Akademikët shqiptarë nga fusha e historiografisë, gjeografisë, gjuhësisë, filologjisë, antropologjisë, arkeologjisë, udhëpërshkruesve etj. nuk kanë dhënë një shpjegimin të qartë për “Mollën e Kuqe”.
Por përsa i takon qytetit të Nishit statistikat e historianëve shqiptarë dhe të huaj janë të shumta. Më poshtë do gjeni disa fotografi që janë një dëshmi e madhe se qyteti Nish i Serbisë qendrore para 100 viteve ka qenë i populluar kryesisht nga shqiptarët dhe Molla e Kuqe ka qenë kufiri i epërm mes dy vendeve.
Në popull kanë mbetur mbresat tragjike të ndodhive të vërteta për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua.
“Nga ai gjak i pakursyer i derdhur është ngopur toka dhe në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe, pastaj të rriten e zhvillohen pemë, që do të lulëzonin dhe hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe të gjakut. Atje në vendbanimet tona stërgjyshore në Toplicë, muhaxhirët tanë për të mbetur dhe për të mbijetuar në pasuritë e tyre të patjetërsueshme e kishin derdhur gjakun e tyre si përrua. Dhe, me tërheqjen e kufirit nga Pashallëku i Beogradit në Katund, vendbanim ky ndërmjet Nishit dhe Aleksincit, ishte ngritur Gjymrikana e Perandorisë Osmane”.
Në altarin e oborrit të karakollit të Turqisë ishte një mollë, e cila në pranverë lulëzonte dhe bënte fruta të kuqe.
“Shumë njerëz, pasardhës të muhaxhirëve tanë të dëbuar dhunshëm nga Nishi dhe Toplica, shpesh shkonin për t’i vizituar vendet e të parëve të tyre, bindeshin dhe tregonin se atje ishte një mollë shumë e vjetër dhe mollët i kishte all bojë të kuqe. Populli nga nostalgjia dhe malli i madh për ato regjione, a vende të caktuara ku është derdhur gjaku i pakursyer, i ka emërtuar ato me shprehjet e veta pikëlluese, si: «toka e kuqe», «guri i kuq i livadhit», «kroi me ujë të kuq», «varrezat e krushqve të përgjakur» etj.
Pikërisht kështu ka lindur dhe mbijetuar edhe shprehja e vërtetë dhe reale për mollën e kuqe në popull, e cila shprehje ka vazhduar edhe sot, duke u mishëruar edhe në folklorin tonë popullor, si: «Hidhet vallja, vallja me shamia, dej te Molla e Kuqe, e jona Shipnia»”.
Një nga të deshmite qe ka të bëjë me një histori mbi kufijte real te tokave shqiptare qe qojne deri ne Nish, aktualishte te okupuar eshet deir tek “Molla e Kuq” qe po e shifni ne foto . Sipas kësaj historie, emrin Molla e Kuqe e kishin dy fshatra skajorë shqiptarë, njëri në veri dhe tjetri në jug të vendit.
Fshati Molla e Kuqe në jug, i përket një zone që sot gjendet brenda kufijve administrativë të Greqisë, me emër të ndryshuar në Kalloreferis. Fshati tjetër, në skajet veriore të Shqipërisë, gjendet edhe ai jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, diku afër një vendi të njohur me emrin Novi Pazar, afër Nishit.
Nishi gjendet afër 200 km në jug të Beogradit. Ka qenë një qytet i hershëm Ilir ku kanë lindur perandorë Bizantinë si Justini i I.
Konstatimi i studiuesit Katičić se ‘…emri i lashtë i qytetit “në gjuhën greke” Ναισσός/Naissós u bë Nish nëpërmjet rregullave strikte fonetike të gjuhës shqipe, është paksa i cunguar. Nish në gegërisht (gjuha e vendasve) do të thotë njësh / i parë. Toponim i qartë shqip. Më pas emri i qytetit në atë formë (Nish) është huazuar nga kolonët sllave në shekullin e shtatë.
Po sjellim këtu edhe një citat të shkurtër por që ja vlen të mbetet në këtë temë si dokument:
Anglezi John Ross (ishte Komisioner serb në kufi ) shkruan: “Pothuajse të gjithë pjesa perëndimore e sanxhakut të Nishit ishin shqiptare myslimanë… Të gjithë ata kanë ikur në vilajetin e Kosovës, duke e lënë të gjithë vendin e tyre.
Molla e kuqe