E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, diga më e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi

8 Maj, 2025
Në Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter
Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

Evropa kërkon nga ne që Gjergj Kastriotit, t’ ia heqim Skënderbeun, ndërsa Azia kërkon që Skënderbeut t’ ia heqim, Gjergj Kastriotin. Ne, shqiptarët që jemi edukuar në frymën, “skëndebegiane e ademjashariane” as për hir të Evropës, as për hir të Azisë nuk do ta vëmë në dilemë ADN-në tonë kombëtare, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Pa çka se do të mbesim keq për Evropën,  apo për Azinë.

Gjergj Kastrioti, i njohur ndër shqiptarë dhe kudo në botë si, Skënderbeu, ka qenë dhe po mbetet  shqiptari më i madh, më i njohur dhe me fuqinë më unifikuese  i të gjitha kohëve, gjatë tërë historisë sonë prej kohës së tij e deri sot. Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë dhe po bëhen për t’ ia ulur vlerën, për ta deformuar kohën dhe qëndresën e tij, për ta përvetësuar nga fqinjët, për ta damkosur nga një taraf shqip-shkruesish, për ta paraqitur si mbrojtës së krishterimit dhe kundërshtar të islamit, e vërteta për Gjergj Kastriotin, Skënderbeun kurrë nuk mund të zhbëhet as të përvetësohet.

Kthimi i tij në Krujë më 1443, nuk kishte të bënte me fenë, por me Atdheun e pushtuar, të cilit i doli zot si askush tjetër në Ballkan, apo në Evropën e asaj kohe që jetonte me tmerr e zi nga invadimi virulent i Perandorisë Osmane. Ai për herë të parë në historinë e principatave, e princërve shqiptarë që ia hanin kokën njëri tjetrit  duke u shërbyer herë Romës, herë  Bizantit e herë Turqisë; edhe pse me mund, arriti t’ i bashkojë dhe arriti të krijojë bërthamën e fuqishme të rezistencës, për të cilën di Turqia dhe tërë bota.

Qëndresa e tij, përballja e suksesshme kundër Perandorisë, të cilës i kishte shërbyer për shumë vite, por ajo nuk ia kishte realizuar premtimin, strategjia ushtarake e politike, vendosen bërthamën e  Arbërisë, e cila pas vdekjes së tij, më 17 janar 1468, kishte filluar të  quhej edhe Shqipëri, sepse ai kishte luftuar me flamurin që kishte shqiponjën dykrenore në mes. Prej asaj kohe fjala “shqiponjë” prodhoi emrin sinonim kombëtar, shqiptar, me të cilin ata  identifikoheshin për veten e tyre, pavarësisht se të huajt kurrë nuk e njohën as e njohin këtë emër. Ata na kanë quajtur dhe na quajnë në bazë të emrin arbër, nga qyteti Albanoi, Albanopolis, që del i shënuar edhe në hartën e Ptolomeut, qysh në shekullin e dytë.

Gjergj Kastrioti nëpër shekuj u bë burim frymëzimi i rezistencës jo vetëm për arbërit-shqiptarët por edhe për të gjithë popujt e Evropës. Nuk ka vend në Evropë ku nuk është shkruar apo nuk është përkthyer të paktën një vepër për të. Personaliteti i Skënderbeut radhitet në mesin e ushtarakëve e strategëve më të njohur të botës.

Përpjekjet për përvetësimin, apo shkarravitjen e personaliteteve historike, për lakimin e emrave të tyre sipas shijes dhe bindjes politike e ideologjike, përpjekjet për ta paraqitur Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, kryqtar, sikur bën, Vilgjil Kule, apo tregtar kuajsh e pelash sikur pretendon, gjermani sllavist, Shmidt, apo turk-vrasës, sikur etiketon ndonjë islamist frik i konvertuar, përpjekjet për ta paraqitur si mbrojtës të krishterimit, apo përpjekjet për t’ ia mohuar origjinën shqiptare, sikur bëjnë grekët e serbët, të gjitha këto tok tregojnë një të vërtetë të pa mohueshme, se Skënderbeu ishte dhe po mbetet  personalitet madhor, vështirë i kapshëm, apo i lakueshëm  për të qenë i këtillë apo i  atillë, sipas bindjeve e interesave ideologjike e fetare të individëve,  apo klaneve të caktuara.

Është vështirë të vërtetohet, duke u mbështetur në dokumente reale historike se Ai ishte kryqtar, apo mbrojtës i krishterimit, meqë nuk luftoi për ta mbrojtur varrin e Jezusit në Palestinë, as ndërmori ndonjë ekspeditë për ta rimarrë Konstandinopolisin nga turqit, as pati nevojë të shkojë e ta mbrojë Vatikanin e rrezikuar nga Mehmed Pushtuesi.

Gjergj Kastrioti  ishte dhe gjatë tërë jetës së tij mbeti,  një shqiptar, një gjeneral dhe strateg lufte, i cili mbi të gjitha e deshi Atdheun, tokat e të parëve, njerëzit e fisit, të gjuhës, të gjakut. Atdheu i lirë ishte synimi i tij jetësor, bashkimi i shqiptarëve nën këtë ide ishte jo vetëm synimi, por edhe realizimi i atij synimi për afër 25 vjet.

Si rast i tillë, unikat në historinë tonë kombëtare, ideja dhe porositë e tij u rishfaqën  në të gjitha periudhat e Lëvizjeve tona për liri, kundër të huajve  nga Lindja e Perëndimi dhe në këtë segment, Ai mbeti strumbullari i ADN-së kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje, krahine apo ideologjie.

I trajtuar nga turqit si “tradhtar”, atij iu vulos fati për të qenë i ndjekur dhe për ta zbrazur mbi të dhe luftëtarët e tij tërë zemërimin e një Perandorie shumë të fuqishme, që shtrihej gjerë e gjatë mbi tri kontinente.  I trajtuar nga Venediku dhe Vatikani si një rival, që po e rrezikonte dominimin e tyre tregtar  në Shqipëri, ai nuk e mori bekimin e Evropës për së gjalli. Vetëm pas vdekjes, pasi Sulltan Sylejmani mbante nën rrethim Vjenën, Romën, Vatikanin, Barcelonën e shumë qytete të tjera të Evropës dhe kishte pushtuar krejt Ballkanin dhe Evropën Lindore, bota e krishterë ishte kujtuar për kalorësin e famshëm, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për të cilin u shkruan sa e sa libra, drama, poezi madje edhe opera.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Emri mysliman, Skënderbe,  nuk iu hoq kurrë nga shkrimtarët evropianë, me qëllim për t’ ia kujtuar edhe 20 vitet në shërbim të Sulltanëve të Turqisë, shërbim të cilin Evropa nuk ia fali as po ia fal, sepse ajo do ta donte një Gjergj Kastriot, si Riçard Zemërluani i famshëm i kryqëzatave, që kishte vrarë e masakruar mijëra myslimanë e hebraikë, gra e fëmijë dhe që nuk ishte vrarë në luftë kundër ushtarëve të  Salaudin Ejubiut, por kishte vulosur jetën në një gjiriz ujërash të zeza, duke ikur nga Palestina. I tillë ishte Zemërluani, por kurrë nuk mund të kishte qenë si Skënderbeu. Ai nuk kishte asnjë synim ta mbronte Evropën as krishterimin, sepse në këtë ide nuk e ndihmoi as Evropa e kohës as edhe fqinjët tanë të dhunshëm, grekët e shkulur e serbët e shurrosur të kohës.

Evropës së kohës,  kur ishte e rrethuar nga të gjitha anët me çallmat e turqve, luftërat e Gjergj Kastrioti iu shërbenin për frymëzim, për t’ iu dhënë zemër princërve të shumtë, të teleisur  me tituj, dekorata e armë të praruara në ar e serm, por  që u dridhen para pashallarëve turq, përplot  500 vjet.

Skënderbeu nuk luftoi për çlirimin e Evropës, por për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve, të cilët nuk e duronin pushtimin, me të cilin aq lehtë u pajtuan sllavët e grekët, që pasi pranuan skllavërinë e përkuljen morën bekimin e Sulltanit, të cilit pastaj  i bënin temena, ia puthnin jo dorën, por këmbët e qyrkun e gjatë, i cili me siguri se duhet të ketë qenë i pastër. Ashtu më vonë bënë edhe shumë vezirë shqiptarë që luftuan për interesat e Perandorisë.

Skënderbeu qëndroi mes Azisë dhe Evropës, Ai qëndroi vertikalisht, duke i treguar botës në Lindje dhe në Perëndim se derisa nuk vdes ideali për liri, nuk vdes populli, kombi as Atdheu, pavarësisht se me çfarë force do të përballej. Ai e tregoi me vepër, e tregoi me dhjetëra beteja të fituara, në të cilat pati mbështetjen morale të Evropës e të Vatikanit, por jo të ushtarëve e princave trima të Evropës, të cilëve frika nga Turqit iu kishte hyrë në palcë të qenies së tyre. Ajo ndihmë simbolike që i dërgoi Roma, Vatikani apo Venediku, nuk është për t’ u përmendur seriozisht, as pir hir të kësaj Evropës së djeshme të Gjergj Fishtës, apo kësaj të sotmes të BE-së të Ramës e Thaçit,  sepse ishte një ndihmë po thuajse e papërfillshme.  Kjo dihet botërisht. Janë sa e sa dokumente të kohës, në gjuhën latine e turke,  që flasin për këto relacione, për këto hiq ndihma në krahasim me nevojat që Ai pati.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar dhe personaliteti më i njohur i Shqipërisë

Ata që sot marrin turrin, që për hir të integrimit në Evropë ta paraqesin  Gjergj Kastriotin si kryqtar, bëjnë përpjekje për ta kryqëzuar, për së vdekuri,  për t’ i ndarë shqiptarët në pikëpamje feje, për ta paraqitur pjesën shqiptare, islame, si turke e arabe dhe pjesën krishtere si ushtarë të Krishtit, sipas shijes së dikurshme së Papa Inoçentit, që dërgoi drejt vdekjes të tmerrshme, (në dy nga 12 kryqëzatat) 16.000 mijë fëmijë të krishterë  nga vendet e Evropës, prej moshës 12 deri në 16 vjet për ta çliruar varrin e Krishtit, “meqë ata ende nuk kishin rënë në mëkat sikur baballarët e tyre”.

Ata ishin kryqtarët dhe jo Skënderbeu. Ai nuk vrau asnjë fëmijë turk, nuk çnderoi as një femër turke, por luftoi në mbrojtje të fëmijëve, grave e burrave shqiptarë dhe i mbrojti për mrekulli, jo me lutje drejtuar Krishtit, as Muhamedit, jo me hipokrizi e tradhti sikur princat e Evropës, por me trimëri e burrëri si trimat e Arbrit. Ushtarët e tij  jo rastësisht u krahasuan me shqiponjat.

Përpjekjet për ta luhatur nga memoria dhe ndërgjegjja e formuar kombëtare, personalitetin e Skënderbeut, nuk patën as nuk do të kenë sukses. Pseudo historianët, papagajtë e politikave të ditës, mjeranët e analistët e vetëshpallur, të gjithë ata që duan të fërkohen me Skënderbeun, janë djegur dhe do të digjen, sepse dielli nuk mbulohet me shoshë, sepse nuk mund të ndërrohet historia e një kombi për hatër të një politikani të ditës, për hir të Brukselit, as për hir të Stambollit. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është trinia kombëtare shqiptare, është kulti që bashkon Komb, Fe, Gjuhë, Atdhe dhe që nuk trandet dot nga plehrat e mbetjet romane, bizantine, turke, greke, sllave, serbe, cincare, bullgare  apo evropiane.

Evropa kërkon nga ne që Gjergj Kastriotit, t’ ia heqim Skënderbeun, ndërsa Azia kërkon që Skënderbeut t’ ia heqim, Gjergj Kastriotin. Ne, shqiptarët që jemi edukuar në frymën “skëndebegiane e ademjashariane” as për hir të Evropës, as për hir të Azisë nuk do ta vëmë në dilemë ADN-në tonë kombëtare, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Pa çka se do të mbesim keq për Evropën  apo për Azinë.

Etiketa: gjergjherokastriotikombetarmbrojtishqiptaretskenderbeu
Shkrimi Mëparshëm

620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Pëllumb Xhufi: Pse nuk ia arriti të krijonte mbretërinë shqiptare

Shkrimi Vijues

Dosja origjinale e hetimit dhe dënimit të Maks Velos ekspozohet në Shtëpitë Studio Kadare-Agolli

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues
Dosja origjinale e hetimit dhe dënimit të Maks Velos ekspozohet në Shtëpitë Studio Kadare-Agolli

Dosja origjinale e hetimit dhe dënimit të Maks Velos ekspozohet në Shtëpitë Studio Kadare-Agolli

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist