• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

Shqipëria rekord për numrin e kafeneve. Qindra mln € shpenzime në bare

Vinny nga Vinny
23 Mars, 2021
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
0
0
NDARJET
55
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të veçantë. Të gjithë rendin ose drejt dyqaneve të tregtisë apo shërbimeve dhe mbi të gjitha pas bareve apo restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), të cilat përbëjnë rreth 15.4% të subjekteve private në Shqipëri.

Pesha që zënë baret e restorantet ndaj totalit të bizneseve, në Shqipëri është më e larta në Europë, sipas të dhënave të tjera nga Eurostat dhe institutet statistikore të rajonit, të përpunuara nga Monitor.

Në Bashkimin Europian (me 27 shtete), vetëm 7% e bizneseve janë në sektorin e shërbimit ushqimor dhe të pijeve (bare e restorante). Rekordin në BE e mban Kroacia, me 11.7%.

Shqiptarët rezultojnë që e pëlqejnë të shpenzojnë kohë në kafe më shumë se pjesa më e madhe e vendeve europiane, teksa në vend të tretë renditet Kosova, me 11.2% të subjekteve që e ofrojnë shërbimin ushqimor dhe të pijeve.

Më pak renditen shtete që e kanë të lidhur ekonominë me aktivitetin e turizmit, si Mali i Zi (11%), Qipro (10.8%), Spanja (10.6%), Greqia (10%).

Në rajon, më pak të dhënë pas kafeve janë serbët, ku vetëm 4% e subjekteve i përkasin aktivitetit të shërbimit ushqimor dhe pije. Të dhënat e Institutit statistikor të Serbisë bëjnë të ditur se në Serbi ka më pak se 4 mijë bare e restorante, ose 4 herë më pak se në Shqipëri, ndonëse popullsia e saj është 2.5 herë më e lartë se e Shqipërisë.

Në fund të listës renditen shtete si Polonia, Norvegjia, Letonia, Lituania, me më pak se 3% të bizneseve të tyre që e ushtrojnë aktivitetin në bare e restorante. (shih grafikun Bizneset e bareve e restoranteve/totalit subjekteve).

150 euro/frymë, shpenzimet për bare e restorante arritën rekord në 2019-n

Në vitin 2019, të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i restoranteve u rrit me 26%, duke arritur në rreth 4 mijë, ndërsa ai i bareve u tkurr me 18.7%. (shih grafikun: Numri i bareve e restoranteve, Shqipëri).

Ndonëse në total, numri i bareve e restoranteve në vend ra me 10.7%, të ardhurat e tyre, apo shpenzimet e shqiptarëve, arritën një nivel rekord në 2019-n prej 51.8 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro, ose 150 euro/frymë. Sipas INSTAT, në krahasim me 5 apo 6 vjet më parë, shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar (shih grafikun Më shumë kafe e dreka/Shpenzimet e shqiptarëve për bare e restorante).

Në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona në 2019-n, sipas INSTAT, me rënie prej 4% me bazë vjetore. Norma mesatare e fitimit për këtë aktivitet është rreth 11.2%. megjithatë vlerësohet që sektori ka informalitet të lartë.

Në 2020-n sektori i bareve e restoranteve ka pësuar goditje të madhe, fillimisht për shkak të karantinës disa mujore në pjesën e parë të vitit dhe më pas nga kufizimet në oraret e mbrëmjes. Statistikat afatshkurtra të INSTAT tregojnë se Indeksi i volumit, i Bar-Restorante, shënoi një rënie të fortë prej 55% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, ndërsa në të tretin dhe të katërtin, tkurrja ishte përkatësisht 25% dhe 19%./Monitor.

Shkrimi Mëparshëm

Hoti i dorëzon detyrën Kryeministrit të ri, Albin Kurtit

Shkrimi Vijues

Vizita e Ramës në Francë / Baton Haxhiu zbulon prapaskenat

Shkrimi Vijues

Vizita e Ramës në Francë / Baton Haxhiu zbulon prapaskenat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Arbitrariteti i Lozanës 1923, paradoksi identitar i refugjatëve sipas Renée Hirschon;  Kolonizimi i Maqedonisë me “turko-grek” dhe spastrimi etnik i Çamërisë

Arbitrariteti i Lozanës 1923, paradoksi identitar i refugjatëve sipas Renée Hirschon;  Kolonizimi i Maqedonisë me “turko-grek” dhe spastrimi etnik i Çamërisë

20 Maj, 2026
Gjukanoviq zbulon planin tronditës serb: “27 vajza po përgatiteshin për ta destabilizuar Kosovën dhe komprometuar KFOR-in”

Gjukanoviq zbulon planin tronditës serb: “27 vajza po përgatiteshin për ta destabilizuar Kosovën dhe komprometuar KFOR-in”

20 Maj, 2026
Në një kohë kur Shqipëria përpiqej të bëhej shtet, Lasgushi përpiqej ta bënte shpirt

Në një kohë kur Shqipëria përpiqej të bëhej shtet, Lasgushi përpiqej ta bënte shpirt

20 Maj, 2026
“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian

Origjina e Spartanëve dhe lidhja Ilire: Çfarë zbuloi historiani i shquar Paul Cartledge

Origjina e Spartanëve dhe lidhja Ilire: Çfarë zbuloi historiani i shquar Paul Cartledge

19 Maj, 2026
Masakra e Dubravës: Krimi që ende pret drejtësi (foto të rënda)

Masakra e Dubravës: Krimi që ende pret drejtësi (foto të rënda)

19 Maj, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist