E shtunë, 2 Dhjetor, 2023
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Boiken Abazi: Dy “nonat” e informalitetit

19 Korrik, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boiken Abazi

 

Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karrocën për t’i shpëtuar konfiskimit nga Policia Bashkiake që kishte ardhur ta largonte. Pas kësaj, “Nonës” i bënë edhe një “intervistë investigative” me kamera të fshehtë ku ajo tregon se kishte fituar 150.000 Lekë (të vjetra) atë ditë nga njerëz të panjohur dhe gazetarë që i kishin bërë bashkë paret për t’ia dhënë në solidaritet, pasi kishin parë ngjarjen. Sipas “investigimit” të kamerës së fshehtë, “Nona” e moshuar nga zonat rurale, e veshur në mënyrë të thjeshtë, “ia kishte hedhur të gjithëve”, por tani u “demaskua”! Megjithatë, “Nona” nuk u pyet nga kamera e fshehtë përse ajo punon përtej moshës së pensionit. Nuk u pyet nëse merr pension apo ndihmë sociale, dhe nëse i mjafton për të mbuluar minimumin jetik. S’e pyetën si i ka hallet në shtëpi dhe si ka ndikuar pandemia në familje. Ama, u “vertetua” se ajo kishte bërë “show” dhe NUK ia kishte përmbysur karrocën policia! Qytetarët nuk kanë pse të indinjohen tani me policinë, bashkinë, qeverinë, me rendin aktual në përgjithësi, apo jo!?

Le ta zhbëjmë demagogjinë e mercenarëve mediatikë që mbrojnë këtë rend. Kur flasin për informalitetin e të varfërve në rrugët e qytetit ata përmendin pastërtinë dhe estetikën, pa folur për llumin e parasë së krimit që hidhet për ngritje kullash të neveritshme që përçudnojnë qytetin e na zënë frymën përditë. Ata mbrojnë trotuarët nga “Nona” që tregton në informalitet, por heshtin për shembjen antikushtetuese të trashëgimisë kulturore, për shkatërrimin e parqeve dhe ngulfatjen e hapësirave publike nga lejet e ndërtimit pa kriter. Ata kritikojnë konkurrencën e pandershme kur denoncojnë të mjerët që punojnë në të zezë, por s’bëzajnë kundër pushtetit dhe oligarkisë së krimbur në pare që krijon monopole dhe përvetëson pasuritë kombëtare. Ata kanë për synim të na ngulitin në kokë një mendësi binare: formalja (e pastër) kundër informales (së pistë). Duan të na hutojnë duke na përçarë më shumë, sepse mund edhe të kthjellohemi e të bëhemi bashkë për të goditur sistemin që prodhon varfërinë dhe pabarazinë strukturore si për punëtorët në informalitet ashtu edhe për ekonominë formale.

Ekonomia jonë formale e ka informalitetin brenda, por edhe e prodhon ekonominë informale. Sistemi shtetëror ekonomiko-politik është ngritur dhe mirëmbahet nga informaliteti i lidhjeve që u shërbejnë interesave të ngushta. Klikat e pushtetit politik dhe ekonomik të lidhura me njëra-tjetrën dhe me pushtetin mediatik, VKM-të dhe ligjet e porositura që kalohen për të favorizuar tajkunët në ekonomi, janë informalja në epiqendër të ekononomisë formale. Këto përbëjnë informalitetin e madh kriminal që pastrohet dhe formalizohet përmes sistemit në Shqipëri. Të ardhurat që prodhon ekonomia formale shkojnë gjithnjë e më shumë te shtresat e larta ekonomike, gjithnjë e në më pak duar, duke pamundësuar daljen nga varfëria edhe atëherë kur ekonomia e përgjithshme rritet. Për shumë punëtorë të ekonomisë formale puna është e pasigurtë, pa kontrata afatgjata, në kushte të vështira dhe shpesh me paga minimale që i mbajnë ata afër pragut të varfërisë. Reagimi spontan ndaj brutalitet dhe pabarazisë strukturore të kësaj ekonomie formale është emigracioni ose puna në ekonominë informale brenda vendit.

“Nona” 77 vjeçare është në majën e vogël të dukshme të një ajsbergu gjigand – ekonomia informale – ku qëndrojnë të zhytur shumica e njerëzve të varfër dhe një pjesë e shtresës së brishtë të mesme që punon në Shqipëri. Prej një dekade, insitucionet e shtetit nuk e masin më nivelin e varfërisë dhe pabarazisë, duke refuzuar të përllogaritin edhe minimumin jetik në Shqipëri. Formalisht, sistemi e ka pastruar Shqipërinë prej të varfërve, pabarazisë dhe nevojës për të përcaktuar një minimum jetik. Por të varfërit “çuditërisht” këmbëgulin të shfaqen nëpër rrugët e qytetit, duke u prishur qejfin dhe “shijen e hollë” atyre që i shohin nga lart me përçmim – edhe pse këta të fundit mirëmbajnë sistemin që prodhon varfërinë. Organizatat ndërkombëtare na tregojnë se nëse punon sot në Shqipëri, gjasat më të mëdha janë që punon në informalitet: mbi 56% e punëtorëve. Nëse jeton sot në Shqipëri, gjasat e mëdha janë që (mbi)jeton në varfëri: mbi 40% e popullsisë. Ky është mjerimi që ka prodhuar ekonomia formale në Shqipëri, dhe mjerimi nuk luftohet me polici.

Shumica dërrmuese e njerëzve që punojnë në informalitet ofrojnë produkte dhe shërbime të ligjshme që tregtohen në shpërputhje me rregullat dhe legjislacionin, por kjo nuk i bën ata kriminelë. Ata janë më të pa mbrojturit në këtë shoqëri. Janë kryesisht të vetëpunësuar në bujqësi, ndërtim, tregti me shumicë e pakicë … pa kontrata dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, pa kushte dinjitoze pune dhe nuk morën “paga lufte” gjatë pandemisë. Ishin në krizë edhe para pandemisë, por numri i tyre është rritur dhe gjendja u është përkeqësuar nga thellimit i krizës prej pandemisë. Duhet bërë dallim mes biznesit që punëson e shfrytëzon punëtorë pa kontrata pune dhe kryen evazion fiskal vetëm ngaqë mundet, dhe punëtorit informal që punon për të dalë nga varfëria. Shërbimet dhe mallrat në ekonominë informale ofrohen zakonisht me çmime më të lira dhe përdoren rëndom po nga shtresat më të varfëra të shoqërisë, duke bërë një lloj subvencionimi informal të minimumit jetik të të varfërve në Shqipëri.

Nuk jemi në tranzicion prej shumë vitesh. Ky është sistem dhe e ka emrin neoliberalizëm. Sistemi do vazhdojë të prodhojë sërish varfëri, pabarazi dhe informalitet, sa kohë nuk organizohemi për ta ndryshuar dhe për ta vendosur Shqipërinë në binarët e modelit ekonomik të shtetit zhvillimor. Por duhet kuptuar se neoliberalizmi ka prodhuar dy “nona” të informalitetit: “Nona” informale brenda sistemit, që qëndron e fshehur pas formalitetit të ekonomisë neoliberale; dhe “Nona” shitëse ambulante, që shohim rrugëve të qytetit. E para është krijuar nga lidhjet perverse informale të interesave të ngushta të elitave ekonomiko-politike, lidhje që ndërthurin politikën me mafjen. Ajo ka sjellë në jetë sistemin dhe ekonominë formale, kujdeset për të dhe kujdeset që të mos duket. E dyta, “Nona” 77 vjeçare që punon në informalitet, është krijuar nga brutaliteti i pabarazive strukturore të sistemit. Ato janë dy “Nona” që i kundërvihen njëra-tjetrës. E para sulmon me të gjitha institucionet e shtetit të kapur dhe mediat e pushtetit. E dyta mbrohet me ato energji që ka dhe kërkon një jetë me dinjitet. Cila “nonë” është legjitime?/Lapsi

Shkrimi Mëparshëm

Piktori dhe karikaturisti Agim Sulaj merr çmim në Portugali

Shkrimi Vijues

“Itaka ime” Çelet në Vlorë ekspozita me vizatime e fotografi nga Roland Runaj e Julian Bleta

Të Ngjashme

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur
Kultura

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’
Kultura

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”
Aktualitet

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023
Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!
Aktualitet

Pritet vendimi i Kushtetueses për Butrintin/ Studjuesi Auron Tare: Rrezikohet identiteti ynë kulturor!

29 Nëntor, 2023
Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër
Aktualitet

Arbëreshët e bashkisë së San Marzanos sjellin folklorin e rrallë në Gjirokastër

28 Nëntor, 2023
Pena e artë e Pavarësisë dhe 40 firmëtarët që ende nuk i njohim kush ishin
Kultura

Pena e artë e Pavarësisë dhe 40 firmëtarët që ende nuk i njohim kush ishin

28 Nëntor, 2023
Shkrimi Vijues

“Itaka ime” Çelet në Vlorë ekspozita me vizatime e fotografi nga Roland Runaj e Julian Bleta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

14 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Tito: Enver, Kosovën do e mbash ti si pjesë të Shqipërisë? Enveri: Do vinin në rrezik Shqipërinë, prandaj mbaje ti

26 Mars, 2021

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor 1909, u çel Normalja e Elbasanit

1 Dhjetor, 2023
Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

Në Lozanë të Zvicrës prezantohet xhubleta shqiptare

30 Nëntor, 2023
Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

Patrioti i “harruar” i Shqipnisë së pavarur

30 Nëntor, 2023
Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

Çlirimi sipas dy dëshmitarëve, i pari prift, i dyti partizan: Njëri ‘humbës’, tjetri ‘fitimtar’

30 Nëntor, 2023
“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

“Si lindi Shqipëria?” Gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor të vitit 1912

29 Nëntor, 2023
Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

Federata Botërore e Tenisit uron festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”

29 Nëntor, 2023

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist