Ermand Mertenika / Inxhinieri Biomjeksor (Inxhinieri i Respiratoreve)
Covid-19 një element viral që dhe pas një viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë shumë problematik. Siç e kemi përmendur me parë violenca ose potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat i infektimit në masë. Fatmirësisht Infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e imunitetit të tufës (pra kemi Infektime në masë, rekuperime, rehabilitime dhe shërime në masë sigurisht. Sfidat më të mëdha të pacienteve të infektuar me Covid-19 konsiderohet Stresi Psiko-Neurotik i cili sipas mendimit tim është patologjia ose sëmundja adicionale më e madhe se të tjerat. Një pacient i Infektuar me Covid-19 përballet me një Stres të komplikuar ku në të përfshihen (Frika ndaj aparaturave , frika ndaj rëniës së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të Oksimetrit Dixhital , Frika ndaj përkeqësimit të gjëndjes, frika ndaj medikamenteve, Frika për të shkuar në qendrat spitalore, frika ndaj respiratoreve dhe frika ndaj termit unbubim. Të gjithë këto aspekte shkaktojnë trauma mentale tek këta pacientë të infektuar me covid duke i çuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat i humbjes së durimit, kuptohet qëniet njerëzore janë të ndryshme sepse kodi gjenetik AND-ja e tyre është e ndryshme. Dikush e përballon më lehtë situatën , dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarrë dhe akte ekstreme. Stresi , kjo sëmundje patologjike më e madhe adicionale shkakton gjenerimin e hormonit të Kortizolit në gjak, Hormoni i Kortizolit është hormoni më i dëmshëm në organizëm i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjëndjen pacienteve jo vetem me Covid por dhe pacientëve të tjerë të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera. Hormoni i Kortizolit është burimi më i madh i cili ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacienteve gjithashtu dhe në shfaqen e sëmundjeve të rënda. Stresi shfaqet tek personat të cilët anojnë së menduari gjithnjë e më tepër negativisht dhe sipas shkencës së dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do përkeqësojë gjëndjen e pacientëve. Tek pacientët të cilët mendojnë pozitivisht, akumulohet energji positive dhe në këtë rast organizmi i tyre prodhon hormoninë Serotonine (Pra ky hormon i cili kalon në gjakun e personave dhe pacientëve) i bën të ndjehen mirë si rezultat i vete-optimizimit dhe mendimit pozitiv. Gjithashtu në Bio-Inxhinieri dhe në Gjenetike ekziston një lidhje e ngushtë e sistemin imunitar (Qelizave Limfatike, Antitrupave, Imunogloblinave, Antikorpeve dhe këtyre hormoneve). Hormoni Kortizol i shkaktuar nga stresi i cili është hormoni më i dëmshëm në organizëm ndikon në dobësimin e sistemit imunitar dhe shfaqen e shumë sëmundjeve. Hormoni Serotoninë i shkaktuar nga Optimizmi Mendor dhe gjendja positive shkakton përforcimin e sistemin imunitar. Dhe siç e dimë, këto qeliza mbrojtëse të organizmit të cilat formojnë sistemin imunitar ndikojnë në përballimin dhe dominimin e shumë sëmundjeve. Covid-19 është një virus , violencë e të cilit po bie gradualisht. Mendoni pozitivisht. Ushtroni aktivitet Sportiv. Ushqehuni shendetshëm, dëgjoni muzike dhe sigurisht, respektoni rregullat Anti-Covid. Distanca fiziko-sociale minimalisht 1m. Mbani një maskë të lehtë FFP1 Dhe mbani disinfektant kudo që shkoni. / usalvision