E shtunë, 12 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Revolucioni grek i 1821. Krime që kujtohen me krenari, teksa historia shndërrohet në demagogji

29 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

  Në këtë periudhë festimesh dhe glorifikimesh të 200 vjetorit të fitores së grekëve ndaj turqëve dhe perandorisë së tyre shekullore, duhet hedhur një lumë me dritë mbi një mal errësirë. Ndjej të cilësoj me keqardhje se ka plot detaje të cilat nën interpretimin e duhur historik do të merrnin tjetër kuptim, krejt të kundert nga ai i lavdishëm.

Shembull se si gënjeshtrat e shndërrojnë historinë në demagogji

Revolucioni i 1821 në shumë aspektë është mjaft i diskutueshëm. Por duke qenë një ngjarje tashmë e kalçifikuar dhe normativëzuar nga nevoja e të pasurit të drejtë mbi të gjitha para vetvetes, është lënë e paprekur si një e pavërtetë

Dita kombëtare e Greqisë, 25 marsi 1821 që njihet nga historiografia botërore si datë e bekimit në manastirin e Aghia Lavres, të kryengritësve “grekë” nga arqipeshkvi i Patrës, Germanos, është një sajesë e mëvonshme. Propaganduesi më i madh i kësaj date, ka qënë F. Pukëvili, i cili donte t’i jepte kryengritjes së 1821 ngjyrën kristiane. Madje, është i njohur fakti që Prelatët kishtarë si Patriarku Grigoris, kanë mallkuar revolucionin dhe kryengritësit që e vinin në rrezik kishën ortodokse. Arsyeja sipas historianëve grekë ishte se kodi fetar nuk përfshin revolucionin.

Për këdo që do vizitojë Kretën, mund t’i rastisë të shohë një pllakatë interesante në muret e një kishe që quhet Agios Charalambos. Sipas interpretimit të personit përgjegjës për tempullin, mësojmë se:

Kreta luajti një rol të madh në Luftën Greke të Pavarësisë. Një nga ngjarjet më të bujshme gjatë atyre kohërave ndodhi në 1822, në fshatin Krousonas, afër Heraklionit. Turqit kishin shkatërruar zonën, duke vrarë popullsinë dhe duke shkaktuar gjymtime të shumta. Ndërsa një grup prej 300 ushtarësh turko-shqiptarë hynë në fshatin Krousonas, vendasit arritën t’i kundërvihen me luftë atyre. Duke e gjetur veten, në qoshe, armiku u fsheh në tempullin e agios Charalambos, duke marrë peng djalin e vetëm të fisnikut të fshatit dhe duke e kërcënuar se do e vrisnin.

Po të lexojmë mes rreshtave do të kuptojmë se qëllimisht janë njësuar turqit me shqipëtarët. Një manovër jo e rastësishme kjo. Për të bërë me faj edhe të pafajshëm që lanë me gjak gurët dhe drurët.

Rebelët vendosën të vrisnin armikun me pëlqimin e babait të pengut, nga i cili gjithashtu s‘mungon të citohet fjalia “meqenëse është shkruar që ai duhet të vdesë në një moshë kaq të re për vendin tonë, kështu qoftë”. Ata hapën një vrimë në çatinë e tempullit dhe hodhën materiale të ndezshme brenda. Si rezultat, disa nga turko-shqiptarët u dogjën të gjallë, të tjerët u mbytën dhe të tjerët u detyruan të nxitonin jashtë, duke gjetur vdekjen në duart e rebelëve. Pengu i ri u gjet i therur brenda tempullit pasi luftimet kishin mbaruar.

Po ashtu, nëse i rikthehemi së dyti leximit mes rreshtave, këtu do gjejmë elemente që i janë shtuar historisë qëllimisht. Elementi i parë është dakortësia e babait të pengut, fisnik i zones, që bëhet palë çuditërisht me rebelët. Logjika ta do të mendosh se një prind lufton deri në fund për jetën e fëmijës së tij e jo më të dalë me parrulla trashanike… Aq më tepër fisnikët që ishin të lidhur me mes shumë fijesh me sunduesit. Elementi i dytë, lidhur po me pengun, është pohimi sipas të cilit vetë djali i marrë peng u gjend i therur, pas përfundimit të luftimeve. Nëse do interpretojmë në bazë të logjikës sërisht hasim në kundërshti. Një kufomë pas djegjes mund të deformohet e përçudnohet e të shpërbëhet deri në pikën e mosidentifikimit. Në bazë të cilës ekspertizë mund të thuash se pengu u gjet i therur?!

Përse është dashur të mëshohet kaq shumë në historine e pengmarrjes së një femije fisnik?  Ndoshta për të ndërkallur elementin e patetizmit dhe mallëngjimit në një krim shumë të përgjakshëm. E njëherazi bashkëngjitjen e fisnikërisë së zonës me këto masakra të mirëfillta.

Të kujtojmë me respekt të vërtetat shqiptare të revolucionit fqinj të 1821

Revolucioni i ‘21 si të gjitha kryengritjet e armatosura është një histori e përgjakur. Shfarosjet dhe hakmarrjet, epidemitë dhe urija, luftra civile dhe vrasje, plaçkitje, refugjatë dhe skllavëri, këto janë tabloja e revolucionit dhe rrjedhojat e tij. Masakrat e bujshme të Psarës, Kios, Tripolicës dhe gjatë të gjithë periudhës së luftës, që prekën zemrat e intelektualëve më të shquar europianë për nga mizoria, përmendin “grekë” dhe “turq” , ndërkohë që viktimat, me të dyja emërtimet, qenë në shumicë, thjesht shqiptare, sepse mëkati më i madh i tyre, ishte mospërfshirja në trupin e helenizmit.

Disa nga arvanitasit heronj të kryengritjes së vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Dhaskalina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës.

Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”

Avokati mbrojtës Klonari, tha në fjalën e tij: “Deri kur zotërinj gjykatës do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshme kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë…?”

Publicisti dhe orientalisti austriak  Jakob Philipp Fallmerayer ka thënë : “Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek.”

Dikush duhet ta flasë e shkruaj edhe më tej të vërtetën , e të gjithë duhet ta dëgjojnë e lexojnë nëse munden.

Megjithatë shumë zëra akademikësh qartë po flasin, por mungon vullneti për të dëgjuar, pasi e vërteta është e hidhur por mbetet e vërtetë. Ndaj ju lutem mësohuni edhe me shijen e saj.

Shkrimi Mëparshëm

Kurti: S’ka dialog ku dëgjojmë kërkesat e vjetra të Serbisë, por dialog ku ne kërkojmë drejtësi

Shkrimi Vijues

Mentor Kikia: Cili ishte “heroizmi” i Bashkim Finos në politikën shqiptare?

Të Ngjashme

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve
Kryesore

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit
Kryesore

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt
Kryesore

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit
Aktualitet

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?
Aktualitet

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?
Kryesore

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

Mentor Kikia: Cili ishte “heroizmi” i Bashkim Finos në politikën shqiptare?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

Johann Georg von Hahn, albanologu austriak i cili argumentoi autoktoninë e shqiptarëve

12 Korrik, 2025
Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

Dr. Martin Camaj dhe revista “Shëjzat” në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe potetit

12 Korrik, 2025
Testamenti i Eqrem Çabejt

Testamenti i Eqrem Çabejt

12 Korrik, 2025
Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

12 Korrik, 2025
Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

12 Korrik, 2025
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?

11 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist