Achille Teti
HIMARA e bukura HIMARE , lart male e poshte vale.
Himara e legjendave, Himara e kapedaneve, e stradioteve per te cilet per shekuj bene te shkruajne kronikat e fuqive te kohes. Himara dritare e perendimit dhe nje nga kalate e pamposhtura gjate pushtimit turk se bashku me Mirdita , Suli-n Mani-n ( te gjithe bastione shqiptare). Himara e kultures dhe polifonise unike labe.
Himara si qender e krahines me 50 fshatra(ne mesjete)
Po Himara e himarjoteve greke apo shqiptare?
Pas publikimit te deshmive te jetuara e te shkruara nga autore te huaj si Henry Skenne ne 1848 qe shkruan se “himarjotet jane shqiptare “, Te Dorsa-s i cili vizitoi Himaren dhe gjithe Epiro ne 1841 , shkruan ne librin e tij historia e shqiptareve: ” Himara formon nje kanton me shqiptare te eger(ashper) e te pamposhtur te quajtur himarjote” . Pas publikimeve te dokumentave te arkivit te mbreterise se Napolit dhe Venezia qe identifikojne himarjotet si shqiptare e pas deshmive ne librin e Borgia-s per misionin katolik basiliane ne Himara gjate shek 16-18 ku himarjotet pershkruhen si shqiptare, te Agelisao Milano, te Kasanova i cili ne librin”biografia e jetes time” me 1743 thote ; ” kalaja e burgut ne Sant Andrea ku isha burgosur ruhej nga 2000 shqiptare te quajtur himarjote”,
pas deshmise se gjalle te arbresheve me origjine nga Himara te larguar para 5-600 viteve ku pervec gjuhes shqipe dhe krenarine e te qenurit arber nje pjese e mire ruajne edhe mbiemrat e vjeter himarjote dhe toponime si Himara(lagja e vjeter ne Piana degli Albanesi ) Skutarra (afer Vunoit) etj , na vjen edhe nje deshmi tjeter e shkruar nga letrat e njerit prej prifterinjve basiliane, Arcadio Stanila si udheheqes i misionit ne fillim te shekullit 17 ne Himara ku ne menyre te prere e pa equivoke shkruan per identitetin arberor shqiptare te himarjoteve.
Ne foto n4 shkruhet: ” banoret e Himares ashtu si te gjithe bregut perendimor te Shqiperise (referohet bregut epirjot), nuk duan ti nenshtrohen asnje qeverrie e ligji por jetojne te lire, dhe nese ndonje kryen krim apo vrasje , denohen sipas rregullave te zakoneve te lashta barbare…
Keta popuj barbare kane nje dashuri dhe devotshmeri ndaj selise se shenjte dhe papes qe nga koha e papa Gregorio…”
Ne foto 5:” kapitan gjeneral Giovanni austrise ndertoi mbi malin e Sopotit nje kala dhe ne vende tjera per te fortifikuar Shqiperine nga infestimi turk. Sulltani dergon nje pasha me ushtri te madhe dhe rrethon kalane dhe si perfundim u dorezuan prej urise . Me pas rane te gjitha keshtjellat e tjera ne krahine per mungese municione dhe ushqime”..
Foto 6:” keshtu qe turku i katandisi dhe rendoi himarjotet me taksa te pa perballueshme duke i veshtiruar jeten. Per kete i kerkuan ndihme Venecias. Kjo e fundit dergon guvernatorin e Korfuzit me 12 anije (te vogla) poshte Sopotit qe me pare dergoi kapitan Manolin per te organizuar shqiptaret e Himares ku grumbulloi me shume se 1000 shqiptare e duke sulmuar nga toka dhe deti me ne fund keshtjella ra. Me vone duke mos perballuar inkursionet e vazhdueshme te turqve, venecianet para se te iknin rrafshuan kalane gjer ne themel dhe iken duke lene shqiptaret e shkrete nen zgjedhen Turke .
Nje pjese filluan te beheshin turq.
Ne Nivica i gjithe me krishtere , banoret u fshehen dhe mbeti vetem nje plake qe qante me fjale heroizmat e trimave te meparshem dhe dramen qe po kalonin ….”
Foto 8 :” ….vjen pashai i Beratit me 14 mije ushtare ne Himara. Por tanet me trimeri u mbrojten edhe me mdihmen e 7 galeote (anije te vogla) qe mi dha guvernatori korfuzit . Keshtu qe kalaja e Himares me topat dhe fuqine e shqiptareve shpartalluan ushtrine e pashait duke i shkaktuar shume te vrare ndersa nga ana jone vetem 13 te vrare…”
Pra te dashur miq ne te gjitha kronikat dhe letrat qe ruhen ne arkivin e historiologjise italiana, te Venecias, nga letrat e prifterinjve te misionit basiljan ne Himare , etj etj shkruhet per himarjote shqiptare dhe Himara e Shqiperise.
Prandaj duhet dhene fund hipokrizise duke trumbetuar ne emer te nje populli tjeter por te jemi krenar per historine lavdine dhe identitetin tone si shqiptare.
Per rreth 3 shekuj ne Himare sherbyen prifterinj kattolik te ritit bizantin . Pra si ato te kishave arbereshe. Dhe sic shkruajne vete ne deshmite , pengese me e madhe dhe armiku n1 per punen e tyre ishin prifterinj ortodokse te patriarkanes se stambollit te cilet vertiteshin si cakej lart e poshte neper fshatrat e Himares per ti zhvatur ndonje grosh himarjoteve te gjore la iu kryer asnje sherbim. Keta prifterinj spiunonin tek autoritetet turke ne lidhje me misionin e prifterinjve basilian duke i quajtur si spiune te derguar nga Papa dhe kisha e romes kunder perandorise.
Prifterinjte arbereshe greko-katolike basiljane( si kishat e sotme arbereshe) hapen shkolla dhe ndertuan kisha ne Palase Dhermi dhe Himare qe ne fillim te shek 17 dhe sic shkruajne vete ata ne letrat se i dergonin ne Grottaferrata , nuk i merrnin asnje grosh himarjoteve per sherbesat e tyre
Per rreth 3 shekuj Bregu i Himares i perkiste kishes katolike te ritit bizantin ashtu si kishat arbereshe
Nje deshmi tjeter eshte edhe heroizmi i ketyre prifterinjve qe shpetuan banoret e Palases dhe Drumadhes nga mortaja duke i shperndare ne terren dhe ndaluar kontaktet mes tyre . Keshtu shpetuan banoret me vetem 6 shtepi te shuara me viktima.