Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mori pjesë në aktivitetin dyditor me temë “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të trashëgimisë kulturore”, organizuar në kuadër të projektit për forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit npo ë zbatimin e ligjit.
Aktiviteti bëri bashkë profesionistë të trashëgimisë kulturore dhe institucione të zbatimit të ligjit, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të paligjshëm të objekteve me vlerë historike e kulturore.
Si institucioni përgjegjës për kontrollin e lëvizjes së mallrave në kufi, Administrata Doganore luan një rol kyç në identifikimin dhe ndalimin e tentativave për nxjerrjen e paligjshme të objekteve të trashëgimisë kulturore nga Shqipëria.
Sipas DPD-së, mbrojtja e trashëgimisë kulturore është mbrojtje e identitetit dhe historisë sonë kombëtare.

















