• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Bota

Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Rama dhe Xhaçka nisen drejt New York-ut

Vinny nga Vinny
30 Maj, 2022
Në Bota, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
34
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pritet t’i kalojë Shqipërisë për një muaj, nga data 1 qershor deri në 1 korrik.

Në marrjen e drejtimit të Këshillit të Sigurimit në New York do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët janë nisur sot.

Kujtojmë se, në 11 qershor 2021 Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat 2-vjeçar.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

AXHENDA: 

– Debat i hapur drejtuar nga MEPJ Olta Xhaçka, mbi tematikën Gratë, Paqja dhe Siguria, me nëntemë “Roli i organizatave rajonale për zbatimin e GPS në situata trazirash politike dhe marrje pushteti me dhunë” (15 Qershor);

– Sesion informimi, drejtuar nga MEPJ Olta Xhaçka, mbi bashkëpunimin mes OKB dhe organizatave rajonale, ku do të ftohet Bashkimi Europian (16 qershor);

– Debat i hapur mbi Metodat e Punës të Këshillit të Sigurimit, drejtuar nga Ambasadori i RSH në OKB, NY (28 qershor).

Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshill.

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë presidencën pak muaj përpara përfundimit të mandatit, në tetor 2023. Programi i punës i kësaj presidence ndërlidh më së miri përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit me zhvillimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, sic është lufta në Ukrainë.

Gjatë qëndrimit në Nju York KM dhe MEPJ do të priten në takime nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres si dhe nga ambasadorja e SHBA pranë OKB-së, Linda Thomas-Greenfield, takim ky në kuadër të bashkëpenësisë që Shqipëria dhe SHBA kanë lidhur me Ukrainën. Gjatë muajit maj presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte SHBA.

E martë, 31 maj

10.05 – Takim me z. Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Pjesëmarres:

Z. Edi Rama, Kryeministër

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

10.45 – Takim me znj. Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA-së pranë OKB-së

Pjesëmarres:

Z. Edi Rama, Kryeministër

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

E enjte, 2 qershor

09.45 – Deklaratë për shtyp e KM (Vendi: Hapësira mediatike e Këshillit të Sigurimit, Selia e OKB)

10.00 – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Vendi: UN Headquarters)

Shqipëria kryeson presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor

Fjalë e Kryeministrit

Etiketa: okbpresidenceramashqiperiaxhacka
Shkrimi Mëparshëm

Koncesioni i Butrintit/ Aktivisti, Tepelena: E kaluan ligjin si skutha, qeveria ka frikë, djalli fshihet në detaje

Shkrimi Vijues

Kim: ShBA dhe Shqipëria po dokumentojnë krimet në Ukrainë

Shkrimi Vijues

Kim: ShBA dhe Shqipëria po dokumentojnë krimet në Ukrainë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
19 vite pa kolosin e skenës dhe ekranit, aktorin Kadri Roshi

19 vite pa kolosin e skenës dhe ekranit, aktorin Kadri Roshi

7 Shkurt, 2026
Prezantohet “Nuse”, filmi dokumentar mbi gratë e Zadrimës

Prezantohet “Nuse”, filmi dokumentar mbi gratë e Zadrimës

7 Shkurt, 2026
Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

7 Shkurt, 2026
Dr.Panagiotes Potagos: Gjeniu me origjinë shqiptare, mjeshtri i eksplorimit dhe vizioni i tij mbi vazhdimësinë Pellasgo-Shqiptare

Kujtesa dardane/ Në Lisbonë, aty kur historia flet përmes Ambasadës së Kosovës

Kujtesa dardane/ Në Lisbonë, aty kur historia flet përmes Ambasadës së Kosovës

6 Shkurt, 2026
“Ali Pashë Tepelena në artin botëror” si portret midis mistikes dhe fakteve

“Ali Pashë Tepelena në artin botëror” si portret midis mistikes dhe fakteve

6 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist