• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

S’mund të përthyhet vetëdija! Si u përpoq Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), të shpëtonte ekonomikisht Shqipërinë

Vinny nga Vinny
25 Maj, 2021
Në Ekonomia, Kryesore, Kultura, Pikepamje
0
0
NDARJET
156
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Mitrush Kuteli dijetari hero!

 

Në nëntor të vitit 1944, Dhimitër Paskon (Mitrush Kutelin) e kërkuan në Berat, ku sapo ishte formuar Qeveria Demokratike e Shqipërisë e kryesuar nga gjeneral – kolonel, Enver Hoxha, ku punoi pranë Ministrisë së Financave. Personeli i kësaj ministrie në atë kohë përbëhej prej tre vetash: ministrit Ramadan Çitaku, sekretarit të Përgjithshëm, Qirjako Harito dhe këshilltarit për çështjet financiare e monetare, Dhimitër Pasko.

 

Më 27 nëntor u kthye në Tiranë dhe vazhdoi të punojë pranë asaj ministrie për hartimin e projekteve të para të ligjeve financiare, pra, të tatimeve të luftës dhe të shtetëzimit të Bankës. Pas hapjes së Bankës së Shtetit, u emërua drejtor në Drejtorinë Qendrore të saj dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Administrativ. Si drejtor Dhimitër Pasko dha idenë, organizoi dhe mori pjesë në operacionet e para financiare: vulosjen e monedhës së vjetër, emetimin e çeqeve – monedhë për nevojat e para financiare etj. Kartëmonedhat me firmën e tij ndodhen në Muzeun Historik Kombëtar.

 S’mund të përthyhet vetëdija!

Në muajin gusht të vitit 1946 dha dorëheqjen, pasi nuk pranoi parifikimin e monedhës shqiptare me monedhën jugosllave. Nën influencën e jugosllavëve dhe të politikës radikale, që u ndoq pas çlirimit, klani projugosllav i asaj kohe e arrestojnë në muajin maj të vitit 1947 dhe e dënojnë me pesë vjet heqje lirie. Ai u dërgua në kampin e Vloçishtit, bashkë me të burgosurit e tjerë që punonin për të tharë kënetën e Maliqit. U lirua nga burgu në prill të vitit 1949.

 

 11 – 20 korrik 1947: Prezantohet monedha e re “LEK”

Më 7 korrik 1947, dekretohet ligji nr. 445 mbi këmbimin e monedhës. Me një urdhëresë të veçantë, brenda 10 ditëve, në datat 11-20 korrik 1947, duhet të këmbeheshin pa kufizim, të gjitha kartëmonedhat e emetuara nga Banka e Shtetit Shqiptar me prerje 5, 20, 100 dhe 500 franga, si dhe disa monedha të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipnis, që kishin mbetur ende në qarkullim.

Banka e Shtetit Shqiptar do të emetonte monedhën e re “LEK”, duke prerë monedhat e reja me vlerë nominale ½ lekë, 1 lek, 2 lekë e 5 lekë, si dhe kartëmonedhat e reja 10 lekë, 50 lekë, 100 lekë, 500 lekë dhe 1000 lekë. E njohur si reforma e dytë monetare, kursi i këmbimit do të ishte në raport 1 frang baras me 9 lekë. Në këtë raport u vlerësuan edhe çmimet e mallrave, shërbimet publike e private, qiratë, pagat e punës, debi-kreditë, të ardhurat e shpenzimet, tatimet e taksat.

 

Parifikimi (barazvlerësimi) i monedhës shqiptare me monedhën jugosllave

 

Një seri marrëveshjesh nuk shkuan sipas parashikimit. Së bashku me moslëvrimin nga ana e Jugosllavisë, të kredisë dhe të mosdërgimit të mallrave të parashikuara, si dhe të çuarjes në Jugosllavi të asaj sasie të pakët malli që kish tregu shqiptar, ato krijuan vështirësi serioze në treg. Në banka u grumbulluan sasi të mëdha dinarësh, vlefta e lekut u ul dhe vendi u zhyt në një inflacion të madh, me ndikime të ndjeshme në mbulimin e fuqisë blerëse. Për kapërcimin e tyre, shteti monist u mbështet në rezervat materiale e financiare që dispononte vendi dhe në kryerjen e reformave fiskale, monetare, si dhe të reformave të tjera. Të ardhurat nga tatimi i jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës për vitet 1945- 1946, përbënin mbi 50% të të ardhurave të buxhetit të shtetit. Nga ana tjetër, vulosja (syrsharzhimi) e monedhës, mbylli shtigjet për depërtimin nga jashtë të kartëmonedhave që kishin marrë me vete të arratisurit politikë dhe pakësoi qarkullimin monetar me rreth 20%. Ndërsa reforma monetare, duke këmbyer monedhat e vjetra me ato të rejat, në raportin 5 me 1 dhe deri në 5000 franga shqiptare për çdo familje, i krijoi mundësi shtetit të tërheqë nga duart e borgjezisë një pjesë të mirë të parasë dhe të sigurojë një pakësim të kartëmonedhave në qarkullim, në masën 8 herë.

Mund të thuhet se Shqipëria u zbraz! Sakaq i vetmi person që e parashikoi dhe kundërshtoi këtë gjëmë ekonomike, Dhimitër Pasko, që nga viti 1949, i mbiquajtur Mitrush Kuteli, nuk u angazhua më me ekonomi, por u mor shumë pak me letërsi dhe më shumë punoi si përkthyes pranë Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Zëmra e tij pushoi së rrahuri nga një infarkt, më 4 maj të vitit 1967.

 

Përgatiti: Elis Buba

Ref:

Politika Monetare në Shqipëri

 

 Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli),”Ditari i një ekonomisti”, Tiranë, 2012 Haxhi Shkoza

Shkrimi Mëparshëm

S’përmbahet Agron Tufa, s’lë gjë pa i thënë dhe zbulon identitetin e vërtetë të Spartak Brahos

Shkrimi Vijues

“…kur më shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur…” Sot, 175 vjetori i lindjes së Naim Frashërit

Shkrimi Vijues

"...kur më shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur..." Sot, 175 vjetori i lindjes së Naim Frashërit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

4 Mars, 2026
“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

4 Mars, 2026
Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

Transformimi i Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim i ri në zemër të Tiranës

4 Mars, 2026
“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

“Artistja e Popullit” Violeta Manushi përkujtohet në 100-vjetorin e lindjes

4 Mars, 2026
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.