• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

Vinny nga Vinny
16 Tetor, 2025
Në Kultura, Pikepamje
0
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
0
NDARJET
21
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në veprën e tij madhore “Scanderbeg: A History of George Castriota and the Albanian Resistance to Ottoman Expansion in the Fifteenth Century”, historiani Dr. A. K. Brackob e rishikon qëndresën shqiptare ndaj Perandorisë Osmane përmes një këndvështrimi që shkon përtej religjionit apo ambicieve personale. Sipas tij, motivet që shtynë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun drejt rebelimit nuk ishin fetare, as të natyrës së përfitimit material, por burojnë nga një ndjenjë e thellë bashkimi kulturor, lirie dhe dashurie për atdheun – vlera që sot njihen si përbërës të hershëm të ndërgjegjes kombëtare.

Dr. Brackob thekson se lëvizja e Skënderbeut nuk ishte një kryqëzatë, siç është paraqitur shpesh nga kronikanët evropianë të kohës, dhe as një akt oportunizmi. Ajo ishte, përkundrazi, një shprehje e vetëdijes etnike dhe kulturore që bashkonte shqiptarët e besimeve të ndryshme në një qëllim të vetëm: mbrojtjen e tokës dhe mënyrës së tyre të jetesës. “As kryqi, as gjysmëhëna nuk mund të zëvendësonin këtë frymë etnike,” shkruan ai, duke nënvizuar se besnikëria e shqiptarëve nuk lidhej me fenë, por me atdheun.

Kjo qasje gjen mbështetje edhe tek vëzhgimet e udhëtarit anglez John Cam Hobhouse, i cili në fillim të shekullit XIX shkruante se shqiptarët “frymëzohen nga një ndjenjë e fortë pavarësie dhe dashurie për vendin e tyre, e pranishme në të gjithë popullin.” Ky përshkrim, sipas Brackob, dëshmon vazhdimësinë e një ethosi të veçantë shqiptar – të ndërtuar mbi gjuhën, zakonet dhe besnikërinë ndaj truallit – i cili kishte qenë shtysa e vërtetë e kryengritjes së Skënderbeut.

Ndryshe nga narrativat tradicionale perëndimore, që konfliktin e vendosin në korniza fetare apo feudale, Dr. Brackob e sheh Skënderbeun në një kontekst më të gjerë historik, si pjesë e përpjekjeve të popujve për të ruajtur autonominë e tyre kulturore përballë pushteteve përthithëse perandorake. Në këtë kuptim, ai e paraqet Skënderbeun si një paralajmërues të patriotizmit modern, një udhëheqës tek i cili përpunohet ndjenja e përbashkësisë kombëtare – një ide që në Evropë do të merrte trajta të plota vetëm disa shekuj më vonë.

Qasje të ngjashme ndeshen edhe tek autorë si Fan Noli, në veprën “Historia e Skënderbeut, Kryezotit të Arbërisë (1405-1468) -1947, ku Skënderbeu përshkruhet si “mishërimi i një ndërgjegjeje kombëtare të parakohshme”, apo Franz Babinger, i cili e cilëson atë “një kampion të pavarësisë më shumë se të fesë”. Po kështu, C. E. Bosworth dhe Edwin Jacques theksojnë se udhëheqja e tij i kapërceu kufijtë fetarë, duke bashkuar një popull të përcaktuar nga gjuha dhe territori, jo nga besimi.

Në të njëjtën frymë, Schmitt – “Skanderbeg: Der neue Alexander auf dem Balkan” thekson se raporti i Skënderbeut me sulltanët Murad II dhe Mehmed II mbetet kompleks dhe i paqartë, por motivet e tij të thella lidhen me nderin dhe hakmarrjen, më shumë sesa me ideologjinë apo përkatësinë fetare. Kjo e bën kryengritjen shqiptare një përjashtim të rrallë në Ballkan, ku konfliktet shpesh mbështeteshin mbi boshtin fetar.

Të dy studiuesit arrijnë në një përfundim të përbashkët: Skënderbeu ishte udhëheqës që mishëronte frymën e traditës dhe dinjitetit shqiptar, një figurë që parapriu konceptet e vonshme të nacionalizmit dhe patriotizmit modern. Kryengritja e tij, ndonëse e lindur nga realitetet feudale të shekullit XV, shënoi lindjen e një vetëdije etnike dhe morale, që mbeti gjallë ndër shekuj në kujtesën historike të popullit shqiptar.

Në këtë kuptim, qëndrimi i tij ndaj Perandorisë Osmane nuk ishte një përplasje thjesht politike, por një përpjekje për të ruajtur identitetin, nderin dhe zakonet shqiptare – themele që përbëjnë edhe sot kodin kulturor të kombit.
Ashtu siç e përmbyll Brackob: “Lufta e Skënderbeut nuk ishte vetëm për mbijetesë, por për dinjitetin e një populli që refuzoi të nënshtrohej.”

Dr. A. K. Brackob e paraqet Skënderbeun jo thjesht si një figurë ushtarake, por si simbolin e gjallë të identitetit shqiptar, i cili parapriu konceptin e nacionalizmit. Kryengritja e tij, në këtë dritë, nuk është vetëm një faqe heroike e historisë, por një nga shembujt më të hershëm të rezistencës së ushqyer nga parimet që sot njohim si patriotizëm./Përgatiti Elis Buba/ usalbanianmediagroup.com

“Scanderbeg: A History of George Castriota and the Albanian Resistance to Ottoman Expansion in the Fifteenth Century”, historiani Dr. A. K. Brackob

Schmitt – “Skanderbeg: Der neue Alexander auf dem Balkan”
Etiketa: Brackobfetarekryengritjamotivetpatriotikeskenderbeut
Shkrimi Mëparshëm

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

Shkrimi Vijues

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Shkrimi Vijues
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

12 Mars, 2026
Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

11 Mars, 2026
Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

11 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist