E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

Edith Harxhi: Po sfidoj garën e pabarabartë dhe Lulzim Bashën

27 Maj, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Edith Harxhi, kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se “Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqje të parevokueshme” sepse, sipas saj, “pas 4 humbjesh radhazi, një lider nuk mund të rikonfirmohet”.

“Zoti Basha duhej të dorëhiqej edhe për faktin se ka propaganduar kudo se do të kufizojë mandatin e kryeministrit në dy mandate, ndërsa në partinë e tij nuk e bën këtë. Nuk jep shembull dhe nuk ka përgjegjësi morale. Kjo garë është e pabarabartë, por unë jam futur për të bërë një sfidë morale, për të treguar se ka njerëz që e sfidojnë sistemin e kalbur dhe të kapur”, tha Harxhi.

“Unë sfidoj vështirësinë dhe Lulzim Bashën, i kërkoj që të dalë në debat publik me mua. Sepse opozita duhet të jetë e fortë që të rrëzohet qeveria “Rama”. Unë po bëj një garë reale, ndryshe nga zoti Basha. Kam mbështetje të madhe, në takimet që kam me demokratët, të cilët janë të zhgënjyer nga ajo që po ndodh. Ky është fundi i tranzicionit për PD-në dhe Shqipërinë”, shtoi Harxhi.

Në Facebook, Harxhi ka prezantuar edhe programin e saj politik.

Postimi i plotë i Edith Harxhit:

Sot po prezantoj programin tim politik si Kandidate për Kryetare e Partisë Demokratike. Ky program është përgatitur me dëshirën më të mirë për të reformuar Partinë Demokratike, për ta ringritur atë dhe për ta bërë fituese në një kohë sa më ta shkrurtër. Besoj se ky është programi më ambicioz dhe i djathtë që është paraqitur deri më sot nga një kandidat për Kryetar të një partie politike në Shqipëri. Ky program është një projekt i ri mbi parimet dhe vlerat e ’90-ës dhe shënon nisjen e një dekade të re në politikën Shqiptare. Bazat e këtij programi janë: ideologjike, statutore- strukturore dhe politike. Partia jonë ka nevojë për një transformim të thellë. Sot kemi mundësinë që, njësoj si në vitin 1990, 1992 dhe 2005, të ngrihemi në lartësinë që kërkojnë qytetarët shqiptarë dhe sfidat e mëdha të së ardhmes së kombit tonë, në çdo trevë shqiptari. Partia Demokratike, duke adresuar problemet ideologjike dhe strukturore që ka, shumë shpejt do të rikthehet në forcë qeverisëse e vetme. Për të arritur këtë duhet patjetër që:
Partia Demokratike t’iu kthehet anëtarëve të saj dhe t’i shërbejë interesit qytetar;
Të vendosen debati dhe konkurrenca e lirë brenda Partisë;
T’i jepet fund emërimeve nga ana e Kryetarit apo Kryesisë së Partisë;
Të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.
Të ndodhë bashkimi i Partisë rreth vlerave dhe parimeve të djathta dhe rikthimi i çdo personalitetit e kontribuesi, që prej themelimit të Partisë dhe atyre që e konsiderojnë Partinë Demokratike shtëpinë e tyre. Kështu do të arrijmë një ringritje, bashkim dhe forcim të së djathtës shqiptare;
Te pranohen të rinjtë shqiptarë dhe kontributi, idetë dhe vizioni i tyre të jenë pjesë e programit qeverisës. Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas duhet të ketë të drejta si gjithë anëtarësia e Partisë dhe anëtarët e FRDP-sëdhe LDGSH-së të jenë anëtarë partie. Në kohën e inteligjencës artificiale, idetë e reja dhe vizioni për të ardhmen duhet të jenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.
Partia të ketë një Akademi Politike funksionale, e cila do të trajnojë brezin e ri të politikanëve të djathtë.Duke ringritur Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare, ne do të arrijmë të krijojmë besimin e duhur te qytetarët shqiptarë dhe me votë do të rikthehemi shumë shpejt në forcë qeverisëse.
Ndryshimi fillon nga shtëpia jonë. Ky program është i ndarë në disa kapituj:
1. Ndryshimet e propozuara statutore dhe organizative
2. Shtyllat ideologjike dhe programore të Partisë Demokratike. Shtresa e mesme, të shkolluarit, rinia dhe diaspora, si pjesë e pandashme e Partisë Demokratike
3. Të përndjekurit politikë dhe pronarët e ligjshëm, si shtyllat bazë të Partisë Demokratike dhe antikomunizmi si parim themelor
4. Patriotizmi, çështja kombëtare dhe përkatësia euroatlantike
5. Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
6. Ekonomia e tregut dhe vendosja e kapitalizmit në vend
7. Ringrihemi së bashku për të shpëtuar Shqipërinë – Për një PD dhe të djathtë antikomuniste, euro-atlantike, patriotike e demokratike. Ne do të vijmë në pushtet me një program qeverisës të denjë për të djathtën, shtyllat kryesore të të cilit do jenë:
liria e individit,
antikomunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm,
çështja kombëtare dhe interesi kombëtar,
lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar,
listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë,
rinia shqiptare dhe punësimi i tyre,
prodhimi dhe jo vetëm konsumi bujqësor dhe industrial, si dhe mbrojtja e prodhimit shqiptar përballë importit,
ngritja e turizmit, bujqësisë dhe energjetikës mbi baza të një konsensusi kombëtar dhe jo vetëm mbi nivele tarifore.

Zotimi im, nëpërmjet shtyllave të paraqitura më lart, është pikërisht ky: Një Parti Demokratike ideologjikisht e qartë, e fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë.Duke qënë se është e pamundur të publikoj si një të tërë këtë program, publikimin e tij të plotë do ta bëjë në këtë rrjet me pjesë dhe me anë të një linku duke nisur nga data 27 maj 2021.

Ju falenderoj Edit Harxhi

Shkrimi Mëparshëm

A u tërhoq Kurti nga nisma kryesore? Deklarata e ministres Hajdari mbi ‘Reciprocitetin’ shkakton debate

Shkrimi Vijues

Çështja Shqiptare në Kongresin Amerikan. / Usa Albanian Society jep kontributin e saj për kongresmenin Ritchie Torres

Të Ngjashme

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh
Aktualitet

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

14 Tetor, 2025
14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar
Aktualitet

14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar

13 Tetor, 2025
Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb
Kryesore

Kosova 1389: E vërteta e harruar pas mitit serb

11 Tetor, 2025
Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë
Aktualitet

Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë

11 Tetor, 2025
Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm
Aktualitet

Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm

11 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Çështja Shqiptare në Kongresin Amerikan. / Usa Albanian Society jep kontributin e saj për kongresmenin Ritchie Torres

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist