Romani ‘’Flama’’ i autorit Tom Kuka fiton Çmimin Europian të Letërsisë për vitin 2021.
Juria shqiptare ka përzgjedhur autorin Tom Kuka, ndryshe Enkel Demin që të jetë përmes romanit të rij “Flama” si autori që do të përkthehet në disa gjuhë europiane e që do të ketë mundësi të përfitojë nga mbështetja e institucioneve të kulturës në Europë për t’iu prezantuar lexuesit të huaj.
Romani ‘’Flama’’ iu prezantua lexuesit shqiptar në mars, një vit pasi u ngjiz e u shkrua. Autori ka zbuluar që e ka shkruar gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, e brenda një viti arriti të botonte historinë që na çon në Tiranën e një shekulli më parë.
Ky është libri i katër i autorit Tom Kuka, që njëkohësisht njësohet edhe me një nga personazhet e romanit. Nga i njëjti autor, Tom Kuka\Enkel Demi lexuesi shqiptar mund gjejë në librari edhe “Ora e ligë”, “Hide mbi kalldrëm” dhe “Gurët e vetmisë”.