E hënë, 16 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

Eurostat: 13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

20 Shtator, 2021
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

13.5% e shqiptarëve vetë-deklaruan në vitin 2019 se ata nuk kanë mundësi që të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta.
Shifrat janë publikuar në sistemin e të dhënave të Eurostat. Pesha është rritur në krahasim me 2017-n, viti i parë që ka raportuan Eurostat për Shqipërinë, kur ky tregues ishte 12.5%. Përqindja më e lartë është në Veri, me 21.3%.

Më pas renditet Jugu i vendit me 11.6% dhe më të ulëtën e ka Qendra, me 9.3%.
Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit dhe Europës, përqindja e personave që vetë-deklarojnë se nuk kanë mundësi të kryejnë ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta, është shumë më e lartë.

Pas nesh renditet Kosova, me 8.45 (për vitin 2018), Serbia e ka këtë tregues 2.6%, Turqia 2.4%, Maqedonia e Veriut 1.6%, Mali i Zi 0.1% (për vitin 2018). Të lartë e ka këtë tregues edhe Greqia, në 7.5%, ndërsa për vendet e tjera të Europës nuk shkon më shumë se 4%. P.sh. në Itali, përqindja e personave në pamundësi për t’u ekzaminuar është 1.3%, ndërsa në Spanjë, Maltë, Suedi, Slloveni është zero.

Të tjerë tregues të Bankës Botërore, me të dhëna më të hershme, nxjerrin në pah se Shqipëria ka performancën më të keqe, pasi banorët shpenzojnë nga xhepi për shërbime shëndetësore më shumë se të gjithë (të dhënat e 2014), ndërsa shteti ka shpenzimet më të ulëta për frymë për sistemin e shëndetësisë.

Shpenzimet e drejtpërdrejta nga xhepi arrijnë 50% për shqiptarët, më të lartat në rajon dhe në krahasim me mesataren europiane, ndërsa shpenzimet publike për frymë për shëndetësinë ishin 304 dollarë, më të ulëtat në rajon dhe shumë poshtë mesatares së vendeve të BE-së.

Shqipëria renditet edhe në vendin që kishte më pak mjekë për 10 mijë banorë në Europë, edhe në vitin 2019, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara në shkurt 2021, me treguesi që është 16.5. Ndonëse me rritje, në krahasim me vitin 2016, kur ky tregues ishte 12.2, sërish Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë.

Këta faktorë ndikuan negativisht gjatë periudhës së pandemisë. Deri në fund të marsit 2021, Shqipëria renditej në vendin që kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 javë pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.

Eurostat: Pandemia nxori në pah pabarazitë

Për shtetet e Bashkimit Europian, ky treguesi i pamundësisë për mos marrjen e ekzaminimeve shëndetësore është matur edhe për vitin 2020. Sipas Eurostat, pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah pabarazitë sistemike si midis Shteteve Anëtare të BE-së ashtu edhe brenda tyre. Ndërsa disa njerëz patën fatin të vazhdonin të punonin me kohë të plotë nga shtëpia (dhe në disa raste madje ishin në gjendje të kursenin më shumë nga të ardhurat e tyre se zakonisht), punonjësit e vijës së parë dhe kryesore u përballën me rreziqe të mëdha shëndetësore.

Shumë njerëz në punësim të pasigurt ose që punojnë në sektorë/biznese të ndikuar nga bllokimet e njëpasnjëshme u përballën me të ardhura të reduktuara, punë me kohë të shkurtër (skema pushimi/pushim të përkohshëm/papunësi teknike) dhe papunësi.

Sipas Eurostat, ndikimi asimetrik i pandemisë në shumë raste ka përkeqësuar pabarazitë ekzistuese: disa grupe në shoqëri janë prekur shumë më ashpër se të tjerët, për shembull, të moshuarit, të rinjtë, prindërit e fëmijëve të vegjël (veçanërisht prindërit e vetëm), ata që marrin rroga të ulëta, gra, emigrantë ose persona me aftësi të kufizuara./Monitor/

Shkrimi Mëparshëm

Humb jetën minatori Muharrem Plaku / Prokuroria nis hetimet, shoqërohen në polici inxhinieri teknik dhe përgjegjësi i galerisë

Shkrimi Vijues

Studimi i Akademisë së Shkencave: Pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare janë imunizuar në mënyrë natyrore

Të Ngjashme

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”
Kryesore

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja
Aktualitet

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë
Aktualitet

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës
Aktualitet

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash
Aktualitet

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

“Rikthimi i Azem Galicës në Tokën e Lirisë”

16 Qershor, 2025
“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

“Fol shqip”, një apel për gjuhën në medie. Vjen për publikun në Shkodër studimi mbi përdorimin e tepërt të fjalëve të huaja

16 Qershor, 2025
Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

Një libër për kufijtë e shtetit të Kosovës, si u llogaritën sipërfaqet! Dokumentimi i hollësishëm i bisedimeve me Serbinë

16 Qershor, 2025
Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

Bekim Fehmiu kujtohet vetëm me hedhje lulesh në Lumbardh, harrohet dokumentimi i jetës

16 Qershor, 2025
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

Kalaja e Gjirokastrës, atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

13 Qershor, 2025
“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

“T’ua presim hovin armiqve”, kushtrimi i Abdyl Frashërit në Lidhjen e Prizrenit! Rruga drejt shtetit dhe republikës!

13 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist