E enjte, 17 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Si u bë Tirana kryeqytet më 8 Shkurt 1920?

9 Shkurt, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës njoftoi se do të nisej për Durrës, kryeqytet. Më 5 Shkurt Ahmet Zogu, 24-vjeçar, ministër i Brendshëm, njoftoi se qeveria po priste në Kavajë, në gatishmëri për të hyrë në Durrës, ku kontrollonte ende ushtria italiane.

Po atë ditë, Gjenerali Raimondo, deklaroi se me urdhër të gjeneral Piacentinit, ata nuk mund të hynin në Durrës. Ai dërgoi forca në afërsi të Shkëmbit të Kavajës për të ndaluar çdo mundësi avancimi drejt kryeqytetit.

Ahmet bej Zogu nuk tentoi të përplasej me ta. Një ditë më pas, ai kaloi nëpër rrugët dytësore nga Kavaja në Shijak dhe deklaroi se do të vendoste qeverinë përkohësisht në Tiranë, derisa Durrësi të lirohej nga italianët.

Gjeneral Piacentini reagoi sërish. Në zyrën e postës në Shijak mbërriti një telegram që sqaronte se komandanti Italian i Tiranës kish mbledhur parinë e qytetit dhe u kish kërkuar atyre që mos mbështesnin qeverinë e Lushnjës. Gjuha dhe toni i tij kishte qenë kërcënues.

Më 11 shkurt, duke shpërfillur gjithë paralajmërimet italiane, qeveria udhëtoi për në Tiranë. Pritja dhe entuziazmi i publikut ishte thuajse i pabesueshëm. Popullariteti i anëtarëve të qeverisë po ashtu. Pas një periudhe 8 vjeçare kaosi, shqiptarët po besonin tek vetvetja. Hyrja në Tiranë e qeverisë ishte triumfuese. Një aparat fotografik ka fiksuar këtë moment dhe drejtuesit kryesorë të saj, të rrethuar nga mijëra vetë. Tirana nuk kishte as zyra dhe as kushte për t’i strehuar, por siç kish ndodhur edhe në Vlorë më 1912 dhe në Durrës më 1914 ndërtesat e vjetra të administratës turke, u shndërruan në seli të qeverisë. Parlamenti dhe Kryeministria, u vendosën të dyja bashkë në shtëpinë e Zija bej Toptanit (aktualisht selia e Akademisë së Shkencave), njëra në katin e parë dhe tjetri në katin e dytë.

Më 15 shkurt 1920, pas një kërcënimi të ri italian, qeveria e zgjedhur në Lushnjë dhe e vendosur në Tiranë, njoftoi Gjeneralin Piaçentinin, se nuk e njihte më qeverinë e Durrësit dhe deklaroi se do përplasej ushtarakisht me të. Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu shpalli mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë. Të trembur nga zhvillimi i ngjarjeve, nga mbështetja e madhe e popullatës dhe nga etiketimi “tradhtarë”, 3 përfaqësuesit e qeverisë së Durrësit dhanë dorëheqjen. Po atë ditë ata i dorëzuan arkivin, ministrit të Brendshëm. Ky gjest i befasoi italianët. Ata vendosën të kalojnë nga gjuha e forcës dhe e kërcënimit, tek ajo e diplomacisë dhe reciprocitetit.

Qeveria e Tiranës kishte korrur fitoren e parë, që do të pasohej, befas, nga një seri fitoresh, që për nga intensiteti dhe përmasat, nuk janë përsëritur në këto 100 vjet të historisë së shtetit shqiptar!

Pas tërheqjes së italianëve dhe kapitullimit të qeverisë së Durrësit, më 20 shkurt 1920, vetëm 9 ditë pasi ishte vendosur në Tiranë, Qeveria e Kongresit të Lushnjës u njoh zyrtarisht nga gjithë qytetet e Shqipërisë. Selia e qeverisë mbeti në Tiranë.

Shkrimi Mëparshëm

Video / Eleni Foureiras: Jam shqiptare, por në Greqi buka ka tjetër shije!

Shkrimi Vijues

“Pyetja ime është ku janë kufijtë…” S’pëmbahet Vuçiç: Kufijtë janë ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët?

Të Ngjashme

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet
Aktualitet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore
Aktualitet

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit
Kryesore

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën
Aktualitet

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët
Kryesore

Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

16 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”
Kryesore

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

"Pyetja ime është ku janë kufijtë..." S'pëmbahet Vuçiç: Kufijtë janë ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

16 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist