E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Tani s’mund të ndërtohet në truallin e Tearit, pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese

29 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për mbrotjen e Teatrit ka lëshuar një deklaratë duke kujtuar ngjarjen më të rëndë që shënoi ky vit, ikjen fizike të godinës së teatrit, pas tre vitesh rezistencë e protestë nga aktivistët për të bllokuar vendimin arbitrar të shembjes. Para kësaj presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk e pati dekretuar vendimin e ligjit special “fusha”, me argumentin e shkeljes së kushtetueses, ndërkohë që ky instrument i drejtësisë mungonte në vend. Tani që Gjykata ka ekipin e saj, edhe pse jo të plotë, Aleanca thotë se është numri i duhur për t’u marrë vendimi për çështjen e Teatrit Kombëtar, të cilët do të kërkojnë të drejtën për të ndaluar çdo lloj çdo lloj veprimtarie në truallin e Teatrit.

“Që prej verës së vitit 2018 kur në parlament duhej të kalonte ligji special Fusha që shkelte Kushtetutën e vendit dhe MSA, Teatri Kombëtar u braktis nga adimistrata e tij, për t’i hapur rrugën shembjes. Pas një viti përpjekjesh të përditshme për ta demaksuar këtë përpjekje tinzare të qeverisë dhe veglave të tij me fakte dhe argumenta që nuk u morën kurrë parasysh, më 24 korrik 2019 ne “pushtuam” një objekt të braktisur të targetuar për t’u shembur dhe jo një institucion. Këtë të drejtë na e njeh kushtetuta në lidhje me trashëgiminë.

E morëm në mbrojtje si e vetmja formë e mundshme mbas refuzimit të kërkesës drejtuar Ministrisë së Kulturës për “shpalljen monument kulture” të godinës së Teatrit Kombëtar, pasi ndërthurëm me fakte trashëgiminë, vlerën arkitektonike e historike të saj.

Por ndodhi paradoksi, nëse institucionet shqiptare nuk arritën të kuptonin vlerën e godinës së Teatrit Kombëtar, atë e bëri organizata europiane e Trashëgimisë në Europë, Europa Nostra, kur në  24 mars 2020 e shpalli si një nga 7 vendodhjet më të rrezikuara në Europë,  e shpalli godinën e Teatrit Kombëtar,  vlerë të trashëgimisë europiane.

Thirrjes së tyre për dialog apo dhe komisionit europian të kulturës , qeveria iu përgjigj me forcën e rruspave natën e 17 majit duke e shembur Teatrin në kohë pandemie dhe me njerëz brenda. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ishte faktori kryesor që çoi në shembjen e objektit të Teatrit Kombëtar.”, thuhet në deklaratë. Më tej Aleanca ndan faktin se “Kthimi dhe mos dekretimi nga ana e Presidentit e ligjit special “Fusha”ku ka argumentuar shkeljet kushtetuese pritet të gjykohen në këtë institucion në momentin që vihet në funksion. I plotë ose jo ekipi tashmë prej gjashtë gjyqtarësh nga nëntë për të marrë vendim në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, ne na lind e drejta ta kërkojmë atë, për sa kohë e kemi kundërshtuar me fakte ligjin special. Pa u shprehur vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me të, ne kemi plotësisht të drejtë të kërkojmë ndalimin e çdo lloj veprimtarie në truallin e Teatrit. Për më tepër që VKM e transferimit te pronës nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës, është çuar nga Presidenti  në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e saj.  Nëse  Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale dhe do ta kthente VKM, ajo nuk do lejonte ligjërisht marjen e VKB për prishjen e Teatrit.”. Aktvistët janë të mendimit se është lënë qëllimisht jashtë funksionit ky institucion i drejtësisë duke u shprehur se “Mbase jo rastësisht Gjyakata Kushtetuese mbeti jo funksionale për një kohë kaq të gjatë. Në korrik të këtij viti 3 kandidatura u tërhoqën nga prej saj dhe 6 të tjera u skualifikuan nga KED. Mungesa e saj ishte në dobi të një pushteti që merrte vendime arbitrare që grabiste gjithçka, pa i hyrë gjëmb në këmbë. Kujt, përveç se këtij Kryeministri duke parë vendimet abuzive të pushtetit të tij, i shërbente mungesa e saj?

Pavarsisht se qeveria dhe Bashkia kanë deklaruar se janë tërhequr nga ligji special,  ai  është ende në fuqi dhe shfuqizohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë Presidenti në argumentat dhe shkeljet ligjore ka përfshirë jo vetëm ligjin special, por dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në lidhje me trashëgiminë apo dhe kalimin e pronës në mënyrë të paligjshme nga pushteti qëndror në atë vendor.”

Shfuqizimi i ligjit special nga Gjykata Kushtetuese, do të ishte një hap i parë i artikulimit juridik, që shëmbja e Teatrit Kombëtar ishte e padrejtë. “Ky veprim natyrshëm, na jep ne dhe gjithë atyre që e mbrojtën në vite, të drejtën legjitime të  këmbëngulim në kërkesat tona në SPAK, për hetimin e plotë të çështjes, nxjerjen e fajtorëve para ligjit dhe rikthimin e këtij monumenti të rëndësishëm të Trashëgimisë, Kulturës dhe Qëndresës Qytetare aty ku ishte dhe siç ishte. Nisur nga deklaratat e ambasadorit të delegacionit europian dhe ambasadores amerikane në lidhje me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese tashmë, ne jemi në pritje të qëndrimit e tyre të qartë në lidhje me çështjen tonë. Për vetë investimin e madh që kanë bërë në vite pjesa më e shëndoshë e shoqërisë shqiptare. Pas shëmbjes së Teatrit Kombëtar delegacioni europian në Tiranë në një deklaratë të tij, e cilësoi të nxituar këtë veprim të qeverisë shqiptare, që sipas tyre nuk mund të ndodhte pa konsumuar më parë dialogun me ata që e mbronin. Shfuqizimi i ligjit special, por edhe reagimi i Komisioneres së të drejtave të njeriut në Strasburg në lidhje me shkeljen e tyre në Shqipëri, siç e tregoi edhe rasti i Teatrit, duhet t’i vërë para përgjegjësisë që të kërkojnë të njejtat standarte nga qeveria shqiptare si ato që zbatojnë në vendet e tyre, në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar ku reflektohen qartë të gjitha problemet e qeverisjes së vendit.”. Gjithashtu aktivistët e Teatrit kanë kujtuar edhe artikulimet e ambasadores amerikane, që sipas tyre, “mbase vendimi i shfuqizimit të këtij ligji do ta ndërgjegjësojë të kuptojë atë që realisht ka ndodhur më çështjen e Teatrit Kombëtar dhe mbase do të ketë rastin të na vërtetojë që përveç stabilokracisë politike të vendit, është e interesuar edhe për demokracinë shqiptare si përfaqsuese e fuqisë më të madhe demokratike në botë.

Me apo pa ta, drejtësia shqiptare ka shansin e artë të vërtetojë sidomos për rastin e Teatrit ku u mbrojt jo vetëm Trashëgimia, Kultura dhe prona publike por edhe përpjekja e madhe për denoncimin e një prej çështjeve më korruptive, se e do mbaravajtjen e Demokracisë në vend.

Ne jemi të bindur se herët a vonë e drejta do të triumfojë”.

Shkrimi Mëparshëm

Kultura jomateriale e Arbëreshëve të Italisë propozohet për në UNESCO

Shkrimi Vijues

Debati për detin / “Furtunë” në Tiranë, “stuhi” pakënaqësishë në Athinë. Ish-ministri Kotzias: Tre gabimet e Mitsotakis

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Debati për detin / “Furtunë” në Tiranë, "stuhi" pakënaqësishë në Athinë. Ish-ministri Kotzias: Tre gabimet e Mitsotakis

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist