Një fotografi bardhezi është realizuar në vitin 1966. Subjekt është Skënderbeu i përjetësuar në skulpturë. Aty është mjeshtri i skulpturës shqiptare, Odhise Paskali, teksa i jep jep dorën e fundit monumentit.
Portreti më i hershëm i Skënderbeut supozohet se është bërë sipas një skice të piktorit venecian Xhentile Benini, ku Skënderbeu paraqitet i moshuar, e që ndoshta ka pozuar gjatë udhëtimit të tij të fundit në Itali në vitin 1466.
Ndërsa, e para skulpturë me imazhin e tij ishte ajo skulptorit dhe poetit Murat Toptani (1917). Më pas, bustet për këtë hero u përhapën në shumë qytete të Shqipërisë dhe botës.
Monumentin e Skënderbeut në Tiranë e realizuan Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço.
Monumenti i Heroit Kombëtar, aktualisht ndodhet në vendin e tij historik, në Sheshin me emrin e kryezotit të Shqiptarisë, Skënderbej, ama rrethimi që i kanë bërë me godina të larta e ka lënë në hije madhështinë e tij.