E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Kultura jomateriale e Arbëreshëve të Italisë propozohet për në UNESCO

29 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë iu transmetua Komitetit Kombëtar Italian të UNESCO‑s propozimi i kandidaturës së riteve arbëreshe të pranverës, titulluar “Moti i Madh”, me kërkesën për t’u regjistruar si pasuri kulturore jomateriale e Njerëzimit.

Komunikata:

Në emër të Fondacionit universitar “Francesco Solano” që ka bashkërenduar këtë nismë dhe që kam nderin të drejtoj, u shpreh falënderimin tim të sinqertë të gjitha grupeve praktikuese të traditave rituale arbëreshe për bashkëpunimin që na siguruan me aq bujari gjatë kësaj kohe të kushtëzuar nga pandemia. Letrat e aderimit plot dyzet përbëjnë jo vetëm një ndihmesë të çmuar që i shtohet punës përgatitore tekniko-shkencore për hartimin e projektit, por edhe një nxitje të mëtejshme për gjithë praktikën procedurale.

Mbi bazën e veprimtarisë së përbashkët kërkimore dhe sensibilizuese që kanë kryer gjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit mbi këtë temë katedrat albanologjike të universiteteve të Kalabrisë dhe të Palermos, Fondacioni ynë ka bashkërenduar, mes vështirësive të shkaktuara nga pandemia aktuale, një veprimtari të gjatë kërkimore në terren me synimin për të identifikuar, përshkruar dhe rindërtuar rrjetin e traditave rituale që përfaqëson visarin e përbashkët kulturor të Arbërisë dhe që, paçka se i lënë në harresë nga institucionet, është ruajtur vetëm falë angazhimit të drejtpërdrejtë dhe vendosmërisë së grupeve praktikuese aktive në gjirin e komuniteteve arbëreshe.

Një falënderim të veçantë i drejtoj grupit të specialistëve të formuar nga studiues të albanologjisë, të antropologjisë, të etnomuzikologjisë dhe të historisë së kulturave që punojnë pranë universiteteve të Kalabrisë, të Palermos, të Salentos, të Venecias dhe të Milanos, përveçse nga ekspertë juristë dhe informatikanë, të cilët në frymën e vullnetarizmit të vërtetë kanë punuar pa u kursyer gjatë këtyre muajve të vështirë për të hartuar një propozim sa më funksional të kësaj kandidature. Me mua kanë bashkëpunuar: Matteo Mandalà, Nicola Scaldaferri, Monica Genesin, Eugenio Imbriani, Giuseppina Turano, Giovanni Macrì dhe Battista Sposato. Në komitetin shkencor të projektit janë përfshirë edhe specialistë të tjerë, italianë dhe shqiptarë, çka konfirmon edhe më tej vlerën e madhe shkencore që ngërthejnë veçoritë kulturore arbëreshe për rindërtimin e bazës së lashtë kulturore të përbashkët të Europës sonë.

Së bashku me gjuhën dhe letërsinë e pasur të arbëreshëve të Italisë, Vallet e Pashkëve, kremtimi i të vdekurve në traditën fetare lindore, praktikat sugjestive ceremoniale që lidhen me ritet e dasmave, por edhe këngët popullore arbëreshe qofshin laike apo fetare (sidomos kalimerat) sikurse edhe prodhimet tipike të artizanatit dhe kostumet e pasura femërore arbëreshe, prodhimet e endjes në avlëmend apo prodhimet ushqimore, qofshin ushqime rituale apo tradicionale, të gjitha këto janë disa nga shprehjet kulturore dhe rituale që bëjnë pjesë në propozimin e kandidaturës së kulturës jomateriale arbëreshe, e cila gjatë këtyre muajve të fundit është bërë objekt i vëmendjes dhe interesit të veçantë nga ana e Zv-Ministres së Pasurive dhe Veprimtarive Kulturore të Qeverisë italiane, me origjinë arbëreshe, dr. Anna Laura Orrico.

Nuk mund të mos përmend këtu mbështetjen që i dha propozimit tonë FAI Fondi për Ambientin Italian – organizmi më përfaqësues që vepron në Itali në nivel kombëtar në suazën e kulturës dhe mjedisit, çka u kurorëzua me nënshkrimin e një protokolli mirëkuptimi mes FAI dhe Fondacionit tonë për të bashkëpunuar në këtë nismë për regjistrimin e riteve, të dokeve dhe këngëve popullore të MOTIT TË MADH në listën e praktikave të frytshme për shpëtimin e trashëgimisë kulturore jomateriale, sipas konvencionit Unesco 2003.

Në kuadrin e përgjithshëm të marrëdhënieve institucionale ndërkombëtare theksojmë veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e vazhdueshme që na siguroi Ministrja e Shqipërisë, Elva Margariti, dhe Zv Ministrja Meri Kumbe, të cilat i falënderojmë përzemërsisht.

Last but not least, kujtojmë këtu me kënaqësi të madhe se shumë shoqata dhe fondacione prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare kanë shprehur interes për propozimin tonë dhe se këto kontakte të para na bëjnë të shpresojmë për bashkëpunime edhe më të frytshme në të ardhmen./shqiptarja

Shkrimi Mëparshëm

Ofertë nga Rusia: Gati t’ju sjellim në Shqipëri vaksinën tonë anti-covid, Sputnik V

Shkrimi Vijues

Tani s’mund të ndërtohet në truallin e Tearit, pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese

Të Ngjashme

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’
Kryesore

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës
Kryesore

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës
Kryesore

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX
Kryesore

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire
Aktualitet

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë
Aktualitet

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025
Shkrimi Vijues

Tani s’mund të ndërtohet në truallin e Tearit, pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

‘Sa shumë djelmët i paska pasë ky Stalini në këtë dhenë tonë’

13 Maj, 2025
Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

Shkodra Elektronike, mrekullia e shpirtit krijues shqiptar që ndriçon në Eurovision 2025, në Bazel të Zvicrës

13 Maj, 2025
Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

Fjalët e fundit dhe kafeja e djegur e Faik Konicës

13 Maj, 2025
Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

Edward Lear, britaniku që ilustroi territoret shqiptare të shekullit XIX

13 Maj, 2025
“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë artefakti i çmuar arkeologjik i periudhës ilire

9 Maj, 2025
Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

Xhamia e Plumbit në Shkodër ringjallet si monument unik në botë

9 Maj, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist