E diel, 16 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Samiti në Tiranë / Përplasja e Kurtit me Bërnabiçin dhe deklaratat për mini shengenin

11 Qershor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është përplasur me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiç, gjatë samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Kurti tha se në samitin e mbajtur në Tiranë të Shqipërisë, Bërnabiq “nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”.

“Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vjetësh pavarësinë nga Serbia. Është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar po ashtu foli për iniciativën e “mini-Shengenit”, duke thënë se nisma të tilla ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka më ‘mini-Shengen’, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga Procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”, tha Kurti para gazetarëve në Tiranë.

Me Albin Kurtin “kemi pasur shkëmbim mendimesh gjatë takimit. Ka pasur disa provokime, disa ide të tij se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por ai e ka marrë përgjigjen e duhur”, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

E pyetur nga gazetarët se cilat kanë qenë idetë e Kurtit dhe cila ka qenë përgjigjja e saj, Bërnabiç tha se “nuk do të ishte e drejtë të flitej për atë që ka ndodhur prapa dyerve të mbyllura”.

“… por, ai insiston që gjithçka të nisë prej tij dhe kësaj administratës së re, në kuadër të ‘institucioneve të përkohshme’ në Prishtinë. Sipas kësaj [ideje], nuk mund të shkojë më kështu, porse tani do të kemi një format krejtësisht të ri [të bisedimeve], në bazë të të cilit ne jemi partnerë të barabartë. Unë kam thënë se kjo është e pamundur, sepse nuk jemi partnerë të barabartë, kemi dallim të madh. Ne jemi shtet sovran i pranuar ndërkombëtarisht, ata nuk janë. Por, është e rëndësishme që këto gjëra të lihen për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Bërnabiç.

Rama: “Mini-Shengeni” sjell vetëm përfitime

Por, për dallim nga Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për mediat me komisionerin për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Oliver Varheyli u shpreh se Shqipëria mbetet e palëkundur se projekti i “Shengenit rajonal” është një projekt strategjik me përfitime për rajonin.

“Ne mbetemi të palëkundur se projekti i ‘Shengenit rajonal’ është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale dhe politike për të gjithë rajonin tonë dhe më vjen mirë që sinergjia e këtij vizioni me Bashkimin Evropian është e plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe jemi në kushtet kur po zotërojmë procesin dhe procesi i Berlinit të kalojë në duart e Komisionit Evropian”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Rama tha se një nga çështjet e diskutuara në samit ishte dhe kërkesa që liderët e rajonit i adresuan BE-së për lëvizjen e lirë pa detyrime shtesë, pas pandemisë së COVID-19.

Ai tha se liderët kërkuan që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit të njihet në BE dhe çdo qytetar i një vendi ballkanik të lëvizë lirshëm si ata të BE-së kur janë të pajisur me këtë mjet.

“Brenda rajonit dhe me Hungarinë kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë pa detyrim e ekstra teste. Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur komisionerit dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në BE dhe ne të lëvizim lirisht si ata të BE-së”, u shpreh Rama.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Tiranë, 10 qershor, 2021.
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Tiranë, 10 qershor, 2021.

Në anën tjetër, Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi tha se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor do të sjellë një plan rreth 30 miliardë eurosh investime evropiane në rajon.

“Ne jemi të gatshëm që të rikonfirmojmë angazhimin dhe përkushtimin tonë që e kemi vënë në tryezë me planin ekonomik dhe të investimeve, një plan që e kemi treguar që në vjeshtë që mobilizon një të tretën PBB-së (Bruto Prodhimi i Brendshëm) së rajonit. Pothuajse 30 miliardë euro në formë investimesh që do të vijnë në rajon. Ky plan nuk ka për të funksionuar në rast se vetë rajoni nuk funksionon si një i tërë, në rast se nuk kemi një treg rajonal”, u shpreh komisioneri, duke përkrahur përsëri iniciativën për “Shengenin rajonal”.

Samiti i Ballkanit Perëndimor u zhvillua të enjten në Tiranë dhe mblodhi drejtuesit më të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Ky Samit vjen pas turneut të vizitave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Hungari dhe Bullgari, ku temë kryesore ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Shkrimi Mëparshëm

SHBA mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Shkrimi Vijues

“Jeni shqiptarë të gjithë” Historiania shqiptare ”trondit grekët”: Shikoni mbimerat si i kanë pasur ndër vite

Të Ngjashme

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

15 Nëntor, 2025
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera
Aktualitet

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera

15 Nëntor, 2025
Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë
Aktualitet

Shpluroset Petro Marko, 2 tituj të rinj, Petro: Autori i dashur nga çdo grupmoshë

14 Nëntor, 2025
Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt
Aktualitet

Kisha e Shën Kollit në Shelcan, kryevepër e Onufrit që sfidon shekujt

14 Nëntor, 2025
Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane
Kryesore

Projektimi i një principate shqiptare në Greqi – 1453. Shqiptarët në Greqi sipas burimeve bizantine dhe katalane

13 Nëntor, 2025
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë
Aktualitet

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, hapësirë të dedikuar studiuesve të ikonografisë

13 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues

“Jeni shqiptarë të gjithë” Historiania shqiptare ”trondit grekët”: Shikoni mbimerat si i kanë pasur ndër vite

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu  rënies së komunizmit

Mesha e fshehtë Shkodrës që i parapriu rënies së komunizmit

15 Nëntor, 2025
“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

“Travel and Tour World”: Shqipëria ndërton muzeun e parë arkeologjik nënujor

15 Nëntor, 2025
“Myslimanen e dua, islamiken e kam frikë” – Aktori Bejleri reciton kapitullin më ‘ngacmues’ nga romani i Blushit

“Myslimanen e dua, islamiken e kam frikë” – Aktori Bejleri reciton kapitullin më ‘ngacmues’ nga romani i Blushit

15 Nëntor, 2025
Gjergj Spani, shkodrani që u doktorua në Paris e Padova, mjeku personal i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

A u “shit” vërtet Shën Naumi shqiptar? Çështja delikate historike, ku ndërthuren politika, feja dhe identiteti.

14 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist