E hënë, 4 Dhjetor, 2023
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Nga Rruga e Arbrit, hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, aeroportet e reja, ja synimet e Qeverisë së re

16 Shtator, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare premton nisjen e punës për ndërtimin e dy aeroporteve të rinj brenda vitit 2021, duke e çuar numrin e tyre në 4 gjithsej.

Gjatë mandatit të tretë qeverisës të PS-së, një vëmendje të veçantë do të përqendrohet tek investimet madhore në infrastrukturë.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e Aeroportit Internacional të Vlorës dhe nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e Aeroportit Internacional të Sarandës janë dy synimet kryesore të këtij katërvjeçari.

Kryeministri Edi Rama premtoi gjatë fushatës elektorale se do të niste ndërtimin e tyre për t’u dhënë qyteteve dhe vendit një zhvillim të rëndësishëm ekonomik, duke i cilësuar si burim punësimi.

Përmes programit, në katër vitet e ardhshme synohet që të përfundohen projektet e rëndësishme të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe detare.

“Nisim punimet për VIA (Vlora International Airport) brenda vitit 2021, që ky aeroport të jetë operacional më 2024. Brenda vitit 2021 nënshkruajmë kontratën për ndërtimin e SIA (Saranda International Airport).

Përfundojmë brenda vitit 2021 punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Aksi Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në pranverën e vitit të ardhshëm (maj 2022).

Nisim brenda vitit punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

Nisim në janar 2022 punën për transformimin e Portit aktual të Durrësit në një hapësirë moderne të kompletuar me një marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale që do ta pozicionojë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar mesdhetar”, thuhet në programin e qeverisë “Rama 3”.

Qeveria shqiptare synon investime të rëndësishme në energjetikë, duke synuar që në katër vitet e ardhshme Shqipëria do të jetë një vend eksportues neto i energjisë elektrike në të gjithë rajonin.

“Brenda marsit të vitit 2022 nënshkruajmë kontratën për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, HEC-i më i madh në vend. Brenda qershorit 2022 nënshkruajmë kontratën për fillimin e punimeve për TEC Vlorë, projekt i cili përfshin konvertimin e TEC Vlorë me LNG (gaz të lëngshëm natyror), te ndërtimi i një terminali rigazifikimi, e deri te shpërndarja në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal.

Nisim punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MW, më i madhi në Ballkan, në pranverën e vitit të ardhshëm (mars 2022). Bursa Shqiptare e Energjisë do të bëhet krejtësisht operacionale në shkurt të vitit 2022”, janë disa nga projektet e rëndësishme në energjetikë.

LEGALIZIMET

Qeveria “Rama 3” premton se deri në fund të vitit 2020 do të legalizohet çdo pronë që mund të përfitojë nga ky proces. Në programin e këtij katërvjeçari të ri, në më pak se dy vjet maxhoranca synon ta përmbyllë këtë proces, duke pajisur me certifikatë pronësie ata që ndërtuan pa leje dhe plotësojë kushtet për të përfituar legalizimin e banesave të tyre.

“I japim fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar”, thuhet në programin e qeverisë. Po ashtu, në këtë drejtim qeveria synon që brenda 4 viteve të ardhshme të heqë një kusht për anëtarësimin në BE që lidhet pikërisht me sigurinë e pronës.

Qeveria synon gjithashtu që të dixhitalizojë kadastrën dhe të gjitha shërbimeve që lidhen me pronësinë, duke ofruar një shërbim tërësisht online për atë që ajo e konsideron si sfida e radhës për Shqipërinë e 2030-së, ku qytetarët do të marrin të gjithë shërbimin vetëm me një klikim.

“I japim fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar.

Dixhitalizojmë të gjitha shërbimet për pronësinë dhe modernizojmë sistemet për shërbim në kohë reale për qytetaret. Përfundojmë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjithë zonat kadastrale të bregdetit. Dixhitalizojmë kadastrën duke e kthyer shërbimin kadastror një shërbim të aksesueshëm me një klik nga qytetarët përmes e-Albania”, thuhet në programin e qeverisë.

Shkrimi Mëparshëm

Largohen afganëve e strehuar në Kosovë, zbulohet destinacioni ku do të akomodohen për një jetë të re

Shkrimi Vijues

“Open Balkan” Albin Kurti: E ardhmja e Kosovës është BE-ja, dallimet nuk ndikojnë në marrëveshjet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut

Të Ngjashme

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”
Aktualitet

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023
Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!
Aktualitet

Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!

29 Nëntor, 2023
Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër
Aktualitet

Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër

28 Nëntor, 2023
Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Lorik Cana përuron statujën e Skënderbeut në fshatin arbëresh të Italisë
Aktualitet

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Lorik Cana përuron statujën e Skënderbeut në fshatin arbëresh të Italisë

28 Nëntor, 2023
Gjermania “rrëzon” Greqinë për Belerin: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet
Aktualitet

Gjermania “rrëzon” Greqinë për Belerin: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet

27 Nëntor, 2023
Prof. mr. Eroll Sejdiu: Shqipja standarde dhe zbatimi i rregullave të saj
Aktualitet

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Shqipja standarde dhe zbatimi i rregullave të saj

27 Nëntor, 2023
Shkrimi Vijues

“Open Balkan” Albin Kurti: E ardhmja e Kosovës është BE-ja, dallimet nuk ndikojnë në marrëveshjet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

29 Nëntor, 2023
Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist