E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

E ardhmja e opozitës dhe fati i berishizmit

8 Tetor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

NGA ERGYS MËRTIRI

Pavarësisht shkaqeve që e ndezën fitilin, përplasja Basha-Berisha nuk është thjesht një ndeshje midis dy personash dhe ndjekësve të tyre. Ajo është mbi të gjitha një betejë midis dy PD-ve që reflektojnë mendësi të ndryshme të të bërit politikë. Në thelb, Berisha dhe Basha janë vetëm subjekte, rreth të cilëve grupohen individë me projeksione të ndryshme mbi të ardhmen e opozitës. Nga njëra anë kemi një PD radikale, berishiste, e cila kërkon një opozitë konfliktuale, revanshiste që këmbëngul me kokëfortësi në qëndrimet e saj, pa pranuar asnjë kompromis me realitetin.

Ajo i kundërvihet mjedisit përreth me një gjuhë agresive, linçuese, demaskuese, mbështetur mbi teori konspirative, e prirur të zgjerojë rrethin e armiqve ndërsa mban shtrënguar radhët e përkrahësve. E fiksuar mbi kauza dhe vokacione periferike, pa interes për një publik jopartiak, ajo priret drejt fondamentalizmit, tek i cili strehohet për të bindur veten se është në rrugë të drejtë, në kushtet kur nuk gjen përkrahje të gjerë shoqërore. Nga ana tjetër kemi një PD që kërkon një politikë normale, institucionale e racionale, ku opozita nuk projektohet si rezistencë luftarake, por si alternativë për pushtet. Kjo frymë kërkon që PD-ja të zgjerohet drejt një spektri më të gjerë të shoqërisë në mënyrë që të mund të krijojë një maxhorancë.

PD-ja e parë është apolitike, revolucionare, irracionale, romantike, joshëse, por edhe arkaike, hermetike e utopiste. E dyta është politike, racionale, prozaike dhe e mërzitshme për ata që pasionin politik e vendosin mbi arsyen, por e vetmja mënyrë për të shkuar tek njerëzit, për t’u hapur ndaj shoqërisë së gjerë e për t’u adaptuar me evoluimin e përditshëm të realitetit politik.

ANKTHI DHE TRAGJIZMI POLITIK

Përplasja është e ashpër sepse PD-ja e së shkuarës e kupton që tashmë luhet tragjikisht akti i fundit i ekzistencës së saj. Shumë njerëz, përfshi këtu edhe militantë të thjeshtë që e kanë ushqyer prej dekadash këtë parti me aksion politik, e kuptojnë se nuk është thjesht Berisha që po largohet, është berishizmi që po shkon bashkë me të, madje, këtij të fundit, i ka kaluar koha edhe më shumë sesa vetë Berishës. E ndërsa kohët ndryshojnë, fati i një rryme politike që mbetet në stanjacion, kapur prej dekadash pas së njëjtës fabul, do të jetë doemos tragjik. Jo më kot, me apo pa vetëdije, gjuha politike e përkrahësve të z. Berisha vërtitet rreth termave të tillë si, “identiteti i partisë”, “historia e saj”, “pabesia e kryetarit” etj. Ata reflektojnë ankthin për humbjen e trashëgimisë së PD-së, çfarë më saktë ka të bëjë më shumë me fatin dhe të ardhmen e tyre në politikë.

Thellë-thellë më shumë sesa të fitojnë përballë Ramës, ata duan të mbijetojnë brenda anijes, duke mos pranuar t’ia dorëzojnë timonin askujt. Ndër të tjera, si çdo frymë politike radikale, berishizmi e ka të vështirë të bashkëndajë jetën politike me të tjerë që nuk mendojnë si ata. Kjo e bën të pamundur bashkëjetesën brenda opozitës dhe e shtyn atë drejt një divorci të pashmangshëm. Në 8 vjet opozitë u pa që kjo politikë e dubluar midis dy linjave nuk mund të funksionojë. PD-së i është dashur të merret më shumë me konfliktet e brendshme, sesa me luftën ndaj qeverisë, çfarë i ka kushtuar asaj jo vetëm paaftësi për t’u rinovuar e transformuar, por edhe paqartësi në vendimet strategjike, gjë që ka çuar në dyzime të vazhdueshme të aksionit opozitar. Sot, aq më tepër pas vendosjes përballë një kushtëzimi ndërkombëtar që rrezikon ta shpjerë atë drejt izolimit, kjo martesë ka marrë fund dhe dikush duhet patjetër të largohet.

DIVORCI I PASHMANGSHËM

Ky divorc duhet të ish kryer më herët dhe zvarritja e tij i ka kushtuar shumë së djathtës. Berishizmi ka marrë goditje vdekjeprurëse që në vitin 2013, kur PD-ja humbi zgjedhjet me një rezultat tronditës, duke lëshuar edhe bastionet e saj si Shkodra dhe Kavaja. Ky do të duhet të ishte fundi logjik i tij, pa pasur nevojë t’ia shtojë agoninë vetes. Çdo forcë politike normale do ta kalonte këtë moment nëpërmjet një procesi të thellë reflektimi dhe transformimi, duke ofruar një politikë të re, me një fabul të re dhe njerëz të rinj. Por kjo nuk ndodhi. Njerëzit që bashkëndanë ezaurimin e qeverisjes nuk bashkëndanë edhe përgjegjësinë për gjendjen ku e zhytën të djathtën. Në vend të reflektimit dhe reformimit, PD-ja u kthye në një arenë konflikti, me aktorë të konsumuar që nuk lëshonin pe, për të mbetur në funksione drejtuese, me një ish-kryetar që dublonte rolin e kryetarit, ndërkohë që fryma e vjetër mbeti e angazhuar për rezistencë duke penguar e stigmatizuar çdo përpjekje për ndryshim. Siç edhe është logjike të ndodhë, organizatat politike në kushte të tilla shkasin drejt radikalizmit.

Ai mbetet e vetmja rrugë për të amortizuar përçarjen duke mbajtur gjallë një martesë jofunksionale, koston e së cilës opozita po e paguan shtrenjtë. Një organizatë që nuk dëshiron të ndryshojë e ka të pamundur të bëhet konkurruese. Duke u vënë në vështirësi për t’iu përgjigjur realitetit ajo zhytet në frustracion. Humbjet lëndojnë sedrën dhe krenarinë e anëtarëve, gjë që i shtyn drejt thellimit të radikalizmit si dhe kërkimit të fajtorëve apo armiqve të brendshëm. Ata nuk duan më zgjidhje të arsyeshme, nuk pranojnë kompromis ndaj rrethanave, ndërsa refuzojnë zgjerimin, hapjen, adaptimin me shtresat e gjera të shoqërisë, pa të cilat nuk mund të bëhen dot maxhorancë.

Ky konflikt duhej të ish konsumuar pa pritur ndërhyrjen amerikane. Kjo nuk ka ndodhur për shkak se koniunktura e brendshme në parti e kish kalcifikuar sistemin e influencave duke sjellë një situatë pa zgjidhje. Vetëm një ndërhyrje nga jashtë mund të provokonte një reaksion të tillë, i cili tashmë ka hapur shanset për ridimensionimin e projektit opozitar. Pavarësisht breshërive të akuzave dhe kërcënimeve agresive nga një minorancë e zhurmshme që kërkon të rezistojë me çdo kusht, ky moment do të kapërcehet për t’i dhënë mundësi opozitës të rikrijojë vetveten me një imazh të ri, një narrativë të re, një projekt të ri politik si dhe një normalizim të aksionit opozitar. Gjithçka varet nga sa ajo do të dijë ta shfrytëzojë këtë rast.

Shkrimi Mëparshëm

Krizën e paguajmë me lekë gjaku. Paratë tona merrjani atyre që i kanë vjedhur!

Shkrimi Vijues

DASH dërgon në Kongresin amerikan listën e personave të korruptuar, mes tyre familja Berisha

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

DASH dërgon në Kongresin amerikan listën e personave të korruptuar, mes tyre familja Berisha

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist