• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

“Mjaft vajtove, s’të ka faj Albini” Veprimtari nga Amerika akuza të rënda ndaj Grenellit

Vinny nga Vinny
8 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika, Rajoni
0
0
NDARJET
492
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik dhe veprimtari nga Amerika Ramazan Bekteshi, i ka reaguar ish të dërguarit special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ky i fundit, ka drejtuar akuza dhe kritika të rënda nga liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, duke e quajtur anti-amerikan.

E sipas Bekteshit, Kurti “nuk i ka faj” Grenellit që ai dhe Republikanët humbën në zgjedhje.

Bekteshi e ka akuzuar Grenellin se ka përkrahur politikanët e Kosovës, që sipas tij, janë kampionë të krimit e korrupsionit, derisa ka dënuar dhe rrëzuar fituesin (Kurtin).

“Ik z. Grenell, sepse propaganda që vjen këto ditë nga ju për “anti-amerikanizëm” është vetëm një klithmë dëshpëruese e juaja, nga një njeri i papunë. Ne nuk besojmë në intimidim, lëre Kosovën rehat me problemet e saj të shumta që pandemia bashkë me ju ia shkaktuat vitin e kaluar. Ti zoti Grenell, asnjë punë s’e kreve deri në fund, andaj, ne s’do të merremi më me ty, misioni yt përfundoi turpshëm, në një ‘betejë’ me hile për Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë i Bekteshit:

Zoti Grenell, mjaft vajtove, s’të ka faj Albini pse humbe dhe s’ke punë

Ik, z. Grenell, mos n’a kontamino ambientin me cicërimat tua vajtuese, n’a lë rehat të shijojmë fitoren plebishitare, fitoren që ai grusht shteti yt në kohë pandemie sikur e galvanizoi qytetarin kosovar, për një referendum dhe një mini-revolucion.

Albini s’ka faj se ti, dhe bosi yt shkaktuat atentat ndaj Kapitol Hill-it dhe humbët me një votë plebishitare, Albini s’ka faj se miqtë tuaj dhe veglat tuaja që i shtyre të bëjnë grusht shtet në Prishtinë u bënë pjesë e historisë së zymtë, u bënë Virusi12%.

Albini s’ka faj se shqiptaro-amerikanët, shumica votuan mikun e madh të tyre Joe Biden, Albini s’ka faj që vota shqiptare në Amerikë e kishte peshën më të madhe se ajo serbe, Albini s’ka faj se presidenti Trump tha: “Nëse unë humb nga Joe Biden, do ta lëshoj Amerikën”, Albini s’ka faj se ti z. Grenell ke filluar të flasësh vetë-me-vete.

Z. Grenell, pas dështimeve tuaja si ambasador në Gjermani dhe dorëheqjes tënde para se të shpallesh persona non-grata atje, ti, iu vërsule Kosovës, jo me diplomaci, por me arrogancë, bullizëm e intimidim.

U mundove të nënshtrosh politikanët kosovarë, por, ata që ishin vegla tuat pësuan keq, derisa ata që të kundërshtuan, e thyen rekordin historik të votimit në Kosovë, megjithëse ti me pushtetin tënd të madh i delegjitimove ata vetëm për disa muaj, por ata u kthyen më të fuqishëm me një votë plebishitare.

Z. Grenell, derisa ti në kohë pandemie, ia suspendove Kosovës fondin e mileniumit, kukullat tua në Prishtinë gëzoheshin gjoja në emër te ‘pro-amerikanizmit’ gjersa ti ndëshkoje qeverinë Kurti, u kërcënuat se do t’i tërhiqni edhe trupat ushtarake nga Kosova dhe për këtë angazhuat edhe duetin famëkeq të Shtëpisë së Bardhë, djalin edhe dhëndrin e presidentit Trump, derisa në Prishtinë kukullat tua josheshin, ngazëlleheshin, me atë autoritetin falsë qe ua jepje ti, derisa ata nuk ishin të vetëdijshëm për dëmin që ia shkaktonin vetes dhe vendit.

Z. Grenell, ty dhe bosit tuaj u mungon njohuria elementare për vendin tim, ju u munduat të krijoni një histori dhe një gjeografi të paqenë për Kosovën, (dhe për këtë heshtën kukullat tua në Prishtinë) duke ia ndërruar kohën dhe vendin, Kosovës, por kjo zgjati tepër shkurt si “nën dritë të hënës” si te ajo e famshmja komedi e Shekspirit “A Midsummer Night’s Dream” ku thuhet: “Udha e dashurisë së vërtetë kurrë nuk eci mirë”.

Z. Grenell, ti kurrë nuk e njohe e as e respektove komunitetin shqiptaro-amerikan, dhe kjo të kushtoi fort, kur kongresisti Joe DioGuardi i kritikoi veprimet tua, ti si një diletant dhe me arrogancë pyete: kush është ai? Nuk e njohe apo nuk deshe ta njohësh një kongresit shqiptaro-amerikan dhe kryetar i LQSHA-së, një ndër më meritorët për pavarësinë e Kosovës, ti s’pate njohuri as për KKSHA-në me shqiptaro-amerikanët më eminentë. Por ti, në vend të atyre e njohe Hotin, Skendën, Bleonën dhe Evi Angelakis, dhe vërtetë ‘fitove’ fort me ta.

Ju zgjodhët t’i përkrahni ata politikanë kosovarë që janë kampionë të krimit të organizuar, ata që i dënoi votuesi, dhe ju paradoksalisht, në kundërshtim me principet amerikane zgjodhët të injoroni dhe rrëzoni fituesin. A e dini se kjo konsiderohet shkelje e “Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike”?

Ik z. Grenell, sepse propaganda që vjen këto ditë nga ju për “anti-amerikanizëm” është vetëm një klithmë dëshpëruese e juaja, nga një njeri i papunë. Ne nuk besojmë në intimidim, lëre Kosovën rehat me problemet e saj të shumta që pandemia bashkë me ju ia shkaktuat vitin e kaluar. Ti zoti Grenell, asnjë pune s’e kreve deri në fund, andaj, ne s’do të merremi më me ty, misioni yt përfundoi turpshëm, në një ‘betejë’ me hile për Kosovën.

Shkrimi Mëparshëm

Video / Akademiku Bahri Beci: Shqipja, gjuhë burokratike e jo letrare

Shkrimi Vijues

“Nuk ka hapje negociatash pa plotësim të kushteve” David Lega nxjerr bllof propagandën e Rilindjes

Shkrimi Vijues

"Nuk ka hapje negociatash pa plotësim të kushteve" David Lega nxjerr bllof propagandën e Rilindjes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

21 Janar, 2026
Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

21 Janar, 2026
Ramiz Tafilaj: Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

Ramiz Tafilaj: Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

21 Janar, 2026
101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

21 Janar, 2026
Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

21 Janar, 2026
Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

21 Janar, 2026
Ramiz Tafilaj: Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

Ramiz Tafilaj: Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

21 Janar, 2026
101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

21 Janar, 2026
Mbi gjakun e Reçakut: Plani makabër i Serbisë për të “vrarë” të vërtetën

Mbi gjakun e Reçakut: Plani makabër i Serbisë për të “vrarë” të vërtetën

20 Janar, 2026
Sukses historik: 15-vjeçari nga Cërriku i pari në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Sukses historik: 15-vjeçari nga Cërriku i pari në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

20 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.