E hënë, 16 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Pandemia në Kosovë / Deputeti i VV-së flet për prioritet që ka Qeveria Kurti II

20 Prill, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova që nga formimi i institucioneve ka filluar të marrë veten duke arritur të “përvjelë mangët” dhe të iu përvishet punëve të cilat që disa muaj kanë qenë të lëna pas.

LVV së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani po vazhdojnë punën e tyre duke arritur të jenë sa më afër qytetarëve dhe kërkesave të tyre.

Ky përkushtim po vazhdon të jetë maksimal sidomos për njërën ndër sfidat aktualisht më të mëdha në vend, që është ajo e pandemisë, shkruan “Bota sot”.

Për situatën aktuale dhe politike në vend në një intervistë ekskluzivë për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV-së, Eman Rrahmani.

Rrahmani për “Bota sot”, u shpreh që sfida më e madh aktualisht për qeverinë Kurti mbetet situata me COVID-19, mirëpo që për ta lehtësuar atë qeveria po punon maksimalisht, përparësi në këtë situatë ai e sheh fillimin e vaksinimit për qytetarët e vendit.

Përveç kësaj, deputeti nuk hezitoi të flasë edhe për bashkëpunimin që momentalisht ka pozita me presidenten, e që sipas tij është në nivelin e duhur dhe shpreson që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej duke mos përjashtuar edhe opozitën që sipas tij është duke filluar të ketë një koordinim të duhur.

Ndërsa për qëllimet që Rrahmani ka si deputet në Kuvendin e Kosovës, ai ka cekur tri më kryesore, duke filluar nga, të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, diskriminimi në punësim dhe ndihma ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme.

Në Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, tashmë pjesë është edhe deputeti Rrahmani dhe i pyetur se cilat do të jenë hapat e parë me të cilat ky Komision të merret, ai u shpreh se fillimisht do të merren me shqyrtimin e raporteve që kanë mbetur në gjysmë nga legjislatura e kaluar.

Pastaj Rrahmani thotë se në koordinim me Ministritë maksimale do të fillojnë edhe për një planë ekonomik për bizneset të prekura nga pandemia.

Në fund, deputeti shprehet optimist që qeveria do të arrijë të menaxhojë sa më mirë situatën pandemike në vend dhe sa më shpejtë do të mundohet që qytetarët të jenë të vaksinuar, në mënyrë që përhapja të jetë sa më e vogël.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Si e shihni situatën politike në vend pas formimit të institucioneve?

Eman Rrahmani: Situata politike në vend është stabile, për herë të parë kemi institucione të konsoliduara e që kanë edhe legjitimitet nga populli, kjo besoj që do të krijojë një situatë të re politike, ku do të mund të kemi edhe plane më afatgjate për të mirën e qytetarëve. Kuvendi, qeveria e presidenca, tashmë janë të zgjedhur pa pazare por sipas vullnetit qytetar.

“Bota sot”: LVV doli të jetë fituese e zgjedhje të 14 shkurtit, me cilat sfida po përballet aktualisht qeveria Kurti?

Eman Rrahmani: Qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit vendosën për referendum me Lëvizjen Vetëvendosje duke i dhënë mbështetje mbi 50%. Kjo na obligon edhe më shumë të jemi më afër e për qytetarin. Natyrisht sikurse në gjithë botën edhe në Kosovë, sfida kryesore mbetet luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, këto janë dy prioritet që duhet të kenë një vëmendje e angazhim shumë më të shpejtë e më të madh, andaj edhe fokusi i qeverisë do të jetë këtu pa anashkaluar, arsimin, drejtuesin e sektorët tjerë.

“Bota sot”: Presidentja Osmani vazhdimisht po tregon bashkëpunim me partitë politike, a mendoni që do të vazhdojë edhe më tej ky bashkëpunim i ndërsjellë?

Eman Rrahmani: Natyrisht se po, Presidentja duhet të jetë unifikuese dhe t’i bëjë prezantim vendit në mënyrën më të mirë të mundshme, andaj edhe besoj që kjo qasje do të vazhdojë deri në fund të mandatit të saj.

Image

Deputeti nga radhët e LVV-së, Eman Rrahmani

“Bota sot”: Z. Rrahmani me votën e qytetarëve ju keni arritur të jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, cilat janë prioritet e juaja?

Eman Rrahmani: Unë edhe gjatë fushatës kam prezantuar tri premtime që do të angazhohem gjatë gjithë mandatit. 1. Të drejtat e punëtorëve në sektorin privat. Nuk mund dhe nuk duhet të ketë punëtorë pa kontrata pune, nuk mund të ketë punëtorë që punojnë jashtë orarit e që nuk paguhen simbol ligjeve, nuk duhet të ketë punëtorë që nuk i paguhen kontributet pensionale. 2. Diskriminimi në punësim: ka shumë grupe që janë të diskriminuar në punësim, si në sektorin publik ashtu edhe atë privat, personat me aftësi te kufizuara, minoritetet jo serbe, gratë për shkak të dukjes apo veshjes së tyre. Andaj ne do të jemi zëri tyre në Kuvend dhe jashtë Kuvendi. 3. Ndihma ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme është çështja tjetër e cila ka nevojë për dorën e shtetit, bizneset e mëdha kanë krijuar një konkurrencë jo reale andaj duhet të shihet mundësia për ndihmë ndaj bizneseve të vogla e të mesme sidomos atyre prodhuese.

“Bota sot”: Ju bëni pjesë në përbërjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, cilët janë hapat që do të merrni, pasi që shumë raporte buxhetore kanë mbetur pa u kontrolluar nga legjislatura e kaluar?

Eman Rrahmani: Së shpejti fillojnë raportet e vitit 2020 dhe gjatë shqyrtimit të raporteve, natyra e punës na obligon të merremi edhe me raportet të cilat kanë mbetur pa u shqyrtuar, andaj do të jetë një vazhdimësi e punës e cila besoj do të përfshijë edhe ato raporte që kanë mbetur pa u shqyrtuar vitin e kaluar.

“Bota sot”: A do të ketë ndonjë plan nga Komisioni për bizneset që janë prekur nga pandemia?

Eman Rrahmani: Kjo do të bëhet në koordinim më shumë me Ministritë përkatëse, natyrisht që çfarëdo kontributi që mund të japim si komision do të angazhohemi maksimalisht.

“Bota sot”: Partitë opozitare po vazhdojnë të “thumbojnë” qeverinë Kurti duke qenë të pakënaqur, a mendoni që do të arrini të keni në nivel bashkëpunimin?

Eman Rrahmani: Unë jam i bindur se po, në dy komisionet që jam, po duket një atmosferë e mirë bashkëpunimi, natyrisht që opozita duhet të ketë edhe këtë anën e kritikës e cila mendoj se i bënë mirë demokracisë dhe ndikon në qeverisje të mirë, sidomos kur kemi opozitë konstruktive.

“Bota sot”: Situata pandemike mbetët sfidë për vendin tonë, së fundmi edhe u liruan masat. A mendoni që qeveria Kurti do të arrijë të menaxhojë këtë situatë?

Eman Rrahmani: Besoj që po, do të arrijë atë që është e arritshme, natyrisht që është një situatë ku ka shumë të panjohura dhe që vështirë të parashikohen gjërat, jam i bindur se qeveria do të bëjë të pamundurën për të dalë nga kjo situatë. Fatmirësisht tashmë ka filluar edhe vaksinimi që besoj do të jetë shumë më lehtë në përmirësimin e situatës në përgjithësi.

Shkrimi Mëparshëm

Zotohet Franca: Do ta ndihmojmë Kosovën në përballimin e sfidave të saj

Shkrimi Vijues

SPAK, një qen roje i PS

Të Ngjashme

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”
Kryesore

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja
Aktualitet

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë
Aktualitet

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës
Aktualitet

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash
Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)
Aktualitet

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

13 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues

SPAK, një qen roje i PS

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist