• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Kostumet, kujtesa dhe historia korçare bashkohen në galerinë ‘Etno Art’

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
22 Qershor, 2026
Në Aktualitet, Kultura
0
Kostumet, kujtesa dhe historia korçare bashkohen në galerinë ‘Etno Art’
0
NDARJET
8
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në zemër të Pazarit të Korçës është çelur galeria “Etno Art”, një hapësirë që sjell pranë vizitorëve historinë, etnografinë dhe kujtesën e qytetit, të ndërthurura me elementë të traditës dhe artit bashkëkohor.E vendosur në një nga zonat më të bukura dhe më të vizitueshme të Korçës, galeria synon të kthehet në një pikë referimi për të gjithë ata që duan të njohin nga afër trashëgiminë kulturore të qytetit.

Kostumografja Lirika Pojani e cilëson këtë nismë si një vazhdimësi të misionit të saj për ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave të traditës korçare.Sipas saj, kjo galeri i shkon shumë Pazarit të Korçës, pasi sjell në vëmendje xhevahiret e etnografisë, historisë dhe kujtimeve familjare,duke rikthyer te vizitorët atmosferën e shtëpisë së gjyshes,nostalgjinë e fëmijërisë dhe kujtesën e viteve të shkuara.

Galeria është konceptuar në tre ambiente të ndryshme.Kati i parë i kushtohet zonave rurale dhe komuniteteve, ndërsa ambienti i dytë sjell jetën qytetare korçare përmes kostumeve,objekteve familjare dhe historive që ato mbartin.Përmes këtij organizimi,synohet jo vetëm të ruhen kujtimet e trashëguara brez pas brezi, por edhe të vihet në pah roli i grave korçare në ruajtjen e traditës,përmes punës së tyre me vegjë, grep,makinë qepëse dhe mjeshtërive të tjera artizanale.

Në ndërtimin e muzeut “Etno Art”, tradita është gërshetuar edhe me modernen.Folku korçar, me ngjyrat dhe simbolet e tij, është sjellë në një formë stilizimi
bashkëkohor, duke e bërë më tërheqës për vizitorët dhe duke i dhënë një frymë të re prezantimit të kostumeve dhe trashëgimisë kulturore.

Për Lirika Pojanin,kjo ditë ka qenë e shumëpritur, pas një pune të gjatë dhe të palodhur. Në ceremoninë e organizuar me pjesëmarrjen e artizanëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Gjirokastra, Vlora, Shkodra dhe Shqipëria e Mesme, ajo është nderuar me çmimin “Mjeshtre”, një vlerësim që e konsideron si motivim për të vijuar më tej punën e saj dhe për ta përcjellë këtë pasuri te brezat e rinj.

Misioni i saj mbetet i njëjtë, t’i shërbejë traditës me dashuri dhe përkushtim, duke e bërë atë të njohur për vizitorët, turistët dhe komunitetin.Një vëmendje të veçantë në këtë rrugëtim ajo i kushton edhe brezit të ri, duke mbështetur të rinj që shfaqin pasion për folklorin dhe trashëgiminë, si një mënyrë për të garantuar vazhdimësinë e kësaj pasurie kulturore në të ardhmen.

Etiketa: etno artgaleriakorcekostumetkujtesa
Shkrimi Mëparshëm

Botohet e plotë publicistika e Ernest Koliqit

Shkrimi Vijues

Një vëzhgues britanik në zemër të Gadishullit Ilirik: Edmund Spencer dhe dëshmia e unitetit shqiptar në mesin e shek. XIX

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dëshmia serbe për autoktoninë e shqiptare në Kosovë: Çfarë shkroi Branislav Nušić në 1902

Dëshmia serbe për autoktoninë e shqiptare në Kosovë: Çfarë shkroi Branislav Nušić në 1902

13 Gusht, 2026
190 vjet nga botimi i `Këngëve të Milosaos`, kryevepra lirike e De Radës

190 vjet nga botimi i `Këngëve të Milosaos`, kryevepra lirike e De Radës

12 Gusht, 2026
Bërthama e vërtetë e hellasit: Çfarë thotë shkenca gjermane e vitit 1895 për shqiptarët dhe Greqinë

Bërthama e vërtetë e hellasit: Çfarë thotë shkenca gjermane e vitit 1895 për shqiptarët dhe Greqinë

12 Gusht, 2026
“Shkja”: Historia e fshehur brenda një fjale. Të parët e shqiptarëve e përcollën krishterimin te sllavët, kur këta zbarkuan në Ilirik

Ku e gjen zanafillën identiteti kombëtar shqiptar?

Ku e gjen zanafillën identiteti kombëtar shqiptar?

11 Gusht, 2026
Misioni i NATO-s vlerëson përmirësim të sigurisë, Policia e Kosovës pjesë e ofrimit të sigurisë në Manastirin e Deçanit

Misioni i NATO-s vlerëson përmirësim të sigurisë, Policia e Kosovës pjesë e ofrimit të sigurisë në Manastirin e Deçanit

11 Gusht, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist