E premte, 24 Maj, 2024
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Vjen në Tiranë, por saktësisht ku pritet të mbahet “Sunny Hill” dhe sa pritet të jenë përfitimet

Të martën (14 qershor) u bë e ditur se “Sunny Hill” do të zhvendoset nga Prishtinë në Tiranë për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin në vend për dhënien e pronës në Bërnicë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë dhënë së fundmi për Top Channel tha që Tirana do të përfitojë deri në 50 milionë euro në ditë nga “Sunny Hill”.

“Tirana prodhon zyrtarisht 20 milionë euro ekonomi në ditë dhe kur ka ndeshje si UEFA kjo dyfishohet, ne presim që ato 20 milionë euro që ekonomia e Tiranës i gjeneron në një ditë normale, t’i dyfishojë ato ditë, kështu që unë parashikoj që ne do të kemi një injeksion ekonomik, kur mendoj vaktet, hotelet, taksitë, sigurimi, higjinenën, kateringun, pra është një zinxhir ekonomik që punon, patjetër rreth 40-50 milionë euro shtesë në Tiranë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës më tej ka zbuluar edhe lokacionin se ku do të mbahet festivali, që duket të jetë Parku i Liqenit.

“E kemi marrë vendimin final, do të jetë hapësira e Liqenit, fushat përreth Liqenit të Tiranës. Do të jenë tri skena të ndryshme. Një skenë le të themi skena qendrore, që do të jetë një paradite dhe skena vonë në mëngjes. Kështu që do të duhet që të gjithë të bashkëpunojmë, na duhet pak punë logjistike. Është çështje fokusi, disipline, aftësi menaxheriale për të organizuar grupe të mëdha”, vazhdon ai.

Menjëherë pas vendimit për zhvendosjen në Tiranë, pati reagime të shumta e pakënaqësi nga një pjesë e figurave publike në Kosovë, ndonëse krerët në Shqipëri u gëzuan që edicioni i tretë i “Sunny Hill” do të ketë lokacion të ri, Tiranën.

Festivali duhet theksuar që do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Të Ngjashme

Shkrimi Vijues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Add New Playlist