E shtunë, 14 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

“Pelegrinazh, paqe e mirësi…”! Mbi 600 mijë pelegrinë shqiptarë e të huaj “pushtojnë” Malin e Tomorrit

23 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Ka shkuar në 600 mijë numri i pelegrinëve që janë bërë këtë vit pjesë e peligrinazhit në Malit e shenjtë të Tomorrit. Të ardhur jo vetëm nga Shqipëria,Kosova e Maqedonia por edhe nga shumë vende të botës, pelegrinët pasi kanë kaluar një natë në Malin e Tomorrit kanë kryer edhe ritet e kësaj feste.Pelegrinët janë ngjitur si çdo vit në Malin e Tomorrit, për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit që janë: Tyrbja dhe Teqeja të cila ndodhen në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.

Sipas traditës, peligrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamet. Me mbërritjen e tyre në mal, pelgrinët ngrejnë çadrat në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

 

Edhe pse mendohej se pandemia do ti frenonte pelegrinët këtë vit për tu bërë pjesë e këtij peligrinazhi, që prej datës 19 që u shënua edhe nisja e pelegrinëve të parë drejt malit, numri i tyre deri më sot, në ditën e pestë të peligrinazhit, ka arritur në rreth 600 mijë, ndërkohë që festimet do të përfundojnë të mërkurën në mbrëmje. Çdo pelegrin që bëhet pjesë e kësaj feste kryen në mal ritet shumëshekullore të besimit bektashian për festën e Abaz Aliut, ku përfshihen ndezja e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimi i të hollave pranë objekteve të kultit dhe flijimi e një deleje apo qengji,mishi i të cilit piqet në hell dhe ndahet ndërmjet peligrinëve.

Vetë pelegrinët që u bënë këtë vit pjesë e kësaj feste shprehen se,ata vijnë çdo vit në Malin e Tomorrit për të adhuruar shenjtin e tyre Abaz Ali, për të kryer ritet fetare dhe për tu lutur për më shumë paqe,mirësi dhe begati në familjet e tyre. Duke deklaruar se,ata marrin çdo vit bekime nga ky vend i shenjtë, pelegrinët urojnë njëri-tjetrin për më shumë mirësi e lumturi në çdo familje.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, ka deklaruar nga Teqeja e Kulmakut se,fluksi i madh i pelegrinëve drejt Malit të Tomorrit ishte i pabesueshëm këtë vit, në kohë pandemije. “Këto ditë janë të gjitha ditë të shënuara se ne kalojmë nga një agjërim dhjetë-ditor për dëshmorët e Qerbelasë që ranë në fushën e betejës. Ishin 72 veta që dhanë jetën, bashkë me Imam Hysenin dhe Abaz Aliun, që ka qënë flamurtari i asaj beteje. Në këto dhjetë ditë ne mësuam vuajtjet e profetëve, nga Ademi tek Muhameti e deri tek Qerbelaja e Imam Hyseni e të gjithë me radhë, ata dhanë jetën për të mbrojtur të vërtetën. Pas festës së Ashures ne jemi këtu në këto ditë të shenjta në Kulmak, ku mendohet që Abaz Ali ka fluturuar sipas legjendës dhe lutemi e bëjmë kurban. Këtu njerëzit marrin uratë dhe bekime për të përballuar vështirësitë që kanë në jetë. Sivjet kanë ndryshuar disi ambjentet e vendit të peligrinazhit, kemi përmirësuar infrastrukturën, kemi krijuar kushte më të mira dhe ka shërbim të shtuar sanitar. Në këto ditë të vështira të pandemisë falenderojmë të gjithë ata që janë në krye të detyrës dhe i shërbejnë të sëmurëve, Zoti i bekoftë dhe u dhëntë forcë”, ka thënë Baba Mondi, që e ka mbyllur fjalën e tij me urimin: “Të gjithë Shqipëtarëve kudo ndodhen, të kenë dashuri dhe paqe në familjet e tyre. Qofshin dritë, Zoti na bekoftë të gjithëve”.

 

Për mbarëvajtjen e Peligrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit si dhe për të siguruar respektimin e protokolleve të sigurisë për shkak të Covid-19, Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit, ka hartuar që prej datës 19 gusht një plan të detajuar masash,duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit si dhe në vendin ku zhvillohet peligringazhi. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datat 22 dhe 23 Gusht.

Shkrimi Mëparshëm

Video/Shumë të pranishëm braktisin koncertin, çfarë ndodhi në performancën e Bregoviçit

Shkrimi Vijues

Foto/Rrëfimi i Konicës, Fishtës dhe Esat pashës para profesorit francez

Të Ngjashme

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash
Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!
Kultura

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)
Aktualitet

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore
Aktualitet

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb
Kryesore

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare
Kryesore

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues

Foto/Rrëfimi i Konicës, Fishtës dhe Esat pashës para profesorit francez

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist