• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Çfarë kontrabandohet më së shumti nga Serbia në Kosovë?

Vinny nga Vinny
14 Tetor, 2021
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore, Rajoni
0
0
NDARJET
31
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Disa prej mallrave që më së shumti kontrabandohen nga Serbia në Kosovë janë pijet, produktet ushqimore, aksesorë të ndryshëm dhe disa herë duhan, përcjell Insajderi.com.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilevci, tha se kontrabandistët shfrytëzojnë automjete kryesisht  të vogla për t’i kontrabanduar mallrat përmes shtigjeve malore.

Aksion i Policisë kundër kontrabandës së mallrave.

“Ka rrugë dytësore të cilat kontrabandistët e ndryshëm tentojnë t’i përdorin, por ato rrugë nuk janë rrugë ku mund të kalojnë maune të mëdha, por kalojnë, mund të themi, automjete të cilat janë shumë më të vogla dhe përmes të cilave tentojnë të kontrabandojnë në mënyrë që të shmangin pagesat dhe obligimet doganore”, thotë Stavileci për REL.

Sipas Doganës së Kosovës, pjesa në veri, konsiderohet si zona më e prekur nga kontrabandimi i mallrave.

Stavilevci tregon se Dogana së bashku me KFOR-in kanë vendosur bllokada në vendkalimet malore që janë identifikuar si vende që përdoren për kontrabandim të mallrave.

“Dogana, Policia Kufitare dhe me asistencën e KFOR-it, kemi tentuar t’i mbyllini këto rrugë që mos të jenë të qarkullueshme. Jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe pjesë të e tjera kufitare të Kosovës, ka tentativa apo përpjekje për të kontrabanduar”, shton ai.

Dogana e Kosovës herë pas herë ka sekuestruar mallra kontrabanduese në zonat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, mallra ushqimore dhe teknikë të ndryshme.

Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë thënë se po punojnë në parandalimin e kontrabandës, por ende vazhdon të jetë prezente.

“Kontrabandimi është bërë në forma të ndryshme duke nisur nga ato mjetet më primitive, përveç kafshëve e deri të pjesa tjetër (mjeteve) që kanë qenë me derivate apo të formave të veturave më të vogla. Do të thotë, të gjitha këto janë përdorur për të futur mallra të caktuara, sidomos mallra me akcizë”, thotë Rukiqi.

Produktet të cilat janë me akcizë në Kosovë janë pijet alkoolike, duhani, pijet energjike, nafta dhe produkte të tjera.

Sipas Rukiqit, çdo aktivitet ekonomik joformal dhe mospengimi i kontrabandimit të mallrave po e dëmtojnë ekonominë e Kosovës.

“Vazhdimisht është luftuar (kontrabanda e mallrave), thuhet se ka pasur rënie të dukshme te pjesa e cigareve (duhanit) apo te pjesa e derivateve, po në disa kategori tjera, sigurisht që ka vazhduar”, thotë ai.

Ndryshe, paraditen e së mërkurës, Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar një operacion kundër kontrabandimit të mallrave në disa rajone të vendit.

Operacioni është zhvilluar edhe në Mitrovicën e Veriut, ku serbët lokalë penguan zyrtarët policorë në kryerjen e këtij operacioni duke i sulmuar ata me armë zjarri, granata dore, shok bomba etj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media të mërkurën, tha se të lënduar nga ky aksion mbetën 10 zyrtarë policorë, teksa shtoi se ka dyshime që ky aksion u dekonspirua – gjë për të cilën kanë nisur hetimet./rel

Shkrimi Mëparshëm

Bullgaria, mbështetje Shqipërisë në procesit të integrimit europian

Shkrimi Vijues

Monitorime me satelitë, Rama: Vitin tjetër, “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë

Shkrimi Vijues

Monitorime me satelitë, Rama: Vitin tjetër, “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Demontimi i gjysmëhistorisë: Rishikimi kritik i tezave neo-pansllaviste të Paul Mojzes mbi Kosovën dhe Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Demontimi i gjysmëhistorisë: Rishikimi kritik i tezave neo-pansllaviste të Paul Mojzes mbi Kosovën dhe Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore

4 Maj, 2026
Katër vilajetet (Kosova, Shkodra, Manastiri, Janina), bërthama e Shqipërisë historike. Autoktonia jonë e mohuar nën dallgën e propagandës së tashme dhe të shkuar

Katër vilajetet (Kosova, Shkodra, Manastiri, Janina), bërthama e Shqipërisë historike. Autoktonia jonë e mohuar nën dallgën e propagandës së tashme dhe të shkuar

4 Maj, 2026
Përkujtohet 149-vjetori i lindjes së baronit Franz Nopcsa, themeluesit të mendimit modern albanologjik

Përkujtohet 149-vjetori i lindjes së baronit Franz Nopcsa, themeluesit të mendimit modern albanologjik

4 Maj, 2026
Punimet në kalanë e Borshit nxjerrin në dritë zbulime historike

Skulptura e Banksyt dhe realiteti politik në Kosovë

Skulptura e Banksyt dhe realiteti politik në Kosovë

2 Maj, 2026
Durrësi rihap muzetë, por “Bukuroshja e Durrësit” dhe galeria mungojnë ende

Durrësi rihap muzetë, por “Bukuroshja e Durrësit” dhe galeria mungojnë ende

2 Maj, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist