• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkrim i revistës franceze LE POINT për librin e ri të Lea Ypi

Vinny nga Vinny
6 Janar, 2026
Në Aktualitet, Kultura
0
Shkrim i revistës franceze LE POINT për librin e ri të Lea Ypi
0
NDARJET
15
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

* Revista franceze LE POINT, artikull për librin e ri të LEA YPI

David Goodhart e cilëson si një personalitet që bën pjesë ndër intelektualët më të rëndësishëm në botë. Ajo jep mësim teori politike në prestigjiozen London School of Economics dhe ka marrë Çmimin e Ekselencës në Shkencat Politike nga British Academy. Duke nisur nga 12 shkurti, ajo do të mbajë në Paris karrigen vjetore të Collège de France, me titull “Shpikja e Evropës nga gjuhët dhe kulturat”, pas filozofit Peter Sloterdijk dhe dramaturgut Wajdi Mouawad.

Është rasti për të folur për historinë e ndërlikuar të një kontinenti, me të cilin libri i saj është i lidhur ngushtë, qoftë edhe vetëm përmes rrugëtimit të vetë gjyshes së saj. E lindur në Selanik (sot Thessaloniki) në vitin 1918, e rritur në Konstandinopojë dhe e vendosur në Shqipëri në moshën 18-vjeçare, Leman Ypi u rrit në kultin e Iluminizmit, një filozofi “e transmetuar nga një elitë osmane që aspironte modernitetin, dëshironte ta transformonte perandorinë dhe frymëzohej nga Revolucioni Francez”, tregon Lea Ypi. “Ky universalizëm i ndriçuar ma ka transmetuar gjyshja ime, ashtu si edhe frëngjishten e saj, të ushqyer nga Madame de Staël, të cilën ajo e fliste me theks. Vendosja e njerëzores në qendër të shqetësimeve dhe bindja se këto vlera, ashtu si edhe morali, janë universale – këto më janë mësuar që në moshë shumë të re.”

Jo fort idealiste për Evropën, Lea Ypi nuk ngurron të thotë se projekti evropian “duhet rishikuar”. “Fryma e Iluminizmit, ajo që më frymëzon mua, është tradhtuar shpesh gjatë historisë nga vetë shtetet evropiane. Prandaj Iluminizmi duhet mbrojtur pavarësisht shteteve evropiane, e jo sepse ai ka qenë projekti mbi të cilin u themeluan këto shtete.” Teza e madhe e Lea Ypit është ajo e “socializmit moral”, koncept që do të jetë në qendër të leksionit të saj inaugurues më 12 shkurt. “E kuptoj këtë në kundërshtim me socializmin imoral të shekullit XX, dështimi themelor i të cilit buronte nga paaftësia për të respektuar lirinë e mendimit, të lëvizjes, të shoqërimit…”

Atij që çuditet se historia e saj personale nuk e ka “vaksinuar” kundër vetë termit socializëm, ajo i përgjigjet: “Gjyshi im, që ishte një socialdemokrat i vërtetë, u dërgua në burg nga komunistët dhe, kur doli prej andej, sigurisht që nuk ishte komunist, por kjo nuk do të thoshte se ishte bërë kapitalist. Fakti që komunizmi ishte i keq nuk e kishte bërë automatikisht kapitalizmin të mirë në sytë e tij.” Dhe shton: “Jam tepër liberale për ata që përfaqësojnë ortodoksinë marksiste dhe tepër socialiste nga këndvështrimi i ortodoksisë liberale”, duke i kthyer bashkëbiseduesit te dy etër të Evropës, antifashistët italianë Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi, autorë të manifestit Për një Evropë të lirë dhe të bashkuar, pararendës i idesë së federalizmit evropian. “Ata ishin robër lufte nën Musolinin, në kampin e Ventotenes, dhe pikërisht aty e shkruan këtë tekst themelor. Ishin post-nacionalistë dhe post-kapitalistë; ishte një projekt federal socialist me një mënyrë tjetër të të menduarit për institucionet dhe një raport tjetër ndaj pronësisë.” Manifesti i Ventotenes daton në vitin 1941, i njëjti vit kur gjyshja e saj, nga ana tjetër e politikës, bënte ski në shpatet e Dolomiteve, në kulmin e fashizmit triumfues.

“Indinjiteti”. Një jetë e rishpikur, nga Lea Ypi, përkthyer nga anglishtja nga Emmanuelle dhe Philippe Aronson (Calmann-Lévy, 400 faqe, 23,90 €). /mapo/

Etiketa: indinjitetile pointlea ypishkrimshkrimtareshqiptare
Shkrimi Mëparshëm

Gjuha shqipe si “fosile e gjallë” e pellazgjishtes: Trashëgimia intelektuale e Lambros Koutsonikasit

Shkrimi Vijues

“Lahuta e Malcis”, 35 vjet nga rikthimi i epopesë së ndaluar që sfidoi diktaturën

Shkrimi Vijues
“Lahuta e Malcis”, 35 vjet nga rikthimi i epopesë së ndaluar që sfidoi diktaturën

“Lahuta e Malcis”, 35 vjet nga rikthimi i epopesë së ndaluar që sfidoi diktaturën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

22 Prill, 2026
Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

22 Prill, 2026
Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

22 Prill, 2026
Halil Patrona: Shqiptari që tronditi Portën e Lartë. Nga marinar i thjeshtë, në kryezoti i Kostandinopojës

Pa Ilirët nuk ka histori: Nga Enea te Graecus – Rrënjët e harruara të qytetërimit europian

Pa Ilirët nuk ka histori: Nga Enea te Graecus – Rrënjët e harruara të qytetërimit europian

22 Prill, 2026
Jovan Cvijić: Rrënjët e Ballkanit, autoktonia e shqiptarëve, grekëve dhe arumunëve

Jovan Cvijić: Rrënjët e Ballkanit, autoktonia e shqiptarëve, grekëve dhe arumunëve

21 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist