E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Veprimtari jubilare për 210-vjetorin e lindjes së Hasan Tahsinit

23 Prill, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Akademia e Shkencave e Shqipërisë të enjten ka organizuar një veprimtari jubilare për 210-vjetorin e lindjes dhe 140-vjetorin e vdekjes së filozofit dhe veprimtarit Hasan Tahsini.

Akademiku Pëllumb Xhufi, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, hapi veprimtarinë duke theksuar se Hasan Tahsini ishte i pari që përhapi në Perandorinë Osmane shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit në historinë e saj, por edhe i pari që përhapi në popullsinë shqiptare mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, i cili në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX.

Akademiku Rexhep Meidani në kumtesën e tij e vlerësoi Tahsinin si një dijetar e patriot që duhet të vendoset në panteonin kombëtar të diturisë dhe atdhedashurisë, i cilësuar njëkohësisht si një nga pionierët e shkencave moderne të shekullit XIX në perandorinë osmane.

“Hoxha Tahsini punoi edhe për alfabetin shqip. Ai e donte atë të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera dhe, mbi të gjitha, edhe shprehës të fuqisë së gjuhës shqipe. Hasan Tahsini veprimtarinë intelektuale dhe studimet e nisi në Paris më 1857. Në vitin e parë të qëndrimit të tij në Paris, para regjistrimit në fakultetin e shkencave natyrore në Universitetin e Sorbonës, plotësoi dhe thelloi më tej njohuritë e veta duke ‘rrëmuar’ në bibliotekat e pasura të Parisit”, theksoi Meidani.

Sipas tij, paralelisht me studimet për shkencat natyrore, ai ndoqi leksionet si i jashtëm edhe në disa fakultete të tjera, duke përvetësuar kështu njohuri të thelluara në fizikë e matematikë, astronomi e gjeologji, kimi e biologji, filozofi e psikologji.

“Si rektor i universitetit të parë në Perandorinë Osmane, ai ka ristrukturuar dhe programin mësimor, edhe pse kjo binte ndesh me rregullat shtetërore. Pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, kur Perandoria Osmane kishte mbetur nën hijen e kornizave të vjetra tejet konservatore, Hasan Tahsinin e akuzuan për krijimin e një feje të re dhe e izoluan. Hoxha Tahsini ishte i hapur ndaj ideve të reja shkencore, por njëkohësisht ai nuk mund të dilte dhe as nuk doli jashtë kornizave të fesë islame”, tha Meidani. “Ai përpiqej t’i ndërthurte ato në kërkim të të vërtetave të besueshme në funksion të krijimit të një shoqërie të shëndetshme në pikëpamje mendore e morale. Por një orientim i tillë e kishte bërë tepër agresive pjesën më konservatore e fanatike të “elitës” fetare, ndërkohë që Hoxha Tahsini, edhe pse që në fëmijëri u njoh nga i ati me doktrinën fetare, arriti ta shikonte botën edhe nga një këndvështrim i thelluar shkencor bashkëkohor”.

Akad. asoc. Mimoza Hafizi foli për kontributin shkencor të Hasan Tahsinit dhe veçmas për librin “Bazat e astronomisë” në kontekstin e zbulimeve më të mëdha të mesit të shekullit XIX.

Hasan Tahsini ishte i ndikuar nga zbulimet evropiane, për arsye se kishte qëndruar e studiuar gjatë në Paris. Ndonëse ishte pjesë e një bote lindore, në veprën e tij ai mban dhe shpreh pozicionin e astronomisë evropiane të asaj epoke. Hafizi vlerësoi se “Bazat e astronomisë” është një vepër që qëndron në nivelin më të përparuar të dijes astronomike të epokës kur është shkruar.

Profesori Bashkim Kuçuku foli për përmasat universale dhe kombëtare të veprës së Hasan Tahsinit.

“Shkencëtar dhe dijepërhapës enciklopedist, ai është një figurë që edhe sot, pas 210 vjetësh, nuk është përsëdytur, në përmasa të tilla në historinë e kulturës shqiptare. Megjithëse dijet e shumëllojshme i ushtroi larg atdheut dhe jo në dobi të gjendjes së vet shqiptare, ndihmesat kombëtare të tij janë të shquara. Sami Frashëri, në kujtimet e tij ka shkruar i ndjeri Hoxhë Tahsin ishte një nga ata njerëz të mëdhenj që qindvjeçarët dhe kohët (epokat) i nxjerrin rrallë dhe me vështirësi. Vepra e tij emancipuese ka qenë në konflikt me formimin dituror dhe mjedisin e Stambollit, tabloja e përmbledhur e të cilit, do të ishte kjo: një zhvillues dhe përhapës i shkencave moderne evropiane përballë perandorisë osmane. Duke qenë e papërgatitur për ta mirëpranuar dhe përdorur, me sa mundi, ajo e pengoi, ndaloi dhe  zhduku pjesën më të madhe të saj”, tha Kuçuku, duke e cilësuar Hasan Tahsinin si mësuesin e rilindësve më të rëndësishëm, Naim e Sami Frashëri, iniciator veprimtarish atdhetare dhe bashkëpunëtor me Kostandin Kristoforidhin, Jani Vreton, Pashko Vasën etj., sidomos për krijimin e alfabetit të shqipes. “Ishte kundërshtar i vendosur, me argumente shkencore për të mos pranuar alfabetin arab, sepse nuk i përshtatej shqipes, nuk shprehte tërë gjerësinë dhe pasurinë e saj”. /ATSh/Report TV/

nga Taboola
Rekomanduar
Shkrimi Mëparshëm

Yuri Kim: Koha e grupeve të armatosura i përket një të shkuare të shëmtuar

Shkrimi Vijues

“Shpresa për reforma është zhdukur në Shqipëri”/ Gazeta zvicerane: Në 8 vjet shumë gjëra janë përkeqësuar!

Të Ngjashme

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë
Aktualitet

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete
Aktualitet

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari
Kultura

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut
Kultura

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”
Kultura

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla
Aktualitet

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

“Shpresa për reforma është zhdukur në Shqipëri”/ Gazeta zvicerane: Në 8 vjet shumë gjëra janë përkeqësuar!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

Parku Drilon-Tushemisht, mes tetë finalistëve të Bienales Ndërkombëtare të Peizazhit në Barcelonë

12 Dhjetor, 2025
Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

Gërmimet në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: nuk mund të përdoren të tilla mjete

12 Dhjetor, 2025
Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

Në sinoret e Epirit … Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit , Josif Shukallari

12 Dhjetor, 2025
Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

Epiri – Shqipëria: Lëvizja e Kostandin Arianitit, dhe stradiotëve për çlirimin e atdheut

12 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist