• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
10 Shtator, 2026
Në Aktualitet, Kreu, Kultura
0
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?
0
NDARJET
6
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Busti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është hequr nga Lady Samuel’s Garden në Bayswater të Londrës, duke shkaktuar reagimin e ish-ambasadorit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha.

Berisha ka adresuar një protestë publike dhe kërkesë për informacion zyrtar ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasadës shqiptare në Londër, Westminster City Council dhe institucioneve britanike, duke kërkuar sqarime për arsyen dhe mënyrën e heqjes së monumentit.

Sipas tij, busti është larguar pa njoftim paraprak të institucioneve shqiptare, autorit të veprës apo komunitetit shqiptar në Britani. Berisha pretendon se për heqjen e tij Ambasada shqiptare është vënë në dijeni vetëm pasi çështja është ngritur nga një aktiviste shqiptare nga Kosova.

Monumenti, vepër e skulptorit Kreshnik Xhiku, u përurua më 28 nëntor 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte vendosur në bazë të një marrëveshjeje me Westminster City Council, për një periudhë që, sipas Berishës, zgjat deri në vitin 2042.

Në deklaratën e tij, ish-ambasadori thekson rëndësinë simbolike të bustit, duke e cilësuar atë jo vetëm si monument historik, por edhe si një shenjë të pranisë dhe identitetit shqiptar në Londër.

Berisha kërkon që institucionet të bëjnë të ditur se kush ka urdhëruar dhe realizuar heqjen e bustit, mbi çfarë baze ligjore është marrë vendimi dhe nëse zhvendosja është e përkohshme apo e përhershme.

Ai kërkon gjithashtu informacion mbi vendndodhjen aktuale të monumentit, mënyrën e transportimit dhe gjendjen e tij, si dhe një inspektim për të verifikuar nëse busti, bazamenti apo pllaka përkujtimore kanë pësuar dëmtime.

Një tjetër kërkesë e Berishës lidhet me rikthimin e monumentit në vendndodhjen e mëparshme pas përfundimit të punimeve. Ai kërkon që çdo vendim përfundimtar për zhvendosjen e bustit të merret vetëm pas konsultimit me institucionet shqiptare, Westminster City Council, skulptorin Kreshnik Xhiku dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fund të reagimit, Berisha kritikon institucionet shqiptare për mungesë, sipas tij, të transparencës dhe reagimit në kohë, duke vënë në pikëpyetje faktin që heqja e bustit nuk është bërë e ditur prej tyre, por është konstatuar pas ndërhyrjes së një pjesëtareje të komunitetit shqiptar.

REAGIMI I PLOTE

PROTESTË PUBLIKE DHE KËRKESË URGJENTE

PËR INFORMACION ZYRTAR Mal Berisha

Lënda: Mbi heqjen pa njoftim të bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga Lady Samuel’s Garden, Bayswater, Londër

Drejtuar:

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë

Tiranë

Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar

Londër

Westminster City Council

Londër

Foreign, Commonwealth & Development Office

Londër

Për dijeni:

Anglo-Albanian Association

Bashkësisë shqiptaro-britanike

Mediave shqiptare dhe britanike

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Me shqetësim dhe keqardhje të thellë jam vënë në dijeni se busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, është hequr nga vendi ku qëndronte prej 28 nëntorit 2012, në Lady Samuel’s Garden, pranë kryqëzimit të Inverness Terrace me Porchester Gardens, Bayswater, Londër.

Sipas informacionit që më është përcjellë, heqja është kryer nga një shoqëri ndërtimi, ndërsa Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër është informuar për këtë veprim vetëm pasi çështja është ngritur nga një veprimtare shqiptare nga Kosova.

Heqja e një monumenti me rëndësi të veçantë kombëtare, pa transparencë dhe pa informimin paraprak të institucioneve shqiptare, të autorit të veprës dhe të bashkësisë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, përbën një ngjarje shumë serioze dhe të papranueshme.

Ky bust, vepër e skulptorit shqiptar Kreshnik Xhiku, u përurua më 28 nëntor 2012, në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në cilësinë e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar në atë periudhë, pata nderin dhe përgjegjësinë të drejtoja përpjekjet për realizimin e këtij projekti.

Busti nuk është thjesht një objekt zbukurimi urban. Ai është një shenjë e dukshme e historisë, identitetit dhe pranisë shqiptare në kryeqytetin britanik, si dhe një simbol i lidhjeve ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit britanik.

Për sigurimin e truallit ku u vendos monumenti u akordua një fond prej 30.000 paundësh britanikë. Trualli u mor me qira deri në vitin 2042, në bazë të një kontrate që parashikon edhe të drejtën e përsëritjes së saj.

Për realizimin e veprës ekziston edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 697, datë 16.8.2012, ‘Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2012, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për mbulimin e shpenzimeve për realizimin në bronz të bustit’.

Pavarësisht këtij vendimi, shteti shqiptar nuk e disbursoi asnjëherë shumën prej 8.000 eurosh për realizimin dhe derdhjen në bronz të bustit nga skulptori Kreshnik Xhiku. Për këtë arsye, koston e veprës e përballova personalisht, së bashku me familjen time.

Për këtë sakrificë jam krenar. Edhe pse një pagesë e tillë ishte e konsiderueshme për një familje me të ardhura të zakonshme, ajo mbetet shumë e vogël përpara rëndësisë së një vepre që përfaqëson Shqipërinë, historinë dhe identitetin tonë kombëtar në një kryeqytet të madh botëror si Londra.

Pas përurimit, pranë këtij busti kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule drejtues të lartë të shtetit shqiptar:

Dr. Sali Berisha, atëherë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, gjatë një vizite zyrtare;

Bujar Nishani, President i Republikës, gjatë vizitës zyrtare të dhjetorit 2014;

Jozefina Topalli, atëherë Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë një vizite zyrtare;

Alfred Moisiu, ish-President i Republikës, gjatë një udhëtimi privat;

Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, gjatë një udhëtimi privat.

Asnjë zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, pas vitit 2014, nuk e ka vizituar atë bust dhe as ka bërë homazhe pranë tij. Kjo dëshmon mungesën e plotë të interesimit dhe të përkujdesjes së shtetit shqiptar ndaj këtij monumenti me rëndësi kombëtare.

Sipas dokumentacionit të administruar në dosjen e posaçme që kam lënë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër, për vendosjen dhe qëndrimin e bustit është lidhur një marrëveshje LIGJORE me Westminster City Council. Hapësira është siguruar për një periudhë 30-vjeçare, deri më 28 nëntor 2042, me të drejtë përsëritjeje.

Për këtë arsye, çdo ndërhyrje në vendndodhjen, bazamentin ose vetë bustin duhet të mbështetet në një akt të rregullt ligjor dhe administrativ, të shoqërohet me dokumentacion të plotë dhe t’u komunikohet paraprakisht institucioneve përgjegjëse shqiptare.

Duke pasur parasysh rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj çështjeje, kërkoj publikisht dhe zyrtarisht:

Të bëhet e ditur menjëherë se cili institucion, pronar, zhvillues ose subjekt ndërtimor e ka urdhëruar dhe realizuar heqjen e bustit.

Të publikohet baza ligjore dhe administrative mbi të cilën është ndërmarrë ky veprim.

Të sqarohet nëse heqja është e përkohshme, për shkak të punimeve ndërtimore, apo nëse synohet zhvendosja e përhershme e monumentit.

Të bëhet e ditur vendndodhja e tanishme e bustit, mënyra e transportimit të tij dhe kushtet në të cilat po ruhet.

Të kryhet menjëherë një inspektim profesional për të përcaktuar nëse busti, bazamenti dhe pllaka përkujtimore kanë pësuar dëmtime gjatë çmontimit ose transportimit.

Të vihet në dispozicion kopja e çdo lejeje, vendimi, procesverbali, marrëveshjeje ose korrespondence që lidhet me heqjen dhe zhvendosjen e bustit.

Të konfirmohet zyrtarisht vlefshmëria dhe statusi aktual i marrëveshjes së lidhur për përdorimin e hapësirës deri në vitin 2042.

Të hartohet dhe të bëhet publik një plan i qartë për rikthimin e bustit në vendndodhjen e tij menjëherë pas përfundimit të punimeve, duke përcaktuar afatin, institucionet përgjegjëse dhe garancitë për mbrojtjen e tij.

Asnjë vendim përfundimtar për zhvendosjen e monumentit të mos merret pa konsultim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, Westminster City Council, autorin e veprës, Anglo-Albanian Association dhe përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër të informojnë publikisht qytetarët shqiptarë mbi të gjitha veprimet e ndërmarra për mbrojtjen dhe rikthimin e monumentit.

Shpreh protestën time të vendosur ndaj mungesës së njoftimit, transparencës dhe reagimit të menjëhershëm institucional. Është veçanërisht shqetësues fakti që institucionet shqiptare nuk e kanë konstatuar dhe komunikuar vetë heqjen e bustit, por janë vënë në dijeni nga një pjesëtare e bashkësisë shqiptare.

Me shqetësim të thellë dhe me kërkesën për veprim të menjëhershëm,

Mal Berisha

Ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë

në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe

dhe Irlandës së Veriut, 2012-2015

Data: 9 shtator 2026 Nënshkrimi: MB

Mal Berisha

Etiketa: hiqetlondermal berishaskenderbeu
Shkrimi Mëparshëm

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Shkrimi Vijues

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Shkrimi Vijues
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026
Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

9 Shtator, 2026
Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

8 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.