E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

U shpall “kampion të anti-korrupsionit” nga SHBA, u kritikua nga Komisioni i Venecias / Sonila Meço: Kë të besojmë për Dvoranin?

25 Shkurt, 2021
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Sonila Meço ka reaguar pas shpalljes së Ardian Dvoranit, “kampion i anti-korrupsionit” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

Meço sjell në vëmendje faktin, se ndryshe nga DASH, Komisioni i Venecias pati shumë kritika për KED-në e drejtuar nga Dvorani, duke theksuar se KED nuk funksiononte në mënyrë transparente.

 

Meço sjell të dyja deklaratat që janë kontraditktore me njëra tjetrën, ku nga njëra anë Dvorani shpallet kampion i anti-korrupsionit dhe nga ana tjetër, institucioni i drejtuar prej tij, quhet “jo transparent”. Gazetarja ngre pyetjen se kujt i duhet besuar në këtë rast?!

 

Kujtojmë se presidenti i Republikës e ka quajtur Dvoranin, një “mafioz që bën lojra” me Kushtetutën dhe ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për të.

 

Reagimi i plotë i Sonila Meços:

 

– Departamenti Amerikan i Shtetit sot:

 

“Siç e ka theksuar edhe Presidenti Biden, angazhimi ynë për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet ta arrijmë në vendin tonë dhe jashtë saj. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve të guximshëm të cilat kanë luftuar për realizimin e këtyre idealeve. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani nga Shqipëria, Diana Salazar nga Ekuadori, Sophia Pretrick nga Federata e Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro nga Guatemala, Ibrahima Kalil Gueye nga Guinea, Anjali Bhardëaj nga India, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov nga Republika e Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla nga Libia, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka nga Ukraina.

 

Ata na frymëzojnë ne dhe shumë homologëve të tyre të ndjekin këto ideale në të gjithë botën.”

 

– Komisioni i Venecias dje:

 

90. Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente.

 

Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurat e emërimit, siç janë ato të Gjykatës Kushtetuese.

 

Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149 / d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës).

 

Gjithashtu, neni 226 (2) (d) i ligjit nr. 115/2016 për institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë parashikon që Kryetari i Këshillit të sigurojë regjistrimet audio të mbledhjeve të Këshillit dhe që përmbledhjet e procesverbalit të mbledhjeve të Këshillit mbahen dhe publikohen në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Mirëpo përmbledhjet e takimeve nuk janë botuar në kohë. Kjo është veçanërisht për të ardhur keq sepse Avokati i Popullit u përjashtua nga diskutimet sipas Rregullit 41.

Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 21.09.2019; ai më pas i dërgoi Presidentit dy lista më 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. *Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial*.

 

Në përgjigje të pyetjes së delegacionit të Komisionit të Venecias, pse i dërgoi listat në Kuvend gjashtë ditë më vonë se ato që i ishin dërguar Presidentit, Kryetari i KED u përgjigj se përgatitja e dosjeve të plota që u dërguan së bashku me listat morën më shumëkohë.

Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED. Në çdo rast, do të duhet të kishte qenë e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të zbatimit të mundshëm të emërimit të parazgjedhur në bazë të rregullit 30-ditor. Normalisht, sipas neneve 7/a deri 7/c të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, KED duhet të respektojë afatet e rrepta gjatë procesit të emërimit.”

 

Ka, apo s’ka transparencë?

Kë të besojmë?

Shkrimi Mëparshëm

Publicisti Zeka: Gjykata Speciale thërret Baton Haxhiun, pritet arrestimi

Shkrimi Vijues

SHBA vlerëson si “Kampion i anti-korrupsionit”, hetuesin që kërkoi burg për shkodranët që rrëzuan bustin e Stalinit!

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

SHBA vlerëson si “Kampion i anti-korrupsionit”, hetuesin që kërkoi burg për shkodranët që rrëzuan bustin e Stalinit!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist