond, ato janë paraqitur në bust mbrojtësit e shenjtë Simeon dhe Sava, dy ndërmjetësues të tjerë në shpëtimin e shpirtit të tij; ata nga lart, nga thasë parajsë në një sfond të verdhë, bekimi dërgon i dashur Krishti Emanuel, i cili adhurohet nga dy engjëjve në medaljone. Varri i Reposh Kastriotit (ndoshta varri i përbashkët) ndodhet brenda katedrales, nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).
Edhe pse dekorimi i varrit te Reposhit nuk karakterizohet nga vlera të veçanta artistike, është në kuptimin ikonografik në kryesor në kishën e manastirit më të pasurit. Vëllazëria gjithashtu shprehu respektin e vet për mbishkrimin, megjithëse Repos, si babai i tij Gjoni, nuk e bëri pa titull. Eshtë i vetmi arcosolium që mban Hilandar një mbishkrim nga 1430/1, i cili është provë dokumentare te identiteti i të ndjerit Reposh, me titull “Dux i ilirisë ” vdekur në vitin 6369 (1431) gjë që tregon se nuk ishte serb. Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim të shkruar me gërma greqishte por me fjalë shqip. Nuk është gjëndur akoma dorëshkrimi por mendohet se ruhet në një nga bibliotekat e Hilandarit apo të Manastirit të afërt me të (https://www.botasot.info/opinione/2028686/kush-e-ka-fshehur-doreshkrimin-e-reposh-kastriotit-vellait-te-heroit-kombetar/).
– Kostandin Kastrioti djali i katërt i Gjon Kastriotit nuk dihet data e tij e vdekjes (pasi i jati ndrroi jetë) por dihet se është varrosur në Kullën e Shën Gjergjit që u quajt më vonë Pirgu Arbanas ndoshta nga që u shkatërrua nga mungesa e mirëmbajtjes pas shek të XVII dhe deri më sot.
-Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Është e vërtetë se vdiq në 17 Janar 1468 dhe u varros në parcelëne varrezave orthodokse të Kishës së Shën Nikollës Lezhë. Sidoqoftë ka të dhëna që Donika Kastrioti para se të shkonte në itali (në fillim në Leçe) pasi refuzoi të shkojë në Venedik, i çvendosi eshtrat e Heroit Kombëtar në fillim në Krujë e pastaj në Manastirin e Hilandarit aty ku preheshin eshtrat e Babait të tij dhe të vëllezërve. Argumentt janë këto:
Spanduçi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij ”Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….E vetmja e dhene per varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut. Por sot ka te dhëna se eshtrat janë çvendosur disa kohë më vonë nga Kisha e Shën Kollit atëhere Kishë katolike por meqënëse kishte qënë dhe Kishë orthodokse para venedikasve kishte sipas Spanduçit edhe varrezë orthodokse. Është e pamundur që Kisha e Shën Nikollës të gjëndej në fushë ashtu si është sot. Ajo duhej të ishte në Kalanë e Lezhës në Kodër.
Studiuesi Dhosi Liperi ne Konferencen e 2 te studimeve Albanologjike, 1968– tha: “turqit nuk e kane çvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje document Osman apo venecian qe e pohon kete.( “Mitologjia Skënderbejane“).
Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq ibn Kemali, Hoxha Sadedini, idris Bitlisi, Tursuni, të cilët përshkruajne hollesisht pushtimin e Lezhës me 1478, nuk e përmendin çvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit (Dëshmitë e tyre në librin “lufta shqiptaro-turke ne shek XV“, Tiranë 1968).
Në majë të kodrës është një xhami, dhe legjenda thotë se këtu, nën rrënojat e një kishe të krishterë, prehen eshtrat e Skënderbeut (Eduard Lear Në Shqipëri. Ditar udhëtimesh 1848-1849. Tirane 2008. Plejad. Fq.97).(https://www.kultplus.com/trashegimia/misteri-varrit-te-skenderbeut-si-qendron-e-verteta/).
Një fakt tjetër qqë konfirmon se Heroi Kombëtar është ri-varrosur në Hilandar Pirgu Arbanas ose diku afër është e vërtetimi indirekt nga historiania Danica Petroviç tek libri i saj ku thotë për Pirgun Arabanas ose siç quhet ndryshe Kulla e Shën Gjergjit se: “Megjithatë, ka shumë të ngjarë që një laik i shquar të jetë varrosur në varr përgjatë murit perëndimor të narteksit, siç ishte rasti me të tjerët“ (Danica Popovic, Funeral and tombs in the middle ages- (https://www.academia.edu/32008152/Hilandar_Monastery,Funerals_and_Tombs_in_the_Middle_Ages), f.214).
Një hipotezë tjetër interesante por për tu vërtetuar është edhe ideja se eshtrat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut janë transferuar në Manastirin e Hilandarit dhe mund të jenë varrosur aty ku është varri i Stefan Dushanit, por zjarri i shkaktuar në vitin 2004 në Manastirin e Hilandarit ka penguar vërtetimin.
Kjo pohohet nga një informacion që vjen nga Maqedonia e veriut në vitin 2004 që thotë:“Testi ADN/DNA i mbetjeve në varrin e Car Dushanit dhe njërit prej Kastriotëve të konfirmuar (vëlla/baba) do duhej për të konfirmuar me saktësi shkencore ne se Skenderbeu dhe jo tjeter fisnik shqiptar shtrihej ne ate varr. Kesaj ja kane prere udhen. Djegja ishte menyra e vetme.
Hyllenderi u dogj së pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe guret e varrit te Jovanit dhe Reposh Kastriotit, fisnikë `Serb` nga Shqiperia, përkatesisht baba dhe vëlla të Gjergj Kastriot (ic), i njohur me shumë si Skenderbeu. Dicka e ndaloi dorën e zjarrvënësit tamam tek vendi që zbulon gënjeshtrën mbi origjinën e “Heroit Shqiptar.” Ka provë më të mirë se vendet ku ruhet historia Serbe janë të shenjta?“ (Shënime për Pirgun Arbanas ( shih `Shënime` me dy sqarimet më poshtë)
Duke patur këto dyshime mendoj se dëshmia e Barletit se eshtrat e Heroit Kombëtar u përdorën nga osmanët si hajmali pasi hapën varrin nuk është e vërtetë, por ka shumë mundësi të jenë dërguar në dy vënde: ose janë dërguar në Hilandar aty ku st gjëndet Pirgu Arbanas (Arbanski Pirg), nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157). (https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t4906-djali-i-skenderbeut-eshte-varrosur-ne-manastrin-i-hilandarit).
Informacion tjetër i rëndësishëm që indirekt vërteton se Heroi ynë Kombëtar është varrosur në Manastirin e Hilandarit diku afër Pirgut Arbanas, është se disa princër rumunë nga Vllahia kanë paguar për të mirëmbajtur Pirgun Arbanas deri nga vitet 1700.
Pas daljes në pension të murgjve të Kastriotit, kontrata u kthye në Manastirin Hilandar me mareveshje. Pirgu Arbanas patën mbrojtjen dhe ndihmën e Dukës së Vllahisë në shekullin e 16-të. Kështu, Duka Radul i Afumati ngriti gjithashtu një qeli ose kishë të Shën Nikollës në rrethin e kësaj pirge. Kjo pirg kishte familjet e veta të cilave ai i përkiste.
Prania e Princërve vllehë -rumunë dhe moldavë në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj Pirgut Arbanas mund të spjegohet hipotetikisht me amanetin nga ana e Donika Kastriotit për ta mbajtur të fshehtë vëndin e varrimit por edhe për tu kujdesur për varret e Familjes Kastrioti në Pirgun Arbanas (Pirro Prifti:Përse u kthyen Arbër&Epirotët në Shqiptarë, botim 2022). Këta ishin që nga Duka i Vllahut Vlad Kaludjer Hilandar në 1488 i 1492 e deri tek Duka i Vllahut Vlad Kaludjer në vitin 1536, Radu Paisius gjithashtu konfirmoi për Arbanasi Pirgus dhanë të ardhura për mirëmbajtjen e Pirgut Arbanas. i fundit që jetoi në Pirgun Arbanas ishte Haxhi Petro i cili me 23 Tetor 1669, në prani të Abbot Victor, ai e dorëzoi detyrën e tij typist Hajji Elefteri dhe u tërhoq në Pirgun Arbanasi sipër manastirit, nga i cili porositi detyrimin e dorëshkrimeve më të vjetra – Apostullin Praktik nga mesi i mëparshëm (1670/1) dhe Katër Ungjijtë nga fillimi i shekullit XV (1672/3) (“inscriptiones monasterii chilandarici“; tomus primus saeculorum xiv–xvii ; gojko subotić, bojan miljković, nikola dudić r e c e n s u i t mirjana živojinović ; belgradi mmxixbeograd 2019; varri i reposhit (f. 25-29, f. 37, f. 79, f. 125).
Sipas Jusuf Buxhovit dhe Agim Vinca, “Disa burime i referohen dokumenteve dhe një pjese të thesarit të familjes Kastrioti që iu besua manastirit ortodoks serb në Hilandar. Asnjë nga burimet, megjithatë, nuk kanë mundur të identifikojnë përmbajtjen e dokumenteve që Kisha Ortodokse Serbe ka dhënë. Pra, ngrihet një mister duke vendosur një vulë të përhershme mbi sendet, të cilat mund të mos i zbulohen publikisht. Që dokumentet mund të kenë rëndësi të madhe historike, kjo sugjerohet nga botimi i Akademisë Serbe të Shkencave për thesarin e ruajtur në Hilandar që Akademia ka lënë jashtë një përshkrimi të asaj që përmbajnë dokumentet e familjes Kastrioti“(Agim Vinca – Jusuf Buxhovijusufbuxhovi.com › ngarkime › 2020/12 › kosova-2PDF).
-Interesant është fakti që dhe djali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Gjoni i ri, është varrosur në Manastirin e Hilandarit (djali i Skenderbeut është varrosur në Manastrin i Hilandarit 240px Castrioti%2C_by_Angelo_Maria_da_Bologni%2C_1715, Angelo Maria da Bologni (1715).
ii
Problemet që dalin sot
Jam përpjekur që nga vitet 2018 dhe deri në ditët e sotme që të gje dorëshkrimin e Reposh Kastriotit në të cilin disa klerikë të vjetër më kanë thënë se aty është shkruar historia e familjes Kastrioti, shkruar me gërma cirilike (apo greke??) por me fjalë shqip por nuk e kam gjetur. Ndoshta të dhënat e Agim Vincës na cojnë se dorëshkrimi është në arkivat e Kishës serbe ose në ndonjë vënd tjetër, unë vazhdoj të jem i bindur se dikur do të gjëndet.
Interesant është fakti se megjithë përpjekjet për të sensibilizuar Shtetin shqiptar, Akademinë e Shkencave, dhe KOASH, më qëllim që Pirgu Arbanas – i cili mbetet edhe sot e kësaj dite një vakëf historik- për të kaluarën e Familjes Kastrioti dhe si pjesë e identitetit të arbër&epirotëve dhe shqiptarëve- të rikonstrukohet dhe të mirëmbahet, akoma nuk ka asnjë lëvizje, por një heshtje që i ngjan personit që flet me vehte por nga pamja e jashtme nuk ta jep atë përshtypje.
Takimi i fundit Kryepeshkopin Johan ishte shume i përzëmërt dhe megjithëse i spjegova dhe i paraqita materialet për Pirgun Arbanas pore de për problem të tjera, deri tani nuk ka asnje reagim.
Dorëzimi i materialeve dhe një libër analitiko-historik titulluar ` Përse Arbër&Epirotët u kthyen në shqiptarë` para 1 viti, dhe takimi kohët e fundit me zotin Skënder Gjinushi Kryetarit të Akademisë sëShkencave të cilit i kujtova materialet e përmëndura, por dhe i dorëzova një libër analitika linguistic të albanologut që gjëndet në Gjermani z. Niko Stillo, gjithashtu përveçsenjë pritjeje të ngrohtë nuk ka dhënë ndonjë reagim konkret.
Materialet e paraqitura që nga 1918 si Promemoria e intelektualëve, shkrimet historike në gazetat shqiptare dhe kosovare, në profilet e mia të face-book-ut, dhe tëitter, në portalet e ndryshme për Pirgun Arbanas, Familjen Kastrioti, për boshllëqet historike të historisë së Shqipërisë kanë ngjallur interes, por nuk ka atur asnjë reagim zyrtar nga institucionet e sipër përmëndura.
Sidoqoftë përpjekjet për të sensibilizuar dhe paraqitur të vërtetën e Pirgut Arbanas si një vënd dhe document historik, si një pjesë e identitettit shqiptar të derivuar nga Familja e nderuar Kastrioti falë të cilës kemi Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu , Flamurin tonë Kombëtar- nuk do të rreshtin, sepse vetëm nëprëmjet pranimit të Pirgut Arbanas në Manastirin e Hilandarit si pjesë e Historisë tonë, si një nga themelet e identitetit tonë shqiptar me të cilin njohim veten dhe na njeh bota- vetëm atëehere do të hidhej një hap i saktë për të treguar Historinë e Shqipërisë ashtu si ka qënë, dhe për të parë të vërtetat e fshehura sado të mira apo të hidhura qofshin, vetëm atëhere do ta kuptonim se Heroi ynë Kombëtar luftoi për Fe dhe Atdhe.

