• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Kalaja e Paleokastrës e ndërtuar që në shekujt IV-VI 

Vinny nga Vinny
8 Gusht, 2025
Në Kreu, Kultura
0
Kalaja e Paleokastrës e ndërtuar që në shekujt IV-VI 
0
NDARJET
34
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër publikoi sot pamje mbresëlënëse të Kalasë së Paleokastrës, e cila është Monument Kulture, Kategoria I dhe gjendet në fshatin Paleokastër, në qarkun e Gjirokastrës, Njësia Administrative “Cepo”.

Kështjella ngrihet në një terren të rrafshët, aty ku bashkohet lumi Drinos me Belicen, lumin e Kardhiqit. Nga studimet është vërtetuar se kështjella është ndërtuar në shek. IV-VI. Në planimetri, kështjella ka formën e një trapezi të rregullt me sipërfaqe 0,915 ha. me bazën 113,5 m, brinjët anësore 92,5 m dhe brinjën e sipërme 90,5 m.

Muret rrethuese përforcohen prej 14 kullash, kuadratike në skajet lindorë, në formë patkoi në skajin veriperëndimor dhe rrethore në atë juglindor, shkruan atsh.

Duke u bazuar në shqyrtimin e kurtinave, kullave dhe hyrjeve në Kështjellën e Paleokastrës mund të dallohen tri faza ndërtimi. Gjatë gërmimit të bazilikës nën nivelin e dyshemesë së saj, u zbuluan gjurmët e disa mureve, kapanone për qëndrimin e ushtarëve.

Ambientet duket se kanë pasur gjerësi rreth 11 m dhe ndaheshin në drejtimin gjatësor në dy pjesë të nënndara më tej në një sërë kthinash 5×5 m, në të cilat kalohej nga rrugët në lindje dhe në perëndim të këtyre ambienteve. Përveç kapanoneve të ushtarëve është zbuluar një bazilikë brenda kështjellës dhe një kishë njënefëshe jashtë kështjellës.

Hyrja kryesore e mbrojtur prej dy kullash gjendet në mes të anës së ngushtë, asaj perëndimore. Përveç saj në mesin e anës lindore dhe në anën veriore gjenden dy hyrje të vogla, të dorës së dytë, që shërbenin për komunikim më të shpejtë me këto anë. Gjatë fushatave të gërmimit u zbuluan 18 varre. Siç rezulton nga gjurmët, ambientet e kullave kanë qenë shtruar me dysheme rrasash dhe ndaheshin prej katit të sipërm me dysheme dërrase. Në këtë mjedis gjendeshin shkallët që të çonin në katin e dytë të kullës dhe më tej në shtegun e kalimit. Mungesa e rampave të gurta dëshmon se këto shkallë kanë qenë prej druri.  

Etiketa: gjirokasterkalajakulturorepaleokastrestrashegimi
Shkrimi Mëparshëm

Eksodi i 8 Gushtit, 34 vjet nga ngjarja që tronditi Adriatikun!

Shkrimi Vijues

Ish-hetuesja e Millosheviqit nga protesta: Komb i njerëzve të guximshëm, drejtësi e mohuar

Shkrimi Vijues
Ish-hetuesja e Millosheviqit nga protesta: Komb i njerëzve të guximshëm, drejtësi e mohuar

Ish-hetuesja e Millosheviqit nga protesta: Komb i njerëzve të guximshëm, drejtësi e mohuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

Bajroni dhe tradita kulturore shqiptare

10 Shtator, 2026
Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

Busti i Skënderbeut “zhduket” nga Londra, Mal Berisha ngre alarmin: Kush vendosi ta heqë?

10 Shtator, 2026
Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

Zef Krispi, studiuesi arbëresh që iu kushtua gjuhës, historisë dhe kulturës shqiptare

10 Shtator, 2026
PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

PISA 2025 / Shqipëria ngre pikët, por 1 në 2 nxënës ende nuk kupton atë që lexon

9 Shtator, 2026

Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane

9 Shtator, 2026
Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Përjashtim institucional dhe nga e drejta e të qenit në shtëpi

8 Shtator, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist