• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Detaje mbi gjuhën shqipe: “…Ku e mësuan shqiparët gjuhën homerike dhe parahomerike?…”

Vinny nga Vinny
19 Maj, 2023
Në Kultura
0
Detaje mbi gjuhën shqipe: “…Ku e mësuan shqiparët gjuhën homerike dhe parahomerike?…”
0
NDARJET
947
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Do të ishte naive të hamendësohet se shqiptarët ruajtën fjalë helene në gjuhën e tyre për shkak të kontaktit të vazhdueshëm të tyre me helenët, që pas shekullit të II-të të mbas Krishtit, siç thotë edhe Falmerajeri. Nëse me të vërtetë do të ishte kështu, duhet të ruanin një gjuhë të ngjashme me gjuhën aleksandrine të asaj kohe, sepse është e palogjikshme që sot pranë nesh të vijë një popull dhe të mësojë jo gjuhën dhimiotike*, por dialektin e Atikës. D.m.th. kuptohet se do të mësojë gjuhën e përditëshme, e cila ruan disa fjalë të dialektit Atikas dhe Homerik, p.sh. andras = burrë, ieron = i shenjtë, polis = qytet, etj.,por është e pakuptueshme të mësojë fjalë që nuk përdoren dhe nuk dëgjohen askund p. sh. Rea (re, retë), anë që vjen nga anio (anoj), mend, që vjen nga mendomë (mendohem), nisem që vjen nga nisomë, përveç rastit nëse do të ishte ndonjë popull që do të studionte pambarimisht Homerin. Por shqiptarët ishin analfabetë. Pra, ku e mësuan gjuhën homerike dhe parahomerike, nëse me të vërtetë, ashtu siç thotë Falmerajeri, u afruan me grekët vetëm në shekullin e II-të pas Krishtit, apo nëse ishin shfaqur vetëm në shekullin e X, siç thotë antishqiptari i tërbuar Nikokli?

Aristidh Kola 1944 - 2000
Aristidh Kola 1944 – 2000

Shumë studiues neogrekë duke parë se pondët, çakonët, maniatët, kretasit etj, përdornin në disa fjalë të dialektit të tyre, mbasesa të lashtësisë klasike, p.sh. –usi, -asi, etj nxjerrin përfundimin solemn se nga ky element dhe vetëm nga ky vërtetohet helenizini i këtyre popullësive. Pa dyshuar për helenizimin e tyre, këtë përfundim e quaj mjaft mendjelehtë dhe foshnjarak. Në gjuhë, elemente që vërtetojnë, nuk janë mbaresat por rrënjët. Përveç kësaj, këto mbaresa janë përdorur deri në fund të Perandorisë Bizantine, dhe me sa duket edhe më vonë. Por ai që tregon lidhje me Bizantin, nuk është e thënë që të tregoj dhe lidhje me helenizimin e lashtë! Të gjithë hebrejtë, sirianët, egjiptianët dhe shumëllojshmëria e shtetit bizantin, që u bë dhe kristian, nuk fituan ndonjë afërsi gjaku apo shpirti me lashtësinë klasike!…

Kopertina e librit, versioni shqip
Kopertina e librit, versioni shqip

Përkundrazi, shqipja nuk pati asnjëherë ndonjë mbaresë me –usi, apo –asi, por ka të njëjtat rrënjë me një gjuhë që flitej në Greqi, që prej viteve prehistorike.

Për 30 vjet e kam folur gjuhën arbëreshe**, njëkohësisht me greqishten e re dhe nuk më kaloi asnjëherë nëpër mend se mund të kishte ndonjë lidhje midis greqishtes së lashtë dhe shqipes. Tani e kuptoj se studiuesit nuk është e mundur të japin përgjigje dhe zgjidhje problemeve të periudhës prehistorike, që nga çasti që e shpërfillin gjuhën shqipe. Sepse në shqip ruhen fjalë dhe rrënjë, që u zhdukën nga fjalori grek, apo që i gjejmë aty si fjalë të reja të përbëra, që i krijoi demoni i aftësisë gjuhëformuese të grekëve. Kështu p. sh. Në shqip egziston folja flas. Në greqisht ka mbetur fjala “filiaræs” dhe folja “filiaro”. Në shqip kemi emrin fjala, ndërsa në greqisht “iper-fialos” që do të thotë llafazan, ai që flet shumë, për të shitur mend. Por egzistojnë edhe disa ndryshime në mbaresa dhe në vetë emrin, që studiuesi duhet t’i ketë parasysh. Folja flas në të kryerën e thjeshtë bëhet fola.

Gjuhëtarët që nuk e njohin mirë shqipen nuk është e mundur t’i përgjigjen një sërë problemesh të periudhës prehistorike, që kanë të bëjnë me territorin, i cili përfshin hapësirën nga gadishulli italian deri në lumin Ind të Indisë. Si është e mundur të eksplorojnë periudhën prehistorike duke injoruar gjuhën pellazge (shqipe) ? Jakov Thomopulo, në librin Mbi pellazgët, e theksoi këtë, por studimet e tij nuk u vunë re nga historianët grekë, sepse aty nuk ishte një gjuhëtar “me diplomë”, por dashurues i gjuhësisë. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Zbulimet më të mëdha arkeologjike i ka bërë një tregtar kokëfortë, Heinrich Schliemann, i cili shkoi kundër të gjithë atyre që vinin në dyshim Homerin. Fjalët e fjalorit neogrek, që egzistojnë dhe në shqip, nuk i përmend të gjitha sepse nuk hedhin dritë mbi identitetin e të dy popujve, por na tregojnë vetëm një huazim të dyanëshëm nga njëri-tjetri. Megjithatë, egzistojnë disa fjalë që ruhen dhe në greqishten e re dhe po ashtu në shqip.

GrekeShqipe
Bora, qihoniBora
VoriasVeriu
NotosNoti
Krini, pruno, vrisiKrua, kroi
KleoQaj (klian – dial arbër)
Pio, pinoPi, pij
Zei, vra-ziZien, valon , vlon
IpevoHipi, hipën
Strono nga (storeo, stronimi)Shtron
LuoLaj
en ora, vor-isNë orë (në kohë, herët)
Ster-evi, sterumeShteron, shterem
StiraShterpë
DhrapaniDrapëri (dial. Drapëni)
Lehona, lohiaLehem (lindem)
ThiraDera
Mikitas, muh-k-laMyku
Buqia (në Qipro)Bukë, buka
Dhris, drisDru
KokosKokë
Dhra-skel-izoShkel
A-mil-onMiell
VusViç
Dam-alisDem, demi
NinNani
Eh-mi, eh-mirompreh, gri-h

Në rastin e këtyre fjalëve përsëri nuk mund të hamendësojmë huazimin e shqipes nga greqishtja, sepse këtu fjalët e huazuara duhet të ishin të njëjtat, p. sh. shqipja ruan foljen mpreh ndërsa në greqisht kjo nuk egziston, por kemi edhe mbiemra, si eh-mi, eh-miro. Por ehmi dhe ehmiro nuk egzistojnë në shqip! Folja shkel nuk egziston në greqisht, përveç emrit skelos dhe foljes dhraskelizo, të cilat nuk i kemi në shqip. Prandaj themi se këto rrënjë janë ruajtur si në shqip ashtu dhe në greqisht, që nga gjuha e lashtë dhe nuk janë huazime të ndonjë populli nga tjetri, por identitet i të dy popujve.

Greqishtja ka huazuar një sërë fjalësh nga shqipja, që i përdorin (grekët) pa patur dijeni për këtë huazim, apo në rastin më të keq i quajnë turke apo sllave.

GrekeShqipe
BesaBesa
BabesisI pabesë
KaligonoKalëroj
KalikucaI kaluar, i hipur mbi kalë
HujazoBërtas i zemëruar të huaj, të huaj
Furka***Zemërim, inat
KunadhiosKunati
PuliPulë
KuvendaKuvendim

*Gjuha dhimiotike, e përkthyer dhe publike, është gjuha që flitej nga populli.

**Autori i këtij libri, Aristidh Kola.

***Vjen nga Forki, që mbante një furkë në duar, me të cilën trubullonte detrat. Pra zoti i trubullimit të detrave.

Marrë nga libri Arvanirasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola

Aristidh Kola
Theodhor Kolokotroni(Bythguri) plaku i Moresë
Θεόδωρος Κολοκοτρώνης ο γέρος του Μοριά
Etiketa: aristidhdetajegjuhagrekehomerikekolakollokotronishqipe
Shkrimi Mëparshëm

Deri më 1878, Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri

Shkrimi Vijues

Çështja “Beleri” dhe Himara – Qafoku: Nuk ka autoktonë grekë në Himarë

Shkrimi Vijues
Çështja “Beleri” dhe Himara – Qafoku: Nuk ka autoktonë grekë në Himarë

Çështja “Beleri” dhe Himara - Qafoku: Nuk ka autoktonë grekë në Himarë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

24 Janar, 2026
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

24 Janar, 2026
Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.