• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese, që iku me lutjen, “Mos më harroni!”

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
17 Korrik, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese, që iku me lutjen, “Mos më harroni!”
0
NDARJET
27
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Albert Vataj

Ai nuk është prej 6 vitesh, por vepra e tij e vëllimshme, puna e tij ngulmëtare, e epërmja e shpirtjes krijuese, janë në kohjen tonë, thesar dhe testament. E megjithatë, e vërshimshmja e së sotmes narciziste ka lënë të pakohë dikënd të kujtohët për të.

Dhe, sot ai është një i ikur i dritur, që dot nuk mundi ta linte në ne të ndezur diellin e mirënjohjes dhe kujtesës, drojet se digjeshim.

Sikur ta kishte parathënë ai vetë, me një intuitë të dhimbshme që vetëm shpirtërat e mëdhenj e kanë, se në këtë vend harresa nuk është pasojë, por mekanizëm. Se këtu, ndonjëherë me zell të verbër, harrojmë më të shenjtët tanë, ata që dhanë gjithçka për një ideal, për një vizion, për një komb që e donin më të ndritur, më të kulturuar, më vetëdijshëm për veten.

Moikom Zeqo iku duke lënë një amanet që s’kishte të bënte me lavdinë, me emrin e tij, por me kujtesën për veprën, për këtë obelisk të lartë dhe të papërsëritshëm të dijes dhe frymëzimit që ai ngriti me mund, me flijim, me gjenialitet. Ai na e la si një thirrje, si një lutje të heshtur: “Mos më harroni!”, jo për të kërkuar mëshirë, por për të kërkuar drejtësi ndaj asaj që përfaqësonte.

Kudo ku i kërkoi koha, ku e thirri ndërgjegjja e tij intelektuale, ai dha më të mirën, dhe më shumë se kaq. Shkëlqeu. Në poezinë ku metafora nuk ishte thjesht zbukurim, por domethënie, në figuracionin që nuk zbrazte vetveten, por ngarkonte botën, në muzikalitetin që përshkonte dritën e shpirtit dhe mendimit. Askush si ai, as paraardhës, as bashkëkohës, as pasardhës, nuk e solli poezinë shqiptare në atë nivel të përtejmë, ku gjuha bëhet trup hyjnor i përjetësisë.

Ai nuk ishte vetëm poet. Ishte kërkues. Ishte dijetar. Ishte arkeolog i fjalës, i sendeve, i kujtesës. Në kërkimet e tij të palodhura në arkeologji, etnografi, mitologji dhe histori, ai nxori në dritë të njohjes shqiptare copëza të shpirtit tonë kolektiv, të paidentifikuara më parë. Me skrupulozitetin e një shenjtori të së vërtetës, ai i dha formë, emër dhe jetë të dhënave, sendeve, ngjarjeve që kishin humbur në pluhurin e shekujve.

Publicistika e tij, esetë, librat, ishin gjithnjë më shumë se një produkt letrar: ishin strukturë mendimi, peizazh i dijes dhe dëshmi e një ndërgjegjeje që nuk u shua kurrë, as kur e përjashtuan, as kur e anatemuan, as kur e heshtën. Ai nuk kishte frikë të mendonte ndryshe. Dhe kjo e bëri më të vërtetë.

Lindi më 3 qershor 1949 në Durrës, një qytet që për të nuk ishte thjesht vendlindja, por tokë e shenjtë, muzej i gjallë i rrënjëve, laborator i arkeologjisë shpirtërore. U formua në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë, por shumë shpejt tejkaloi kufijtë e një akademiku tradicional. Ai ndërtoi një galaktikë të tijën, ku historia, miti, simboli dhe fjala rridhnin në një sistem të vetëqëndrueshëm, universal.

Letërsia që krijoi ishte një univers në lëvizje. Shkroi mbi 60 vepra, në poezi, prozë, eseistikë, arkeologji, filozofi. Ai udhëtoi mes epokash, duke e bërë gjuhën një medium të së përjetshmes. Poezia e tij nuk është strehë për të ndjeshmit, por fushëbetejë për ata që guxojnë të mendojnë. Vepra si “Meduza”, “Zodiaku”, apo “Unë nuk besoj te fantazmat”, janë dokumente të një mendjeje që ka eksploruar labirintin e qenies dhe nuk është kthyer më kurrë si e njëjta.

Në kohën e diktaturës, ai u përjashtua nga Akademia, sepse guxoi të ishte i lirë. Por ai nuk reshti së menduari, së kërkuari. U bë arkeolog, jo vetëm i sendeve, por i kohës, i të harruarës. Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ai nuk gjente vetëm amfora dhe mozaikë, por rrënjët tona. Frymëzimet.

Pas viteve ’90, hyri në politikë. Jo për pushtet, por për të sjellë një ndjeshmëri kulturore që mungonte. Drejtoi Ministrinë e Kulturës dhe më pas Muzeun Historik Kombëtar, duke e kthyer dijen në institucion dhe përfaqësimin në akt dinjiteti.

Fjalët e tij udhëtuan në shumë gjuhë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, polonisht. Ai u përkthye jo për hir të modës, por sepse e meritoi. Kritikë ndërkombëtarë e krahasuan me Dante-n, me Eliot-in, por ai mbeti Moikom. I vetëm. I pakrahasueshëm. Si një kod i vetë origjinalitetit.

Vdiq më 15 qershor 2020. Nuk u largua si një njeri që shteron, por si një yll që vazhdon të ndriçojë përtej largimit. Iku pa zhurmë, por me dritë. Me atë qetësi që i shkon vetëm të urtëve të mëdhenj, vetëm atyre që e kanë bërë paqe me përjetësinë.

Në këtë përvjetor ndarjeje, nuk kujtojmë vetëm një poet. Kujtojmë një frymë. Një përmasë të mendimit që nuk mund të përkufizohet, vetëm të ndjehet. Ai ishte një nga ato figura që nuk lindin shpesh, dhe kur largohen, lënë boshësi që nuk mbushet dot, veçse me kujtim dhe mirënjohje.

Po, Moikom Zeqo nuk tha “Mos më harroni” për veten. E tha për atë çka përfaqësonte, për dijen, për dashurinë ndaj gjuhës dhe atdheut, për nderimin ndaj identitetit tonë. Dhe detyra jonë nuk është vetëm ta kujtojmë, por ta lexojmë, ta mësojmë, ta trashëgojmë. Sepse ai është jo vetëm një kujtim, por një udhërrëfyes. Një dritë që nuk shuhet.

Qoftë kujtimi i tij një shenjë për ata që guxojnë të jenë të veçantë, të lirë dhe të vërtetë. Sepse janë pak ata që, si Moikomi, mund të thonë: “Unë nuk besoj te fantazmat… por kam qenë një.”

Etiketa: akademikemoikom zeqoskencorestudiuesvlera
Shkrimi Mëparshëm

Tingujt e Labërisë në Hollywood, fyelli i Vendim Kapajt bëhet pjesë e kolonës zanore të “Odyssey”

Shkrimi Vijues

Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

Shkrimi Vijues
Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

14 Gusht, 2026
Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

14 Gusht, 2026
Historiania e njohur greke Marianna Koromila: “Jemi kombi më pa histori në botë”

Historiania e njohur greke Marianna Koromila: “Jemi kombi më pa histori në botë”

14 Gusht, 2026
Dëshmia serbe për autoktoninë e shqiptare në Kosovë: Çfarë shkroi Branislav Nušić në 1902

Dëshmia serbe për autoktoninë e shqiptare në Kosovë: Çfarë shkroi Branislav Nušić në 1902

13 Gusht, 2026
37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

14 Gusht, 2026
Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

14 Gusht, 2026
Historiania e njohur greke Marianna Koromila: “Jemi kombi më pa histori në botë”

Historiania e njohur greke Marianna Koromila: “Jemi kombi më pa histori në botë”

14 Gusht, 2026
Dëshmia serbe për autoktoninë e shqiptare në Kosovë: Çfarë shkroi Branislav Nušić në 1902

Dëshmia serbe për autoktoninë e shqiptare në Kosovë: Çfarë shkroi Branislav Nušić në 1902

13 Gusht, 2026
190 vjet nga botimi i `Këngëve të Milosaos`, kryevepra lirike e De Radës

190 vjet nga botimi i `Këngëve të Milosaos`, kryevepra lirike e De Radës

12 Gusht, 2026
Bërthama e vërtetë e hellasit: Çfarë thotë shkenca gjermane e vitit 1895 për shqiptarët dhe Greqinë

Bërthama e vërtetë e hellasit: Çfarë thotë shkenca gjermane e vitit 1895 për shqiptarët dhe Greqinë

12 Gusht, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.