• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

“Nisi aksioni politik brenda PD” VOA: Berisha ka mbajtur me dorë të fortë kontrollin mbi partinë

Vinny nga Vinny
17 Shtator, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
93
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, ish-kryeministri dhe ish-drejtuesi i Partisë Demokratike Sali Berisha, nisi të enjten një aksion politik brenda kësaj force politike, për t’ju kundërvënë kryetarit aktual Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, si pasojë e përcaktimit “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit në maj të këtij viti

“Foltorja”e koncpetuar si një bashkëbisedime me bazën e demokratëve snon, siç e njoftoi vetë zoti Berisha, mbledhjen e firmave të 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, për të kërkuar thirrjen e forumit më të lartë të PD. “Do i kërkojmë Kuvendit të vendosë që të shprehet për vendimin që mori zoti Basha, çdo anëtar në mbarë Shqipërinë”, deklaroi zoti Berisha.

Një figurë qendrore e PD-së, që ka dominuar këtë forcë që nga themelimi i saj, zoti Berisha akuzon kryetarin Basha se me vendimin që mori për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar ka shkelur statutin dhe normat e partisë. Ai kreu një “akt të pashembullt në historinë e një vendi dhe të një shteti. Pa pyetur asnjë njeri, del dhe komunikon përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve, mbi të cilat është ngritur PD”, tha zoti Berisha.

Ai po përpiqet t’i japë lëvizjes së tij një mbulesë parimore, në emër të statutit dhe rregullave, respekti ndaj të cilave nuk ka qenë një shembull i kultivuar në historinë e PD-së. Vetë Berisha njihet si një drejtues që e ka mbajtur me dorë të fortë kontrollin mbi partinë, dhe janë të shumtë ata që i kanë kujtuar ditët e fundit, se në fakt Basha nuk ka bërë gje tjëter veçse ka çuar përpara një model të trashëguar prej tij.

“PD është sot në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj. Ka 8 vjet në të cilat ka humbur çdo nismë përvec ligjit të dekriminalizimit, ka humbur çdo aksion. 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe nuk i del zot. Ka 8 vite që kalon nga disfata elektorale në disfatë. Kjo është PD në ditët e sotme”, u shpreh Berisha, i cili ndër vite, me heshtjen e tij, ka qenë një mburojë e drejtëpërdrejtë e Bashës, në disa valë përplasjesh që kryetari demokrat ka patur me zëra të fortë kritikë brenda partisë. Ai nuk e pranoi një gjë të tillë, megjithatë mbrëmë kërkoi ndjesë për faktin se mes demokratëve ishte krijuar një perceptim i tillë.

Nën thirrjet e shpeshta kundër Bashës, të demokratëve që kishin mbushur sallën e takimit, dhe me në rresht të parë disa deputetë dhe deputetë të PD-së, si dhe ish presidentin Bujar Nishani, aksioni i tij politik duket se synon largimin e kryetarit aktual. Ai nuk e mohoi asnjëherë një alternativë të tillë, madje as rikthimin e tij në krye të partisë, pavarësisht zotimit të përsëritur publik, se kjo çështje ishte një kapitull i mbyllur. Pyetjes së drejtpërdrejtë nëse do t’i udhëhiqte sërish demokratët si kryetar i PD-së, zoti Berisha ju përgjigj duke thënë se “kush do e udhëheqë PD do e përcaktojnë demokratët me vullnetin e tyre të lirë”./VOA/

Shkrimi Mëparshëm

“Demokracia pas 25 prillit më e mirë se ajo e para zgjedhjeve” Meta: Opozita të bëjë detyrën në Kuvend

Shkrimi Vijues

Gazeta britanike, “The Sun”: Tirana vendi më i lirë për t’i kaluar pushimet

Shkrimi Vijues

Gazeta britanike, “The Sun”: Tirana vendi më i lirë për t’i kaluar pushimet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’

16 Shkurt, 2026
Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

Monument i rëndësishëm historik/ Nisin punimet mirëmbajtëse në Kullat e Ali Pashës në Qeparo

16 Shkurt, 2026
Termat “Epirot”, “Maqedonas” dhe “Shqiptar” dokumentuar si pjesë e të njëjtit trung historik dhe gjeografik

Termat “Epirot”, “Maqedonas” dhe “Shqiptar” dokumentuar si pjesë e të njëjtit trung historik dhe gjeografik

16 Shkurt, 2026
“Identiteti grek nuk përkufizohet dot nga ADN-ja.” Maniotët midis mitit të “pastërtisë helene” dhe vazhdimësisë ballkanike

Përkujtohet Injac Zamputi, historiani, studiuesi, kritiku e diplomati shqiptar

Përkujtohet Injac Zamputi, historiani, studiuesi, kritiku e diplomati shqiptar

13 Shkurt, 2026
Georgios Tsevas: Personalitet i shquar i Beotisë dhe ruajtësi i shpirtit arbëror

Georgios Tsevas: Personalitet i shquar i Beotisë dhe ruajtësi i shpirtit arbëror

13 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist