E premte, 13 Qershor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Shqipëria nyja e re e konfliktit NATO-Rusi. Ja si shprehen mediat ndërkombëtare

Mediat e huaja shkruajnë për pozicionin e ri të shqiptarëve dhe mesazhet e forta të SHBA për Moskën

15 Maj, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria mund të jetë nyja e re e konfliktit NATO-Rusi. Kështu të paktën pretendojnë mediat ndërkombëtare dhe sidomos ato italiane. Në vendin tonë ka nisur një stërvitje e ushtrisë amerikane dhe të NATO-s, ndërkohë po ashtu shumë shpejt do të kemi bazën e avionëve në Kuçovë. Mediat ruse, mediat greke dhe ato italiane kanë shkruar disa artikuj ditët e fundit. Ato që janë pak më të ashpra janë mediat italiane. Portali “lantidiplomatico.it”, ka bërë një artikull të gjatë mbi prezencën e NATO-s dhe SHBA në Shqipëri, ku shkon deri aty sa shprehet se vendi ynë mund të jetë një nyje e re tensioni NATO-Rusi, teksa ka marrë si shembull Ukrainën. Në artikull thuhet se SHBA po përdor Shqipërinë për t’i dërguar mesazh Moskës. “Forcat e NATO-s filluan stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri në një moment kur marrëdhëniet me shtetin rus janë të tensionuara. Anija e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, me mundësi rifurnizimi me karburant, mbërriti në portin e Durrësit, në veriperëndim të Shqipërisë, si pjesë e Operacionit “Defender Europe 21”, i cili gjithashtu do të zhvillohet në vendet e tjera të Detit të Zi me partnerë të NATO, nën komandën ushtarake të Shteteve të Bashkuara. “Është një kënaqësi të shoh anijen “Bob Hope” të zbarkojë në portin e Durrësit”, tha ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke theksuar se me ardhjen e anijes do të demonstrohet aftësia e Shteteve të Bashkuara për të qenë një partner strategjik për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi. Anija e lartpërmendur është e ngarkuar me 800 pajisje që do të përdoren gjatë stërvitjeve ushtarake që do të zgjasin deri në mes të qershorit”, thekson artikulli.

Mesazhi ndaj Rusisë

Më tej theksohet se prezenca ushtarake kaq e lartë e NATO dhe e amerikanëve në Shqipëri nuk është gjë tjetër veçse një mesazh për rusët. “Prania e fortë e Aleancës Atlantike në Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi mund të çojë në një skenar të ri të përshkallëzimit të tensioneve me Rusinë, diçka e ngjashme me atë që është parë në javët e fundit në krahun perëndimor të Federatës Ruse, pikërisht në kufirin rus me Ukrainën. Specifikisht, 10,000 trupa dhe pajisje ushtarake ruse të vendosura në Gadishullin e Krimesë u tërhoqën në bazat e tyre të përhershme si një masë e marrë nga shteti rus në përpjekje për të ulur tensionet kufitare me Ukrainën. Trupat e së cilës së bashku me ato të Perëndimit të udhëhequr nga SHBA dhe aleatët, ishin zhvendosur nën kujdesin e forcave të NATO-s, në kufijtë lindorë të territorit ukrainas në mars. Disa lëvizje ushtarake konsiderohen nga Moska si të papranueshme, pasi ato konsiderohen masa provokuese nga vendet perëndimore që thjesht synojnë të minojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal pranë kufijve europianë të Rusisë”, thekson artikulli.

Mediat e tjera

Teksa kanë folur për nisjen e punës në bazën ajrore të Kuçovës, mediat e rajonit shkruajnë se NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjung, rindërtimi i bazës së vjetër ushtarake në Shqipëri tashmë ka nisur. Mediat e rajonit kanë publikuar edhe foto që tregojnë se avionët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë të vendosur rrëzë një mali që kufizohet me bazën dhe se baza ajrore ndodhet 64 kilometra në jug të Tiranës. Media greke shkruajnë se, pas Kosovës me bazën e Bondsteel edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron “tokë dhe ujë” në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sisteme të armëve”, shkruan Pentapostagma. Sipas saj, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bllokojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të forcuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave.

Shkrimi Mëparshëm

Schmitt: Historianët e lindur në 1950 duhet të shesin banane! Replikon historiani Pëllumb Xhufi

Shkrimi Vijues

“Gjëmon të kapë ndonjë post” Drejtori i Arkivave sulmon Pëllumb Xhufin: Mori titullin profesor me vendim qeverie

Të Ngjashme

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb
Kryesore

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare
Kryesore

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë
Aktualitet

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”
Aktualitet

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar
Kryesore

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

10 Qershor, 2025
Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi
Aktualitet

Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

10 Qershor, 2025
Shkrimi Vijues

"Gjëmon të kapë ndonjë post" Drejtori i Arkivave sulmon Pëllumb Xhufin: Mori titullin profesor me vendim qeverie

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

Qershori i 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

12 Qershor, 2025
Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

Gegë Marubi, i pashmangshmi i fotografisë shqiptare

12 Qershor, 2025
Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

Restaurohet xhamia e Allajbegisë, monument kulture i kategorisë së parë

12 Qershor, 2025
Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

Ekspozitë “Nëna Terezë – shenjtore shqiptare nga Shkupi, shenjtore e botës”

12 Qershor, 2025
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, rruga drejt shtetit dhe identitetit kombëtar

10 Qershor, 2025
Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

Kujtojmë me nderim dhe mall 99-vjetorin e lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar, Tonin Harapi

10 Qershor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist