E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Doni një rini që rri, apo një rini që largohet?!

11 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

 Ndonjëherë mjafton një shkëndijë, ndonjëherë mjafton një jetë e humbur, për të kuptuar për të disatën herë në këtë botë, se nuk luhet me zjarr.

Ndonjëherë mjafton më pak se një shkëndijë, një jetë e marrë jo nga mosha, por nga një dorë në të padrejtë, për të ndezur në mijëra zemra një zjarr të madh zemërimi. Pikërisht me këtë zjarr, më shumë se me çdo zjarr tjetër, nuk luhet.

Doni apo s’doni ju, vendit i duhet një rini që rri këtu, jeton këtu, lufton për të jetuar këtu , më saktë, e jo një rini që largohet e detyruar nga konditat.

Pasi Shqipëria s’mund të jetë vetëm trualli i politikave të mbrapshta e përçarëse, trualli i mercenarëve politik, i punëve me mik, i drejtësisë me lek, i  indiferentëve në kafene, trualli i blogerëve interesaxhinj, i influencerëve që s’tejçojnë asgjë veç dogma komerciale. Askënd të mos e gënjej mendja se ky do mbetet përjetësisht trualli ideal i bosëve të drogës, i afereve korruptive, i pallateve të ngucur, i këngëtarëve të internetit, i dashnoreve shumplanëshe, profesioniste të fotografimit të mullaqeve, i medias së uzurpuar etj. Mbi gjithçka i heshtjes për të fashitur të gjitha sa më lartë.

 

Këtij vendi i duhet rini, rini me shpresë për jetën. Jo vetëm Vip-a e aspirant për Vip-a. Jëtën e përbëjnë njerëzit e thjeshtë, punëtorë, zanatçinj, jo Vip-at. Estrada shqiptare tashmë bën vetëm për të qarë. I patë pak muaj më herët Vip-at, teksa bënin fushatë për PS-në. S’mund të bëjnë antifushatë tashmë, për hir të një “incidenti padashje” . Është kundër parimeve të militantit edhe pse ndesh me parimet humanitare!  

Këtij vendi i duhet ajo rini, sepse edhe ajo është pjesë e shoqërisë tonë. Ndoshta më sypatrembura, sepse s’ka ç’të humbasë. Ajo që askush se ka pyetur e askush nuk e fut në llogari. Ajo që edhe më herët mund të jetë konfrontuar me policinë, ajo që i ka njomur me gjak edhe më herët qelitë e komisariateve. Sepse ata janë të varfër dhe s’mund të blejnë me para në dorë drejtësinë e lirinë jashtë hekurave, si bashkëmoshatarët e tyre më të privilegjuar.

Ata të rinj atje në bulevard, para se të etiketohen masha e njërës palë, apo tjetrës, janë shqipëtarë. Para se gjithësecili t’i luftojë verbalisht, duke menduar se ka argument bindës teksa thotë se janë të djathtë e po përdoren si mish për top, mendoni fillimisht se janë shqiptar. Shihni se ku jetojnë, se ku detyrohen të rriten para kohe! Shihni kush kujdeset për ta!

Asgjë tjetër s’ka më asnjë vlerë, në momentin që gjykon së prapthi e përpiqesh tu vësh flamuj me ngjyra partiake njerëzve, për të minuar qytetarinë që reagon.

Doni një rini që qëndron këtu?!

Epo një e tillë edhe lufton, sepse do liri. Do liritë minimale jetike. Do të parkojë makinën pa futur dorën në xhep. (Ai që e ka mundësinë e makinës.) Do të ulet diku pa e futur dorën në xhep, do ta zbavisë fëmijën pa e futur dorën në xhep,  të pijë ujin që paguan për të pishëm. Të mos dëgjojë mbroçkulla për të qarkulluar vetëm me biçikleta, pasi bëhet trafik. Zotëri mos ndërto më pallate! …

Jepini atë që meriton kësaj rinie e jo vetëm, por të gjithë shqipëtarëve! Jepini këtyre të rinjve problematik, sipas jush, pakëz dinjitet. Hapini vend mes jush, sa nuk është vonë. Respektoini, mësoini, edukoini e mos i dendni me diploma. Mos fërkoni barkun e gajaseni me padijen e tyre!

Folini rinisë ballazi, e mos i bërtisni nga dritaret e errëta të rrjeteve (a)sociale. Rinia ka të drejtë të mbrojë atë që beson sa është i lirë ta bëjë. Pasi kur prekin moshën madhore e i hyjnë andrallave të jetës, bëhen thellësisht të kompromentueshëm, ambjenti, realiteti shqiptar të bën të atillë. Një ingranazh të sistemit, kontribues në parazitizmin e pushtetarëve, buxhetor për para që s’i sheh kurrë me sy. Mbajtur peng nga rroga, nga buka e fëmijëve, teksa shkasin vitet, duke qenë thjesht numër për të gjithë ata që i ushqehen mbi shpinë.

Ndonjëherë mjafton një shkëndijë, ndonjëherë mjafton një Klodian më pak, për të parë fytyrën e vërtetë të shoqërisë sonë!/usalvision

Shkrimi Mëparshëm

E torturuan dhe më pas e vranë, Muhamet Rrumbullaku, Lleshaj, Veliu dhe Ziu manipuluan krimin ndaj Klodian Rashës

Shkrimi Vijues

Çudit Spartak Ngjela: ”Protestueve tu thyhen brinjët, policia ti tërheqë zvarrë e ti nxjerrë nga qyteti”

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Çudit Spartak Ngjela: ”Protestueve tu thyhen brinjët, policia ti tërheqë zvarrë e ti nxjerrë nga qyteti”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist