E martë, 10 Dhjetor, 2024
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Shqiptarët e ikur nga Kosova, “emigrantë jugosllavë” për regjimin enverist

Nga: Kastriot Dervishi

Në praktikat e letrave të shqiptarëve të Kosovës të emigruar në Shqipëri, drejtuar Komitetit Qendror, vërehet një racizëm dhe antikosovarizëm nga udhëheqja e Partisë së Punës. Gjuha e përdorur ndaj tyre është fyese. Në të gjitha rastet, ata përgjithësohen duke u quajtur “emigrantë jugosllavë”. Në asnjë rast nuk shihet të përdoret një gjuhë dashamirëse, qoftë edhe formaliste.

Osman Murati, ardhur në vitin 1957, banues në Elbasan, pjesëtar i një familjeje me 6 veta, në një letër për Enver Hoxhën, protokolluar më 2.1.1960, kërkonte të ndërtonte një kasolle. Pasi cilësohej “emigrant jugosllav”, nuk iu miratua leja as për kasolle.

***

Në vitet 1944-1948 ngaqë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk kishte kufi, praktikisht nuk kemi dukuri arratisjeje. Pas vitit 1948, kohës kur Jugosllavia u dënua me qëndrimet e saj nga Stalini, kemi dy dukurive: arratisjet nga Shqipëria në Jugosllavi dhe nga Jugosllavia në Shqipëri. Grupi kryesor i të arratisurve nga Jugosllavia në Shqipëri përbëhej nga shqiptarët e Kosovës. Në udhëzimet e Këshillit të Ministrave, ndër ta edhe ai nr.10, datë 24.12.1953 i “Mbi trajtimin ekonomik të emigrantëve”, theksohej se konsideroheshin të huaj ata që ishin “të ndjekur për shkak të aktivitetit  të tyre në favor të demokracisë, të luftës nacionalçlirimtare dhe të të drejtave të popullit punëtor”. Kësaj kategorie u jepej strehim. Nuk kishte rëndësi kombësia. Vihej re përcaktimi i “persekutimit të vazhdueshëm” nga qeveritë “monarko-fashiste greke” dhe “titiste jugosllave”. Në këtë çështje mungonte tërësisht ndonjë element kombëtar. Regjimi komunist i trajtoi shqiptarët e Kosovës me përbuzje dhe denigrim të vazhdueshëm. I sistemoi (kryesisht) në dy vende (Çerma është e mëvonshme) që mund të quhen kampet e para të përqendrimit. Këto ishin:

– Kampi “Lufta e Vlorës”, Llakatund. Filloi në qershor 1950. Fillimisht kishte 50 të internuar dhe 20 të burgosur. Në fund të vitit 1953 aty janë vendosur “emigrantët jugosllavë”, përfshi këtu në pjesën më të madhe shqiptarët nga Kosova. Kjo vinte në bazë të udhëzimit të nr.10, datë 24.12.1953 të Kryeministrisë, gjë që solli grumbullimin në këtë kamp të 207 emigrantëve, prej të cilëve 108 ishin të aftë për punë. Ferma vijojë të ekzistojë edhe kur nuk kishte më kosovarë.

– Kampi i fermës “Çlirimi” Seman Fier. Filloi në qershor 1950 me rreth 50 veta. Personat e mbyllur në këtë kamp merreshin me punë të detyruar në bujqësi. “Çlirimi” ishte një shkallë më poshtëruese se ferma e Llakatundit.

Të Ngjashme

Shkrimi Vijues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Add New Playlist