E hënë, 22 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

16 Tetor, 2021
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë). Në krahasim me renditjen e 2018-2019, kur ishte në vendin e 71, (0.51 pikë), Shqipëria është përkeqësuar me 12 pozicione.

Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar, duke dhënë informacion origjinal që reflekton përvojën dhe perceptimin e publikut të përgjithshëm, në 139 vende. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla. Shqipëria ka pozicionimin më të keq në Europë dhe rajon, duke ia kaluar dhe Serbisë, që deri tani renditej e fundit. Në raportin e 2020-2021, Serbia u pozicionua në vendin e 81. Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 64), Bosnja është në vend të 72 (Në renditje nuk përfshihen Mali i Zi dhe Kosova). Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 105 nga 139 vendet (duke u përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme kur ishte në vend të 93 dhe më pas 103).

Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 87, Maqedonia e Veriut në vend të 72, Serbia në vend të 84. Në përgjithësi, të gjitha vendet e rajonit kanë bërë hapa pas me korrupsionin vitet e fundit. Treguesi i korrupsionit mat ryshfetin, pagesat informale, konkurrencën në kontratat e punëve publike, ryshfetin në gjyqësor dhe politikë etj. Shqipëria ka bërë një përkeqësim të dukshëm edhe në treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, ku renditet në vendin e 109, nga pozicioni i 79 në raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar krah shteteve si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj.

Shteti i dytë më afër Shqipërisë, është Maqedonia e Veriut, në vend të 92. Ky tregues mat shkallën në të cilën ata që qeverisin janë të kufizuar nga ligji. Ai mat sa i pavarur është gjyqësori, sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë ato të bëjnë kontrolle ndaj qeverisë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga kushtetuta. Korrupsioni dhe kufizimet në fuqinë e qeverisë janë dy treguesit ku Shqipëria ka renditjen më negative, në Indeksin e fundit të Zbatimit të Ligjit. Në qeverisjen e hapur, vendi është në pozicionin e 82. Më mirë është në tregun e të drejtave themelore (66), dhe të renditu dhe sigurisë (47), ndonëse me përkeqësim, nga pozicioni i 31 që ishte në 2018-2019. Për të drejtën civile jemi në vendin e 92, për drejtësinë kriminale (80) . Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2020-2021 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2) dhe Finlanda (3); një renditje që mbetet e pandryshuar. Tre të fundit janë Kongo (137), Kamboxhia (138) dhe Venezuela (139), edhe këta të pandryshuar në krahasim me renditjet e mëparshme./Monitor

Shkrimi Mëparshëm

Ambasada e SHBA në Kosovë mbështet thirrjen për largim të UNMIK-ut

Shkrimi Vijues

Satelitënë orbitë? Astrofizikania e habitur nga planet e Ramës: Fantashkencë!

Të Ngjashme

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë
Aktualitet

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash
Aktualitet

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”
Aktualitet

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit
Aktualitet

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Punimet në Parkun e Finiqit/ Studiuesit: Po vihet në rrezik trashëgimia
Aktualitet

Punimet në Parkun e Finiqit/ Studiuesit: Po vihet në rrezik trashëgimia

17 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Satelitënë orbitë? Astrofizikania e habitur nga planet e Ramës: Fantashkencë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Bajronizmi arbëresh

Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

19 Dhjetor, 2025
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist