E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

620-vjetori i lindjes së Skënderbeut, historiani Pëllumb Xhufi: Pse nuk ia arriti të krijonte mbretërinë shqiptare

8 Maj, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

“Skënderbeu, identiteti dhe bashkëkohësia”, ishte aktiviteti që u zhvillua në 620-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Historiani Pëllumb Xhufi, përballë të rinjve në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, foli mbi dimensionin politik dhe ndërkombëtar të veprimtarisë së Skënderbeut, duke thënë se ambicia e tij kryesore ishte krijimi i një mbretërie të pavarur shqiptare, të krahasueshme me ato të Perëndimit.

“Ambicia e Skënderbeut ishte të krijonte një shtet, një mbretëri si të gjithë mbretëritë e botës, ku ai të ishte mbretëri, po një mbretëri nuk mund të krijohet pa pasur qytetet, aq më shumë qytetet bregdetare. Skënderbeu e dinte mirë se për t’u bërë mbret duhet të merrte kurorën nga Papa. U bë një luftë e gjatë për t’i marrë Venedikut këto qytete që i kishte pushtuar. Kjo luftë nuk u fitua nga Skënderbeu, por Venediku mori ca angazhime ndaj Skënderbeut. Venediku do i jepte para dhe një stof të shtrenjtë Skënderbeut. Këto ishin detyrime mes kryezotit dhe vasalit”, tha Pëllumb Xhufi.

Edhe pse ëndrra e Skënderbeut për kurorëzimin mbret i shqiptarëve nuk u arrit, për arsye të vdekjes së Papës, ai arriti të krijonte shtetin e tij, edhe pse jo mbarëshqiptar.

“Papa vdiq pikërisht kur filloi të nisej kryqëzata dhe kjo ëndërr e tij që do të kishte efekte të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë nuk u realizua. Skënderbeu krijoi shtetin e tij, por nuk ishte shteti që ëndërronte, ku do të përfshinte gjithë trojet shqiptare. Nuk arriti të marrë qytetet kryesore që kishte uzurpuar Venediku, rreth 50 vite më parë: Shkodrën, Tivarin, Ulqinin, Durrësin. Nuk mori dot Beratin, por ndikimi i tij në Berat dhe në jug u shtri edhe përmes krushqisë që bëri me Gjergj Aranitin, që ishte njëherësh mbesë e Muzakajve, që ishin zotër në jug”, tha Xhufi.

Historiani theksoi se Skënderbeu kishte një vetëdije të thellë për rolin që luante në skenën ndërkombëtare dhe përdorte me mjeshtëri lidhjet diplomatike për të forcuar pozitën e tij politike.

“Pas dështimit të rrethimit të Krujës, Skënderbeu u bë i njohur dhe të gjithë u ofruan për ta ndihmuar. Filloi një raport i ngushtë i Skënderbeut me Perëndimin.

Ajo që ka rëndësi është se Skënderbeu ishte jashtëzakonisht i ndërgjegjshëm për rolin ndërkombëtar që kishte marrë ai dhe populli i tij”, shtoi Xhufi.

“Filmi Skënderbeu realizuar në 1952 bazohet plotësisht në dokumentacion historik e që ka konsulent shkencor Aleks Budën. Për të ka libra e dosje të tëra me dokumentacion, ku mund të përmendim dosjet e arkivit të Venecias, rreth 25 dosje ku trajtohet historia e familjes së Gjergj Kastriotit, kthimi i Skënderbeut në Shqipëri, organizimi i rezistencës antiosmane, beteja e tij kryesore dhe raportet me kancelaritë e huaja, duke filluar që nga papati”, vijoi Xhufi, ndërsa foli për perceptimin e njerëzve mbi Skënderbeun e që e cilëson real.

Historiani tregoi mes të tjerash se Skënderbeu zotëronte një italishte elegante dhe shkruante letra në këtë gjuhë, duke dëshmuar një lidhje të qëndrueshme me botën perëndimore.

Sipas Xhufit, orientimi fetar i Skënderbeut nga ortodoks në mysliman dhe më pas në katolik, ishte pjesë e një strategjie politike për të arritur qëllimin final: Krijimin e një mbretërie shqiptare përmes rezistencës ndaj Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimit me principatat europiane.

Etiketa: herokombetarmbretpellumbskenderbeuxhufi
Shkrimi Mëparshëm

Me dishepujt e Volterit: Nuk ka një librari si ajo e Lumo Skendos…

Shkrimi Vijues

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, diga më e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, diga më e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, diga më e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist