“Vepra që i emritoi Fishtës mâtë lartin epitet, që nji Komb i ep letrarëve të vet, tue e quejtë «Homerin e Shqipnisë» dhe «Poetin kombëtàr e që çë në kangë të parat ë botueme i suell emnit të tij namë e zâ, lavdime e çmim mbrenda e jashta kufijve, âsht, pa dyshim, ‘Lahuta e Malsisë.”
Vepra është ruajtur me kujdes nga familjarët, gjatë kohës së diktaturës tanimë është e ekspozuar për vizitorët e shtëpisë-muze, të At’ Gjergj Fishtës.
Botimi i parë origjinal i vitit 1937, nga Shtypshkroja Françeskane në Shkodër.
Fragment:
Episod i thekshëm vrasjes së Vraninasit Avdi Hisës, të cilit Vuloja merr petka e armë bashkë me tufen e gjâs. E motra Avdís,zemër-plasun, kah shef vllán në vig, e vajton përmallshëm. Vaji i saj bâhet edhe ma i pikllueshëm kúr ajo ankohet i vrámi s’la mashkull mbrap per t’i a mârrë gjakun.
Porositë,zogun e zí qi Avdís ká per t’i kendue mbi vorr,qi ai të bâhet lajmtár në Shqipní per kobin easajë dite.Oso Kuka,ndigjon brimën e motrës vajtore dhe mbushet me mní kundra gjaksorëve malazez.Vendos me i u bâ vllá Avdís dhe me i a marrë gjakun.
Thrret shokët e me ndihmën e tyne dán me i a këthye nderën Shqipnís. U vêhet per gjurmë cubavet me djelmt e vet sokola. Në breg t’Moraçës kërset mâ e para pushkë, pushka e Preng Markoles nga Merdita kundra Malazezve. Vlon lufta.Dy prej çetës së Vulo Serdarit vriten,tjerët lanë gjan e plaçkat e vehen në të hikun.Vetëm Vuloja s’e shpejton hapin: s’ishte burrë që trmbej; por mjerisht s’ka kush e ndjekë…
Osja është habitë, përse në çetën e tij mungon Kerrni Gila nga Zagorja. Gjaku ishte pague dy për një, prandaj Shqyptarët duen me këthye. Rrugës, Oso Kuka heton Kerrni Gilen, që tash sa koh ishte zanë në bejleg me të Malazijasin Jovanin. Prejse të dy trima, ende s’ kishin mujt me e da luftimin e ashpër. Kerni, tuj pa prijsin, turpnohet. Sjellë me tanë fuqi me taganin e përgjakun në anmik, por ky kishte ndodhë jetë-gjatë.Osja u hin ndërmjet e e ndan dyluftimin.I lidhë varrët anmikut e e lëshon tëkthej shëndosh te shpija. E porositë, veç, që t’i bajë me dije Gospodarit të vet që aty e mbrapa mos t’a rrejë mâ at as të tjerët me msy tokat shqiptare.
ZOGU I SHKINES
Valle, kush din mue me m’kallzue
pse kjo qyqja , zog i true
si mos kurr asht tue vajtue
n’ate Vranine , n’ate t’zeze krahine
n’breg t’ Liqenit n’ate kodrine?
A mos kjane hallet e veta
perse zi i shkon moti e jeta
bi as bije pa rrite e shkreta?
Qyqja vehten s’asht tue kja
bir as bije pse e mjera s’ka
por po kjane ajo nji moter
qi ka mbete sot qyqe n’voter
sot si kepute i asht kulmi i shpise
kjane qate motren e ati’ Avdise!
Jo, po asht vra, thote, Avdi Hisa
mriz kah bate nen dy lisa
nen dy lisa n’mal Vranines
e vrau Vulja , i biri i shkines!
Njeky Vulja, i trim drangue
n’ate Vranine fort asht rendue
nuk len kale, jo, me shtegtue
nuk len, çike, jo, me u fejue
ke po i vret ai djelmt e ri
ke po kthen nuset n’gjini
ke po i kthen nanat ne zi
Edhe u çueka , zogu i shkines
me trembedhete cuba t’Cetines
me mesy mrizet e Vranines
po i isht’kene kandun mishi i dhise
edhe u ndeshka n’mriz t ‘Avdise
Qaj Avdi vrik piskati
ndalo, Vulo, mustak-gjati!
Ndalo Vulo me caruqe
pse s’t’i leshoj, jo dhite e kuqe
per pa e la mrizin me gjak
s’ruej un dhi per Karadak!
Edhe e drodh t’zezen breshane
qi e kisht’pase moter e nane
kinse i mjeri, zgjarm me i dhane
por prej Zotit s’kisht’ kene thane
perse i shkrepi n’dore ‘breshana’
shi kur dashte s’po t’ia kisht’nana.
Po, por Vuloja i terbue
qi per pushke ishte gatue
m’” karajfile’ iu shtrengue
dekun n’toke e la pushue
Edhe u turr m’te i patenzoni
(shka as atij s’epte zakoni)
e ia zdeshi xhamada’n
e ia zuer edhe taga’n
e ia muerr pushken e gjate
si nder burra s’asht zanate
mendej dhite i ven perpara
edhe u ngrahe nper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vranines
fort po e ndjek cubi i Cetines
fort po kjane nji e bija Turkines
fort po kjane e fort po fshane
dekun n’vig kah sheh te vellane
-Kur ka dalle qaj ylli i drites
o vellau i em, o vellla
mbi ato suka t’Podgorices
o vellau i em, o vellla!
ti m’ia vune pushken krahit
o vellau em, o vellla!
edhe m’dole n’dere te vathit
o vellau i em, o vellla!
e m’ia lshove zanin skjapit
o vellau i em , o vellla!
me i leshue podit e livadhit
o vellau i em, o vella!
me i leshue m’uje -m’ate uje t’Moraces
o vellau i em, o vella!
me i mrizue ke ai lisi i rrashit
o vellau i em, o vella!
Qyqja motra tue t’kundrue.
o i vellau i em o vella!
porsi lisi me dege prarue
o i vellau i em, o vellla!
lis me maje te lulezue
o vellau i em, o vella!
rrite e mjera tue u mendue
o i vellau i em, o vellla!
se me ce vashe ty me t’fejue
o vellau i em, o vella!
por qe Vuloja, i drangue
o vellau i em, o vella!
me toke t’zeze ty t’ka martue
o vellau i em, o vella!
arme e petka tue t’shkretnue
o vellau i em, o vella!
nane e petka tue t’zezue
o vellau i em, o vella!
t’zezat qyqe tash kendojne
o vellau i em , o vellla!
nane e moter t’u ndihmojme
o vellau i em, o vellla!
Tash kendon nji zog i zi
o vellau i em, o vella!
kah t’flut’ roje neper Shqipni
o vellau i em, o vella!
kurr ket pune un s’e kam ndi
o vellau i em, o vellla!
se ka mbete kund gjak pa u kthye
o vellau i em, o vella!
a me pare ase me krye
o vellau i em, o vellla!
vec ka mbete njaj gjaku i Avdise
o vellau i em, o vellla!
qyqja motra, vaj, e Avdise!-
Keshtu vajton te vellane Turkina
e ndjeu lL’qeni edhe Vranina
edhe e ndjeka ai Oso Kuka
vaj’n e ndieka e m’kambe u cueka
-Hani djelm! e iu vrafte buka!
Eh iu vrafte buka e Dauletit
eh iu dhaca ujet e detit
po s’u muer sot gjaku i Avdise
po s’iu kthye ndera Shqipnise.
Cou, bre Soko, e mund ti xame!
T’mos t’i mbajme cubat me vjame
t’mos t’i lame cikat me name.
Proh! ti, o Zot, kur na jane cue
mbathe e zbathe s’i kane qillue
e i kane rrokun armet shqiptare
njato”letina” e “xheverdare”
Njato t’bardhat n’za “breshana”
e i kane ngjite njata tagana
e i kane vu njato calina
se c’ushtime ka marre Vranina!
Porsi kur ndokush t’i nguce
dalin grethat, jashte biruce
njashtu turr per dere t’kaushes
djelmt e Osos rrajne drejt fushes
ku kisht’ krise e zeze potera
motra e Avdise ku kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e pritka
por secili vrap po njitka
thue se t’parit qi do t’veka
petku cohet do t’iu preka,
e jo ma se po i pret deka!
S’asht tue e drashte, jo, kush rrezikun
kah per gjurme po ndjek anmikun
vec se i lengon secilit zenra
ke ma e lehte s’i ndodhe thembra.
Syte u qesin flake e shkendija
kah t’frigueshem si duhia
qi kalon me t’ rrebte zhumhuer
fushes i bjen kryq e terhuer
n’dore tue mbajtun pushket arbenore
qi u flakerojne neper terthore
porsi rr’feja n’ate mizore
Si ‘ i langue, qi, dale me gjue
endet malit pa pushue
der’sa t’jete per “ere” pa u vu
djelmte e Osos njashtu ngasin
vec me cuba si mund t’hasin
S’gerset, jo, nji pylle ma teper
kur merr zgjarr ndo’i majes s’eper
si gerset Vranina e shkrete
sot qi i bien Shqiptaret e le ‘te
vrap tue nga poshte perpjete
thue se kambeve u kane vu flete.
Kur, qe, krisi i “xheverdare”
n’breg t’Moraces nder do zhavare
n’breg t’Moraces drejt Bjelopoles
krisi pushka e Preng Markoles
Prng Markola prej Mirditet
nder shoke t’vet porsi hylle dritet
i pau cubat ai ma i pari
ke po mbajshin kah Ponari
Ah! kadale, bre, zogu i shkines
se s’ia merr ti gjane Vranines,
me kene vete Knjazi i Cetines!
Preng Mirkos i vikatit
m’ ” xheverdare” edhe i ndie gati.
Krisi pushka , atehere batare
Krisi ” letine” e ” xheverdare”
edhe ushtoi duhma e “breshanes”
me u dridhe femija n’zemer t’nanes.
E pse trimi n’trim si t’hase
e n’log Zanash si t’kerkase
si t’kerkase pushka, or vella
rralle pa gjak, se mujne me u da.
Paploviqi ketu edhe u vra
Paploviqi u vra n’pushke t’para
ka’ u grahe dhive neper ara.
Kur pau Vuloja se shoku
i kje vra e se pataloku
per te s’isht’ nji vend bejlegut
i leshoi dhite edhe u nis bregut
Me dore , burra!- sa i mujt’ zani
briti Osja atebote si luani
edhe n’shpine ai zhgjete ia leshue
me djelm t’vet , porsi i terbue.
A ke pa ndo’ i here per seri
se si, kur t’u bjere skyferi
hikin pulat nper kacuba?
Njashtu atebote , kinke ata cuba
Hinke cubat posi zgjeta
kush n’teposhte, kush ka perpjeta
vec se Vul’ja, cue dollamen
ai aq shpejt s’e nderronte kamben
kisht’ kene trim, eh i basha gjamen!
Por shka? sot s’i eci e mbara
Pse edhe i shoq ia fiku Tara
Tara Pellumbi i Jegumirit
i ra krese shi njaj ma t’mirit
njaj djalocit prej Zacirit
tue e leshue dekun m’do gjeth firit.
Deh! moj Zane, ma thuej nji fjale
ku e ka Osja edhe nji djale?
ku e ka Osja ate Kerni Gilen
qi s’ia daje kund “karaifilen”?
A theu ti, pse ndodhi i ri
a pse e dij qi per te n’shpi
rreh nji zemer plot dashteni
ndoshta sot po i dhimbset jeta
e rrin mshehe nder shkorre e mbreta?
Nuk asht mshehe, jo, Kerrn Zagorja
Kerrn Zagorja- re mizorja
por asht ndeshe ai me Jovanin
n’breg t’Moraces , tue nda mejdanin
Desht ky Jovja ‘ i her me hikun
por per vrap s’kisht’pase kerkicun
prandej shoket e lane mrapa
t’cilt po hikshin me t’medhaja hapa.
“Urra!” m’shpine , ate bote bisha
iu leshue Kerrni neper plisha
neper plissha e bregut t’uj’t
m” karajfile” m’nja tu’ e gjuejte
m’nja tu’ e gjuejte por vec per ane
gjalle me dore dote m’e xane
Por me dore nuk xehej djali
pse kisht’ kene nji sokol mali
kisht’ kene Shkaju, po, me tri zemra!
Tek e ndjeu Kerrni te thembra
e hodh pushken m’nji ferrmane
edhe xuer ai t’idhte taga’n
qi kisht’ fike ma se nji nane
e t’u dredhe ka i zagornjani
keshtu po merr e i thote Jovani
mos t’rreje mendja, or trim i ri
se e koris Malin e Zi
tu t’ra n’dore si nji baxhi
por n’je i armeve e n’je Shqiptar
e per n’je ndopak bujar
zi’ r’tagan, e n’kjofte gjykue
n’bejleg kryet shkurtoma mue
Vrik qaj Kerrni na i ndei gati
na i ndei gati dhe i piskati
si taga’n, si pushke te gjate
jam Shqiptare e i kam zanate
edhe cubi i Malit t’Zi
s’ka per t’m’mesue bese e burrni…
Por merzite mbasi asht jeta
Me cubni e me pune t’shkreta
ah ti ketu ke mbarue
Kerrni Gila pse m’thote mue
edhe xuer taga’n prej millit
c’ka flakerue m’ate rreze di’ llit!
E si pushken n’toke e uli
balle per balle Jovos i duli
-Or Shqiptar, qi tash n’e vona
tue perbuzun Fe e zakona
vec mbas shpinet mesyne anmikun
hec e shih si dredhe celikun
Kerrni Gila e njaj Jovani
shih si dahet, bre, mejdani!
N’balle t’shosho’ it ata si u gjeten
kryq tagabat i zateten
e si t’ishin flake e agzot
lum e lum per t ‘ Madhin Zot!
se c’filluene me vrigellue
si dy rr’fe, ehu! tue flakerue
Shkrepshin shkendija ndaj perpjete
porsi n’kullme prej hek’rit t’zete
n’ajt taganat ka’ u perpiqshin
kryet sho’sho’it ata ka ‘ i ndiqshin
Djerse e gja xu me kullue
por s’xu asnjani me u ligeshtue
mu ‘ ma fort erdh t’u terbue
Kur varrohet n’mal nji ari
a me pushke a m’hekur t’zi
jo vec se prej shimbes s’topitet
por ma teper vjen e nxitet
edhe mesyne n’furi t’terbueme
me gjak t’vet armen t’ritueme
njashtu atebote ata dy trima
t’shpejte kah dora si vetetima
t’rrepte ka e sjellmja porsi rr’feja
merrshin turr e me fuqi t’reja
teu terfellueme e tue kercnuem
shkumbe e gjak prej gojes tu’ u shkuem
Kur ia behe, qe, n’ate fushore
Oso Kuka, rr’fe mizore
kah po kthte asajta n’shpi
me dy rob edhe me dhi
qi kisht’ marre prej Malit t’Zi
Oson Kerrni kur e pa
disi marre atebote i ra
ke nene s’kisht’pre anmikun
prandej con te prehte celikun
edhe e sjelle me kaq furi
qi t’kisht’ ndeshe n’cub t’Malit t’Zi
fille per gjyse, thom, kje tu’e pre
Por jet-gjate cubi kish le
pse ndermjet taga’n ia qiti
me te deken edhe e priti
Kur taganat jane zatete
fort shung’lloi Vranina e shkrete
Edhe u keput’n t’dy prej mjedisit
si t’ki’n kene dy kande lisit.
“Jam ndermjet!” atebote vikati
Oso Kuka edhe u ndie gati
U ndie gati me i shkatrreu
pse me dore kjne t’u pushtue
“Trima, mjaft pask’ni luftue
diku vec nuk ka kene shkrue”
-zuni Osja atehere me u thane-
“Diku shkrue vec nuk ka kane
njani tjetrin deke me lane…”
Pra, ti cubi i Malit t’Zi
prehi kambes e dredho n’shpi
e thuej nanes e nuses s’re
(per n’i pac ti kund n’ate dhe)
se per s’dyti sot ke le
Jem’ tue t’fale, po, n’kete dite t’sotit
pse, me gjase, si kenke rodit
por kete fjale shokeve m’u thuej
t’mos u rraje njaj Cari i juej
se sundon mbi ne kurr Nika
per pa mbete Shqipnia n’cika
Ndoshta t’dame ne jeme nder veti
por ku ne t’na lype Mbreti
por ku Shkjaut t’na ngjase n’vend t’Pareve
per ket bese, fara e Shqiptareve
turk e i k’shtene-merr vesht, or djale-
kane me u gjetun krejt me’i fjale…
Keshtu tha Osja, Atebote Jovani
nja as dy ma nuk ia bani
por si ia lidhen varret e shtatit
rroku pushken e u nis hspatit
lum! e lum! po, kopilani
pse iu keput n’ate dite tagani…
U nis shapti per Cetine
e Oso Kuka per Vranine
per Vranine. ku kendonte Zana
ke bje dielli e ke marr hana
Oso Kuke ma nuk ban nana
as n’Beglere as n’Kapitana!